Andi Përmeti: Ja përse Rama-Basha kanë frikë nga Bindja Demokratike dhe Rudina Hajdari (VIDEO)

Andi Përmeti deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e PD-së, por themelues i Bindjes Demokratike, partisë më të re opozitare ka mbajtur një fjalim sot në Kuvendin e Shqipërisë duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se nuk duan që të ndryshojnë sistemin politik, pasi kanë frikë nga 'BD'-ja dhe Rudina Hajdari.

"Sot u diskutua me detaje per veprimtarine e Bankes se Shqiperise por nuk u tha asnje fjale per krizen e thelle ekonomike qe ka perfshire Shqiperine. Papunesia ka arriturr majat, njerezit nuk kane me cfare te ushqehen dhe ketu sigursht qe nuk perfshij te ushqyeren me lugen bosh te propagandes qeveritare nga ERTV dhe as uljen e papunesise nga emigrimi i dhjetra mijerave te rinjve. Ketu po flas per faktin qe asnje nga drejtuesit e qeverise dhe as te opozites nuk kand nje plan ose nje veprim konkret per te permiresuar ekonomine.

Per ata jashte zgjidhet gjithcka me disa qe kane vite qe i perdorin, ndersa per keta brenda Shqiperia po lulezon dhe ska nevoje per zgjidhje. Vet njerezit e bejne diferencen.  Po kjo nuk mbyllet me kaq. Ka dy jane qe skam degjuar asnje fjale te vetme per ekonomine. E vetmja gje per te cilen opozita dhe pozita ka folur te pakten keto dy jave eshte Bindja Demokratike dhe Rudina Hajdari. Perse Edi Rama dhe Lulzim Basha kane kaq shume frike nga Bindja Demokratike? Perse Edi Rama dhe Lulezim Basha kane kaq shume frike nga Rudina Hajdari? A ka me shume vota Rudina Hajdari se PS? Veshtire.

A ka me shume vota Bindja Demokratike se PS? Edhe kjo veshtire te thuhet. Te pakten sot.  Atehere perse gjithe kjo frike nga te gjitha palet per Bindjen Demokratike dhe Rudina Hajdarin? Sepse themeli i levizjes se Bindjes Demokratike dhe Rudina Hajdarit eshte ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe rrjedhimisht i gjithe klases politike sepse eshte ky sistem qe kryetarit i jep fuqi te pakufizuar dhe vetem nepermjet ketij sistemi mund te behen cmenduri politike.

 Nje e tille u be vetem para dy vitesh nga ai qe sot eshte ne arrati kur me listat personale ngriti ne piedestal budallallekun dhe injorancen njerezore. Ndersa vellai i tij politik qe eshte ketu brenda vetem para disa muajsh beri cmendurine politike te rradhes kur live perpara kamerave pa ditur kurkush gje zevendesoi Trimin me Gjinon dhe ndjese Gjinos se Perralle nga e Kaluara se jam i bindur qe kishte me shume eksperience se Gjinoja nga Perralla fatkeqe e se tashmes. Pra qe keto cmenduri politike mos ndodhin me kurre ne te gjithe se bashku duhet te rrezojme kete sistem nga themelet" deklaroi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve