Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat! Palët përplasen për integrimin evropian

Nga Kuvendi, i vetmi vend që bashkon fizikisht demokratët, dy palët e Partisë Demokratike nisën sërish akuzat e forta në drejtim të njëri-tjetrit, sulme që prej disa kohësh ishin ndërprerë në funksion të bashkimit për zgjedhjet vendore.

Mjaftoi një ndarje e pabarabartë e kohës për të folur në debatin për integrimin europian, që deputetët e grupit Berisha të hidheshin në sulm, duke akuzuar se PS dhe PD e Alibeajt po tentojnë t’i mbyllin gojën. Bashkë me deputetët e Rithemelimit, Sali Berisha bllokoi foltoren, çka detyroi nënkryetaren e Parlamentit, të ndërpriste për disa minuta seancën.

Mirëpo, sërish Berisha e gjeti zgjidhjen, duke i adresuar akuzat nga foltorja e Kuvendit, përmes Facebook. Edhe kur gjeti konsensusin për të folur, sërish Sali Berisha nuk ndali paralajmërimet se maxhoranca dhe pseudo-opozita sipas tij, do ta marrë përgjigjen përmes protestave para kuvendit.

Në këtë pikë, Enkelejd Alibeaj zgjodhi t’i përgjigjej pa nota diplomatike, duke e akuzuar grupin e Berishës se teksa bën opozitë brenda parlamentit, jashtë tij është i zhytur në afera. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e quajti turp të historisë, që teksa Shqipëria përgatitet për Samitin e me liderët europianë më 6 dhjetor, Berisha paralajmëron trazira.

Gjatë seancës plenare PD akuzoi se maxhoranca po pengon integrimin me aferat korruptive, siç quajti dhe Portin turistik të Durrësit, projekt që sipas socialistëve do të afrojë më shumë vendin tonë me Evropën.

Pas një seance maratonë, Kuvendi ka miratuar projektligjet e që u diskutuan në rendin e ditës. Të pranishëm në Kuvend ishin 95 deputetë, ndërsa shumica e projekligjeve u miratua nga mazhoranca me 74 vota.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:40
Seanca maratonë, Kuvendi miraton projektligjin për buxhetin faktik, si dhe aktin normative për marrjen e masave për kursimin e energjisë

Pas një seance maratonë, Kuvendi ka miratuar projektligjet e që u diskutuan në rendin e ditës. Të pranishëm në Kuvend ishin 95 deputetë, ndërsa shumica e projekligjeve u miratua nga mazhoranca.

Me 74 vota pro 19 kundër, asnjë abstenim u miratua projektligji për projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratfikuar me ligjin nr. 128/2013.”

Me 74 vota pro, 21 kundër dhe asnjë abstenim, u miratuar projekligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021”. (Neni 164 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Me 74 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim, u miratuar akti normative nr. 14, datë 5.10.2022 “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

Me 95 vota pro u miratua Akt normativ nr. 13 “Për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të ndryshuar”

Me 74 vota pro, 21 kundër, asnjë abstenim u  8. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

74 pro 21 kundër, asnjë abstenim, u miratua Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 21 kundër dhe asnjë abstetim, raportin e mazhorancës të Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka.

Ora 23:22
Salianji e çon abetaren në Kuvend dhe ja jep Çuçit: Të mësojë gëmrat Ardi Veliu, si i jepet vettingu i policisë atij që tentoi të manipulonte vdekjen e Lear Kurtit

 

Pas Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Saliani ka çuar në Kuvend abetaren dhe ia ka dhënë atë ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit për t’ia dhënë kreut të AMP-së Ardi Veliut.

Teksa po diskutohej për ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së, Salianji tha se nuk mudn t’i jepet vettingu i policisë një persona analfabet që ka tentuar të manipulojë vdekjen e Lear Kurtit dhe atë atë Klodian Rashës.

“Na u premtua nga qeveria që vettingu do bëhej brenda dy vitesh, tha që kemi marrë elementët më të mirë të vendeve perëndimore dhe ka rezultuar s enë këto vende ka pasur suksese. Sipas qeverisë nuk e meritonin që të ishin në strukturat e policisë së shtetit, persona të korruptuar dhe ishte i domosdoshëm. Tani, pas 5 vitesh, u krijuar një komision i pavarura për vlerësimin e trupës së punonjësve të policisë dhe gardës për të shmangur elementët e lidhjeve dhe të njohjeve që mund të kishin nga një trupë që do varej nga ministria  e brendshme. Numri total që kanë kaluar procesin, nga 12 mijë punonjës, të shpërdoruar miliona dollarë, kanë kaluar vetëm 52 vendime, 37 janë konfirmuar në detyrë, 4 janë përjashtuar.

Ka fyerja më të mëdha për çdo punonjës që është investuar në shkollim që t’ia bëj vettingun. Ju ka sjell një fletore pune abetare për t’ia dhënë ardi veliut, për të mësuar gërmat. Nëse e kalon testin, çdo punonjës policie të kalojë të ai. Po ua jap. Ju keni vendosur të drejtojë dhe të kalojë vettingun një person që është analfabet dhe një person që është. Tentoni të vëni policinë e shtetit nën thundrën e një personi që e keni pasur zv.minsitër. tentoi të manipulonte vdekjen e Lear Kurtit. Si mund të besojmë s enjë personi tillë do kalojë në vetting gjithë drejtuesit e policisë së shtetit”, tha Salianji.

Me ndryshimet ligjore procesi i vettingut do të kryehet nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, por jo më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Ndryshe nga ligji i miratuar 5 vite më parë, në vetting do të kalojnë vetëm nivelet drejtuese në Policinë e Shtetit, në gardën e republikës dhe të agjencisë së mbikqyrjes policore, në tërësi rreth 300 efektivë.

Ora 22:08
Diskutimet në Kuvend për ligjin e pronave, Korreshi: Unë ende nuk e kam marrë shtëpinë ku kam lindur

 

Ndërsa diskutimet në Kuvend kanë kaluar për projektligjin e trajtimit të pronës, deputeti demokrat, Saimir Korreshi tha se si personalisht si dhe persona të tjerë që jetonin në Lushnjë prej brezash, nuk kishin certifikatë pronësie.

“Asnjë prej atyre që kanë mbi 300 vite në lagjen ‘Teqe’ mbi atë kodrinë të Lushnjës, nuk kanë dokumenta pronësie. Të gjithë të tjerët që kanë ardhur para 10-15 vitesh, kanë certifikatë dhe ua tundin në fytyrë. Legalizimet u dhanë nga 500 metra dikujt tjetër, dhe para gjykatës fitonte dikush që kishte titull pronësie.

Si ka mundësi ky shtet në kaq vite nuk e kalon dot pronën tek pronari? Kjo është e qëllimshme. Po bëni investitorë strategjikë persona që nuk e dinë se ku u bie prona. Cilën pronë të duan e zgjedhin dhe ngrenë kartonin. I nderuar shqiptar, prona jote iku, të gjithë pronarët vazhdojnë të enden në gjykata"- u shpreh Korreshi.

Ndërsa e konsideroi projekligjin si një tallje, Korreshi tha se të vetmit persona që do mund të merrnin një certifikatë pronësie ishin ata të cilët kishin njohje me deputetë apo me zyrtarë të ndryshëm.

“Unë nuk e kam marrë shtëpinë time, atje ku kam lindur. Të gjithë enden nëpër gjyqe dhe sot vini dhe thoni, pa takuar njëherë ato ish pronarë që kanë interes, apo një dokument. Ky ligj është tallje, sepse nuk kthen pronë, por jep dy lekë. Deri në fund do marrin vetëm ata që kanë fuqinë, që njohin ndonjë deputet”-përfundoi deputeti.

Ora 18:35
VIDEO/Spaho: Damian Gjiknuri është ç’i sheh syri, ia vjedh dora

 

Në Kuvend ka pasur një përplasje mes Edmond Spahos dhe Damian Gjiknurit. Spaho i është përgjigjur duke e akuzuar ashpër, teksa ka risjellë në vëmendje edhe Vangjush Dakon ‘Non Grata’.

“Çudira me projekt është ky i Durrësit që nisi si projekt i madh dhe përfundoi në 12 mijë apartamente për ti shitur. Sa i përket ‘Non Gratës’, ka nisur Vangjush Non Grata duke i shitur, madje dhe demokrateve me 25%. Damiani njeh mirë spiunllëqet dhe vjedhjen e votave, Damiani është ç’i sheh syri, ia vjedh dora”, tha Spaho.

Ora 18:32
Balla: Berisha po sulmin Portin e Durrësit se pronarë e 3 koncesioneve që ua dha kur ishte në pushtet kanë ardhur t’i kërkojnë lekët

 

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, në përgjigje të Edmond Spahos, tha se arsyeja se përse Sali Berisha po sulmon Portin e Durrësit është krejtësisht personale. Ai tha se arsyeja pse po e sulmon është e personat që Berisha iu ka dhënë 3 koncesione në Portin e Durrësit kur ishte në pushtet kanë ardhur që t’i kërkojnë paratë.

“Do shkosh te porti i Durrësit me pistoletë si Strazimi me se s’keni zgjidhje tjetër. A e dini se sa koncesione ka dhënë Berisha në Portin e Durrësit, që s’kanë bërë asnjë investim, por i kanë sjellë dëme shtetit dhe halli i Saliut është terminali lindor në portin e Durrësit, koncesion i dhënë 1 muaj para se të ikë nga pushteti, terminali i kontejnerëve dhe ai i trageteve, janë 3 koncesione që ju i keni dhënë dhe keni hallin s ju kërkojnë ato që ua keni dhënë ju kërkojnë lekët, arsyeja pse janë mërzitur kaq shumë janë se persona që këta i kanë dhënë 3 koncesione kanë shkuar te Saliu dhe i kërkojnë lekët atij”, tha Balla.

Ora 18:07
Debate të ashpra në Kuvend/ Gjiknuri: Më trego sekretin si një budalla bëhet i pasur! ‘Nxehet’ Shehaj: Qepe, hajdut, t’i s’di ça do të thotë të punosh (VIDEO)

Në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të ashpra mes Angron Shehajt dhe Damian Gjiknuri. 

 Shehaj akuzoi se në projektin e menaxhimit të Parkut të Butrintit janë përfshirë kushërinjtë e Damian Gjiknurit, të cilët përfitojnë miliona euro nga kjo aferë. Gjiknuri iu përgjigj me ofendime, duke i thënë se e kishte të pamundur të kuptonte se si një "budalla si ai mund të bëhej i pasur". 

Agron Shehaj: Ndryshe nga çfarë ndodh në perëndim apo në shtetet normale, ku sundojnë ligjet, këtu Parlamenti kthehet në mburojën e hajdutëve. Në 10 vite qeverisje, është marrë me krijim kompanish offshore, afera me PPP dhe investitor strategjik. Kjo është një qeveri që orkestron çdo ditë nga një aferë. Përdor institucionet për të fshehur gjurmët.

A nuik ndodhi kështu me Unazën e Madhe, kushërinjtë e Damian Gjiknurit në parkun e Butrintit. A nuk ndodhi kështu me Inceneratorët? Ku janë kompanitë e huaja. Nuk janë sepse ishin një mashtrim. Tashmë janë zbuluar se nuk ishte asnjë kompani e huaj. Kishte një rrjet kompani fantazëm.

Ne e dimë që Zoto e Mërtiri ishin kukulla për të bërë vjedhjen. Hajdutët e miliona eurove me inceneratorët, ndodhen në këtë sallë, ministra e kryeministri. Ka një fakt shumë të thjesht që tregon se kush është pronari. Sot Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan i keni në kërkim. Qeveria vazhdon u paguan para njerëzve që janë në kërkim nga drejtësia.

Nuk keni asnjë kufij. Tani po orkestroni aferën më të madhe, Portin e Durrësit. Edi Rama mashtroi 2 vjet qytetarët kur thoshte se në Portin e Durrësit po vinin kompani të mëdha. Në vend të Emarit shkoi në ishujt Kajman. Është e njëjta skemë si ajo e inceneratorëve. 

Mërtirin e patë që ishte kukull, tani edhe Alabarin do e kuptoni që është i njëjtë. Ju keni kapur çdo pushtet ndaj nuk i trembeni askujt. I keni bërë llogaritë gabim. Mund të duket një moment i zymtë, por shqiptarët nuk do dorëzohen përballë së keqes.

Për këto akuza ka replikuar Damian Gjiknuri i cili nga foltorja e Kuvendit e quajti Shehajn si një idjot të dobishëm.

Deputeti socialist tha se Shehaj është i përfshirë në një ndërtim në rrugën e Ambasadës Holandeze, ku sipas tij, figuron me një emër tjetër.

Damian Gjiknuri: Më vjen keq se nuk erdha të bëj debat. Ky është një idjot i dobishëm. Në gjyq je për shpifje, nuk je paraqitur atje. Ti Agron je rast interesant. Sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamjen tënde. 

Të kam thënë, po të jetë për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd tek rruga e Ambasadës aolandeze, që je me një emër tjetër. Të lutem më trego se si një budalla mund të bëhet i pasur se do i shpëtoje jetën miliona njerëzve.

Agron Shehaj: Ti je hajdut. Të ka dalë boja.

Damian Gjiknuri: Shko në gjyq.

Agron Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë. Nuk ka drejtësi. Hajdut. Qepe. Unë kam punuar për këtë pasuri.

Ora 17:29
Porti i Durrësit, rruga Qukës-Qafë Pllocë, Salianji: S’bëhen kot para zgjedhjeve, qëllim për të përqendruar pushtetin në duar e 5 personave

 

Ndërtimi i Portit të Durrësit, rruga e Arbrit, ndërtimet në Bërxullë, rruga Qukës-Qafë, për deputetin e PD-së, Ervin Salianji janë afera korruptive për të përqendruar pushtetin në duart e 5 personave.

“Miliona euro të shpërdoruara vetëm për llogari të Partisë Socialiste që tani po kthehen në miliarda të një qeveria që vjedh shqiptarët. Shikoni si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për një projekt 1.3 miliardë euro që po u merr shtëpitë. Shikoni qa po bëhet me rrugët. Do t;i zhvasni shqiptarët miliarda euro për t’ua dhënë oligarkëve. Rruga e Arbrit, 20 milion euro të tjera i jepni koncensionarit. Të njëjtën gjë po bëni me rrugë Qukës-Qafë Pllocë. Këtë e bëni para fushatës elektorale. Shikoni ça bëhet me Portin e Durrësit, ia vodhët detin qytetarëve për të pastruara paratë tuaja në këtë projekt. Fitoni me portin e Durrësit dhe e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano afër oligarkëve. Këto janë operacione mafioze për të përqendruar të gjithë në duart e 5 njerëzve. Kushdo që ju del kundër mendoni se është armik, mendoni se keni prekur qiellin me dorë. Ashtui si në Divjakë do të ju hedhin shqiptarët në koshin e plehrave. Me emër do t’i them. A është ok koha se më duket mbaroi shpejt. Prandaj rriten taksat, rritet energjia, jo vetëm si një mënyrë për të vjelë para por dhe si një mënyrë për të largua shqiptarët. Vendosni injorantët në drejtim të institucione, kjo e bën të pamundur jetësen për qytetarët që investojnë në shkollim dhe bëjnë punë të ndershme", u shpreh Salianji.

Akuza ka pasur edhe për bordin e transparencës, sipas së cilit i shërben interesit të oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

“Ulet çmimi i naftës në bursë këtu nuk mblidhet bordi i oligarkëve,. Tre anije për një muaj me evazion 13 milion dollarë që vijnë nga një vend me embargo si Libia nuk ka asnjë të dënuar. Trafikimin nuk e bëjnë ata që marrin naftën me bidon, e bëjnë këta. Lekët shkojnë në xhepat e qytetarëve. Dhe me ndërtimet e njëjta gjë, barazia para ligjit nuk ekziston. Pas Lakos dhe një poete dënohet për riparimet e shtëpisë nga tërmeti. Shikoni kullat pa leje. Si ka mundësi që dhjetëra pallate pa leje e kanë kthyer Tiranën në lavatriçen e parave të paligjshme”, tha ai.

