Kuvend, zhbllokohet Vettingu
miratohen 7 ministrat teknikë

Kuvend, zhbllokohet Vettingu<br />miratohen 7 ministrat teknikë
TIRANE- Marrëveshja Rama-Basha konkretizohet me votim në Kuvend.

PD rikthehet pas 3 muajsh bojkot në Parlament për të miratuar në seancën plenare të jashtëzakonshme që zgjati mbi 2 orë dekretet e Presidentit të​ Republikës, Bujar Nishani, ministrat e rinj të kabinetit Rama dhe shkarkimin e atyre të deritanishëm, sipas marrëveshjes Rama-Basha.

Në vazhdim u shqyrtua dhe miratua më pas paketa ligjore që lidhet me reformën zgjedhore, miratimi i anëtarëve të opozitës në 3 komisionet “ad hoc” të Vetting-ut bashkë me zëvendësuesit, duke i hapur rrugën kështu reformës më të madhe të bërë në vend, asaj në drejtësi.

Te pranishem ne kete seance te sesionit te jashtezakonshem ishin 123 deputete.

Në vend të zëvendës-kryeministrit Niko Peleshi presidenti dekretoi zonjën Ledina Mandija.

Ministri i punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, u pasua nga Dritan Demiraj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u pasua nga mjeku Arben Beqiri.

Në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, u dekretua Xhulieta Kërtusha.

Ministri i finacave Arben Ahmetaj u pasua nga Helga Vukaj.

Ministrja e arsimit dhe sporteve, Lindita Nikolla u zëvendësua në këtë detyrë nga zonja Mirela Karabina.

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili u zëvendësua nga Gazmend Bardhi.

Gjithashtu u votua dhe kryetari i ri i KQZ-së Klement Zguri dhe një anëtar i këtij institucioni, qe ishte Denar Biba. 

​Seanca e posaçme parlamentare kaloi edhe një seri projektligjesh dhe pika të tjera të marrëveshjes Rama-Basha, mes tyre dhe ligji skandaloz per reklamat.

VIDEO-Seanca e jashtëzakonshme plenare, miratohet Vettingu dhe ministrat e rinj


Ora 22:45 Rama: Moment historik, nuk ndalet më Reforma në Drejtësi
Pas daljes nga seanca e jashtëzakonshme plenare, Ram u shpreh se i është hapur rruga Reformës në Drejtësi.
 
Ai u shpreh se do të kishte bërë më shumë, jo vetëm t’i jepte një grup ministrat që opozita të vinte në Kuvend të votonte Vettingun. Gjithashtu Rama tha se pas marrëveshjes, qeveria dhe opozita do flasin para Brukselit me zë të unifikua.
 
“Është folur për Vettingun shumë. Kemi punuar dhe luftuar shumë për t’ia dalë dhe dua t’ju them se e kam pritur shumë këtë moment që Vettingu të fillojë, që gjykatësit e korruptuar i kanë ditët e numëruar dhe Reforma në Drejtësi nuk ndalet. Është një moment emocionues, se të bën të thuash me plot gojën që politika është një forcë e mirë kur përdoret për qëllime të mira. Ju e keni dëgjuar që opozita është betuar që kurrë nuk do ta votonte Vettingut, kurrë dhe shumë gjëra të tjera, dhe që opozita të votojë vettingun sot bashkë me çmimin që të ketë akses në qeveri me një grup ministrat që do jenë kujdestar të etikës zgjedhore dhe kjo do ishte më e pakta që unë do kisha bërë për Vettingun, moment fantastik në jetën time politike. Nesër fillon beteja. Fituam Vettingu, për ta ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Sot mund të shihet qartë që Blushi është version i dobët i Blushit. Nuk e kam diskutuar asnjëherë që PS është forcë e parë, do bëjmë betejë që të marrim autonomi të plotë në timonin e Reformave, unë nuk kam shpresuar është se ka fituar Shqipëria falë PS, bëmë shtet,të gjithë të barabartë. Rezultati do jetë i pakontestueshëm, jo siç ka ndodhur këto 27 vjet. Angazhimi i marrëveshjes është që të minimizohen ato fenomene që na kanë stërmunduar këto vite. Për herë të parë qeveria dhe opozita do flasin para Brukselit me zë të unifikuar, është prova që kemi qenë në gjendje të bëjmë gjëra të mundur të pamundura”, tha Rama. 



