TIRANË - Është mbledhur sot Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në seancën e tij të parë të plotë, ku nuk mungonte asnjë anëtar komisioni.
Në mbledhjen e drejtuar nga deputeti i PD, Genc Pollo në qendër të diskutimit ishte miratimi i kalendarit të punës dhe plotësimi i vendeve vakante të AMA-s (Autoriteti i Mediave Audiovizive), e cila aktualisht ka 3 vende vakante dhe për plotësimin e tyre i është drejtuar Kuvendit.
Anëtari i komisionit, deputeti i PD, Luçiano Boci ka kërkuar të vazhdohet procedura normale për zgjedhjen e tre anëtarëve.
Ndërsa Pollo ka theksuar se “ligji është i qartë, që mandati i AMA-s është dhe do të ushtrohet i plotë; si kryetari dhe nënkryetari nuk ndryshojnë sa herë ka zgjedhje”.
Pollo i ka shtuar argumentit se “do ishte e gabuar, që deputetë apo anëtarë ta shkelin atë, pasi ligji është i qartë”.
Deputeti i PS, Alfred Peza ka replikuar me Pollon, duke mbrojtur idenë se “ne po i përmbahemi diskutimit ligjor dhe procesi është tërësor dhe joparcial dhe ky proces zgjidh edhe strukturën, edhe vendet vakante, të cilat duhet të përmblidhen në një dhe jo struktura më vete dhe vakanca më vete”.
Pollo ka kërkuar edhe një seancë dëgjimore të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com