Për analistin Frrok Çupi, Kuvendi që do të zhvillohet nesër do të jetë i pakontrolluar, populist dhe me fjalë pa kuptim. I ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Çupi u ndal tha se thirrja e ambasadës amerikane për qytetarët e saj që të bëjnë kujdes, ndryshe nga herët e tjera kishte një krye të deklaratës fjalën 'alert', që paralajmëron një rrezik për tubimin e Berishës. Më tej analisti shtoi se nesër sytë e NATO-s dhe të SHBA-së do të jenë mbi tubimin politik të Sali Berishës, ndërsa theksoi se ky i fundit vetëm dhunë ka prodhuar.
'PD do ta kapërcejë këtë situatë të krijuar nga Berisha dhe do të institucionalizohet, nuk do jetë më një mish-mash. Nesër besoj do jetë një Kuvend i pakontrolluar nga organizatorët e vet, do të jetë populist, buçitës e me fjalë që nuk kanë kuptim. Nëse agravohet, unë se besoj, por siç thonë këta, kjo është një kosto shumë e lartë e atyre që organizojnë Kuvendin. Një gjë që është, jo zyrtarë, nuk mund të kthehet në zyrtare.
Ambasada amerikane në të gjitha rastet turbullirave ka njoftuar shtetasit e vet. Më bëri përshtypje se niste me fjalën 'alert' mbi një rrezik të tubimit të PD-së. Është e para herë që nis me këtë. Nesër në Tiranë do të jenë sytë e NATO-s e SHBA-së, është një publik i tërë që e di se çfarë po ndodh dhe nuk ka pikën e interesit të mbështesë një miting kundër PD-së. Sali Berisha në gjithë jetën e vet ka prodhuar më shumë dhunë, se demokraci, ai është në fundin e jetës së vet politike, o sot o kurrë. Sali Berisha nuk ka të pasnesërme, ai është i vetëm.'- tha Çupi.
Ndërsa analisti Ben Andoni thotë se dhe Basha dhe Berisha duhet të largohen nga PD, pasi e kanë çuar këtë forcë politike gjithnjë drejt humbjes dhe përçarjes.
'Do jetë e vështirë që të shkarkojnë Bashën dhe do ta kenë të vështirë të bëhen legjitime. Foltorja po kopjon sensin e Ramës! Është për të ardhur keq që statusi është ndryshuar dy herë ne propozimet e Bashës dhe ka aq shumë probleme brenda. PD është një proces shkundje, dhe ka humbur pak identitetin. Në pjesën e 'Foltores' është dashur të bëhet katarisis, por ka pasur personazh Sali Berishën. Edhe Basha edhe Berisha janë pengesë për PD në të ardhmen. Të dy këto personazhe duhet të hiqet nga PD, pasi kanë qenë simbiozë humbjeje dhe nuk kanë qenë bashkues.'- tha Andoni.