Ora 22:30 Miratohet Vettingu
PD rikthehet në Kuvend, voton komisionet e Vettingut.
Miratohet me 118 vota pro dhe 2 kundër ligji për mediat për fushatën. Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal me 123 vota pro

Miratohet Ligji për Mediat
Miratohet me 118 vota pro dhe 2 kundër ligji për mediat për fushatën

ligji medias

Po kështu Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal me 123 vota pro.







Miratohet Kreu i ri i KQZ dhe Avokati i Popullit
Klement Zguri emërohet në krye të KQZ, Denar Biba anëtar nga PS. Erinda Ballanca emërohet Avokate e Popullit.

Ora 22:00 Blushi shan Paktin, Rama: Je hipokrit! Paloka:Bën si i virgjër
Në seancën e sotme parlamentare, edhe pse ishte parashikuar për votimin e rendit të ditës, nuk kanë munguar replikat mes të pranishmëve në sallë.

Pjesë e këtyre replikave u bënë deputetët e PD Arstit Patozi, Edi Paloka, kryeministri Rama me Ben Blushit.

Ajo që  ra në sy, ishte bashkimi i Ramës dhe Palokës të cilët dolën kundër kreut të LIBRA. 

Blushi: Ngrihuni e bjeruni, katunarë e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë. Kështu do e hani më 25 Qershor
Rama: Nuk gjendet një katundar e punëtor që i beson Ben Blushit. Nuk e di a do jesh prapë këtu, a do na mungosh nuk e di, por përgatitu se mua këtu do më gjesh. Je dembel dhe nuk do të mësosh, je hipokrit se ke frikë se por t’i mësosh se ke frikë se është ndryshe nga ajo që ti mendon. PS do ta votojnë më shumë se në 2013. Nuk e di a do jesh ti prap këtu, po je s’je përgatitu se këtu më ke mua me këtë bluzë në këtë pozicion dhe nuk e di kush do të votojë apo jo, por që unë do të jem këtu, që të mos zhgënjehesh aq shumë sa me marrëveshjen”
Paloka: Blushi mos na bëj si i virgjer këtu. ke 20 vjet në politikë e me poste ministrash sa vjen e na bën si i virgjër ketu. Për të bërë opozitën falso, sot na flet për parime, mos na kthe në qesharakë, zoti Kryetar nuk jemi këtu për të dëgjuar të virgjrit që janë qepur pas virgjërimit, se nuk ka për ça flet tjetër.

Blushi:  I vlejti se foli 20 minuta sikur kishte hallvë në gojë, çështja është ça tha, nuk tha asnjë fjalë për Saliun, e ka aleatë, të mbrojti ty kundër meje, e ka më kollaj kur të shan ty sesa mua. Ky ka harxhuar 10 mijë euro për të dalë në transmetim.  Kush i paguan këto për të parë budallait e tij. A ka fol për vende punë, për dritat, për shëndetësinë. Kjo është tepsia e tij. Para tre ditësh isha në Lezhe dhe më kapi një Lezhianë.
Ore çfarë thua bashkëqeverisje? Dhe më tha se “unë kam qenë me 21 janar, po jam gjallë Edi Rama nuk më vrau dot.  Po sot jua autorët e 21 janarit jeni bashkë.
Kush është ai shqiptarë që beson se do të bëni drejtësi.
Ti Paloka ishe qe thoje “Kolegu i mazhorancës për Edi Ramën e kishe”. Kjo është një ditë e prapë dhe jam kundër të gjithë jush. Është tatuazhi i turit i tij dhe i të gjithëve juve. Po pyet xhaxhain e Aleks Nikës se cfarë thotë për marrëveshjen, a e donin të vrarët e 21 Janarit këtë marrëveshje tënden me Bashën.



Rama: Do Blushi nuk do Blushi këtë vit do hapim negociatat me Bashkimin Europian. Ike nga PS për tepsinë dhe Blush që fajin e ka Saliu, Blush e ka pasur e ka dhe do e ketë

Berisha: Nuk do të komentojë marrëveshje, se jam shprehur se ajo është një ëin ëin story, por do të them vetëm dy fjalë. Jam mjek dhe nuk më shqit asgjë mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Konstatoj një shpërthim xhelozie të papaërmbajtur. Xhelozia është sentimenti që lind në dashuri, i cili është nga personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër. Njerëz me ndjenja jemi ne. Më përmallove kur recitove Nolit, ka filluar të të duket vetja Nol. Mos harro asnjë herë dashuria lind xherlon, xhelozia shkatërron xhelozinë, se qëllimi yt është të kthehet aty nga dolët.

Meta: Jam i pafuqishëm ta ndal gjithë këtë. (Qesh) Vazhdojmë me dashuri pa xhelozi

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët