Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se ish-kryeprokurori Adriatik Lalla është larguar nga Rinasi drejt Romës në datën 7 shtator, 15 ditë përpara se Gjykata e Apelit të Posaçëm ta dënojë me 2 vite burg me vendim të formës së prerë dhe me 5 vite përjashtim nga postet publike. Lajmin e ka bërë me dije në emisionin 'Repolitix' të Denis Mingës, gazetari i Report Tv Arsen Rusta duke iu referuar burimeve nga pika e kalimit kufitar. Ish-kryeprokurori nuk ka qenë i shoqëruar nga familjarë të tij, të cilët janë në Shqipëri.

“Nga pikat e kalimit kufitar me datë 7 shtator Llalla ka dalë nga Rinasi për në drejtim të Romës. 2 javë përpara se të merrej vendimi ka udhëtuar drejt Romës. Sot në media ka qarkulluar një fragment në një staciont treni në Romë. Destinacioni final nuk dihet se kush ka qenë. Ka qenë i pashoqëruar, familja e tij është këtu. Llalla ka një epikrizë, një sëmundje e njohur dhe nga gjykata. Sëmundja ka qenë bashkëshoqëruese e tij. A do të qëndrojë një ditë 2 ditë, një javë 10 vjet atje këtë se dimë. Ajo që dimë është se ka një vendim të formës së prerë”, tha Rusta.

Mbrëmjen e sotme policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorit për të kryer procedurën e ekzekutimit të vendimit për arrestimine tij, ndonëse Llalla ndodhet jashtë vendit. Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në  rrugën “Gramoz Pashko” në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur dhe kanë hyrë brenda për kontroll. Duke qenë se Llalla nuk ndodhej në shtëpi, vendimi i është dorëzuar familjarëve, duke i dhënë ish-kryeprokurorit 10 ditë kohë për t'u paraqitur. Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Juristi Përmeti: Rradhën për të shkuar në SPAK e kanë ministrat, do jenë zyrtarë të vjetër

Juristi Andi Përmeti në emisionin “Repolitix” ka deklaruar se do të ketë ndëshkime të tjera në rradhët e zyrtarëve të lartë. Sipas tij do të ndëshkohen ministrat, madje dhe zyrtarë të vjetër.

“Unë besoj që rradhën e kanë niveli më i lartë që janë ministrat. Të PS PD dhe LSI. Besoj se do ketë zyrtarë të lartë që do shkojnë në SPAK. Do jenë dhe zyrtarë të vjetër, për të dhënë atë mesazhin që mund të bësh çtë duash por do ndëshkohesh. Njerëzit duhet të fillojnë të ketë frikë dhe të thonë se nuk mund të vazhdohet gjithmonë kështu, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria”, tha Përmeti.