Autoriteti i Konkurrencës do të duhet të ndale fokusin e tij gjatë këtij viti tek monitorimi i kontratave koncesionare si dhe një sërë tregjesh të rëndësishme që kanë qenë pjesë e hetimeve apo monitorimeve edhe më herët. Në rezolutën që vlerëson veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës gjatë vitit 2018, Kuvendi i Shqipërisë ngarkon këtë institucion me një sërë detyrash të cilat duhet të mbahen parasysh.
Kështu së pari Kuvendi rendit si më të rëndësishme për Konkurrencën monitorimin e përmbushjes së rekomandimeve të dhëna në tregjet e hetuara gjatë vitit 2018 e veçanërisht për kontratat koncesionare në fuqi që sjellin deformime të konkurrencës në treg duke evidentuar dhe përllogaritur dëmin apo përfitimin real të konsumatorit publik.
Së dyti është kërkuar që të mbikëqyret dhe të dilet me rekomandime konkrete për tregjet me sensitivitet të lartë publik e ndikim social si: tregu bankar, tregu i shërbimeve spitalore dhe tregu farmaceutik, si dhe sektori i arsimit të lartë publik dhe privat.
E njëjta rezolutë vlerëson se ka nevojë për rishikim të legjislacionit duke e përafruar atë me pjesën e Bashkimit Europian.
“Të nisë rishikimin e ligjit nr. 9121/2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, me fokus përputhshmërinë e plotë me legjislacionin e BE-së në fushën e konkurrencës, ne kuadër të përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Europian, përshtatur me kushtet e reja të zhvillimit ekonomik të vendit tonë” thuhet në rezolutë.
Nga ana tjetër Konkurrencës i është kërkuar që të vijojnë zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Plani Kombëtar i Integrimit Evropian (PKIE) në drejtim të përafrimit të legjislacionit me direktivat europiane në fushën e konkurrencës si dhe të përqendrohet në trajnimin e stafit të AK-së në lidhje me vlerësimin e të drejtave ekskluzive dhe të veçanta dhe sidomos në vlerësimin e procedurave të prokurimit publik për marrëveshjet e ndaluara në oferta.
Autoriteti i Konkurrencës raportoi se në vitin 2018 zhvilloi 23 (njëzet e tre) procedura monitorimi nga qiradhënia e ambienteve për magazinim tek sigurimet dhe shërbimet bankare. Po kështu zhvilloi tre studime dhe hapje hetimi në sektorin e arsimit, profesionet e lira dhe shërbimin spitalor. Të paktën 16 procedura hetimore si dhe u dhanë 87 vendime nga Komisioni i Konkurrencës. /Monitor
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
20 Nëntor, 17:27
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor, 20:40
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
18 Nëntor, 14:48
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor, 08:00