Kuvendi 1 minutë heshtje për 
albanologun Robert Elsie

Kuvendi 1 minutë heshtje për <br />albanologun Robert Elsie
Seanca e Kuvendit nisi me një minutë heshtje në nderim të albanologut me origjinë kanadeze, Robert Elsie. Albanologu i njohur u nda nga jeta pak ditë më parë në Berlin, Gjermani pas një sëmundje të rëndë. 

Amaneti i tij i fundit ishte të prehej në Shqipëri. 

Elsie u lind në vitin 1950 në Vankuver të Kanadasë, kreu studimet në Universitetin e Kolumbisë Britanike për Filologji Klasike dhe Gjuhësi në vitin 1972. Më tej, vijoi studimet në Berlin e më pas në Paris, në Institutin e Dublinit në Irlandë dhe në Universitetin e Bonit, ku dhe mbrojti doktoraturën më 1978-n.

Që nga ky vit, ai nisi të vizitonte Shqipërinë disa herë në kuadrin e “takimeve shkencore” midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Për 11 vite, që prej vitit 2002 deri në 2013, ai punoi për Gjykatën e Hagës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.