Ora 16:55
Integrimi/ Xhixho në Kuvend: Shqipëria s’ka bërë proges! Qeveria i sheh pasuritë e këtij vendi si mjet përfitimi për vete, shembulli është Porti i Durrësit

1668700668_Xhixho.jpg

Duke folur për progres raportin, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në asnjë pikë. Tregues për këtë tha deputetja është numri i shqiptarëve që po largohen çdo ditë masivisht. Ajo tha se korrupsioni vijon të jetë në nivele të larta dhe solli në vëmendje edhe Portin e Durrësit, që opozita e cilëson si aferën korruptive, edhe më të madhe se inceneratorët.

“Nuk mund të flasim për progres, sepse shifrat e të larguarve çdo ditë tregojnë se jemi kthyer sërish në vitet e eksodit të shqiptarëve.

1.Sipas raportit, numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021. Shqiptarët po largohen masivisht nga keqqeverisja. Të rinjtë shqiptarë që hyjnë çdo ditë në Britani në mënyrë të paligjshme,gjithashtu kërkesat për azil, me të cilat ia kalojmë edhe Ukrainës në luftë, shkolla dhe programe studimi që mbyllen çdo fillim viti shkollor, fshatra të tëra vetëm me pensionistë janë treguesi më i qartë se kjo qeveri ua ka vrarë shqiptarëve ëndrrën për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa. Ky Parlament që është kthyer në noter të qeverisë, duke i dhënë dritën jeshile ligjeve të qepura sipas kërkesave të klientëve të saj, ka dështuar në mënyrë spektakolare në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian.

2. Sipas raportit, vetëm 9 ligje të miratuara nga Parlamenti shqiptar janë përafruar me legjislacionin europian. Kjo sepse maxhoranca ka prioritete të tjera! Me forcën e numrave shemb një teatër, jep me koncesion historinë apo miraton ligje speciale per klientet e saj.

3.Nuk kemi bërë progres as në luftën kundër korrupsionit. Në progres raport thuhet se korrupsioni në Shqipëri mbetet një fushë që përbën shqetësim serioz. I shtrirë në cdo degë të pushtetit qendror dhe vendor, korrupsioni është marka e kësaj qeverie. Përmes tij gjenerohen miliona që dalin nga xhepat e shqiptarëve të varfër për të përfunduar në llogaritë e zyrtarëve të cdo niveli. Kjo qeveri e ka rritur borxhin publik, po pasurohet nga kriza e cmimeve, dhe po u jep thërrime shqiptarëve të varfër që mezi mbyllin muajin, e prapë i duhen para. Kush jane nismat qe do te pengonin integrimin e Shqipërisë të ndërmarra tashmë nga kjo qeveri?

4.Në progres raportin e Komisionit Europian kërkohet që Shqipëria të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së. Kjo qeveri nuk e ka problem ta kthejë vendin në lavatricce të pastrimit të këtyre parave, në dëm të integrimit të vendit, në kurriz të shqiptarëve të ndershëm. Sepse në të vërtetë, as integrimi dhe as shqiptarët nuk i kanë interesuar ndonjëherë. Skema e pasaportave të arta nuk i mjafton kësaj qeverie, ndaj në babëzinë për para, ka vendosur ta sfidojë BE-në me një tjetër ligj.

5.Sipas progres raportit, miratimi i amnistisë tatimore dhe penale eshte kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it , ndaj mund të rrezikojë përparimin në luftën kundër pastrimit të parave. Ndërkohë që Shqipëria është në zonën gri, raporti ngre shqetësimin e pengesave që do të sillte amnistia tatimore në procesin e integrimit europian të vendit. Edi Rama është gati të heqë dorë nga integrimi i vendit, thjesht për interesat dritëshkurtra të tij dhe atyre që e rrethojnë.

6.Liria e medias dhe e fjalës se lire. Progres nuk kemi bërë as në lirinë e medias. Raporti e vë theksin te cenimi i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës dhe pavarësisë së RTSH. Nuk mund t’i afrohesh Europës duke blerë mediat me paratë e inceneratorëve, duke heshtur zërat kritikë apo duke mbyllur televizione. Pushtetit të katërt nuk mund t’ia cenosh hapësirën, sepse në këtë mënyrë ke prekur demokracinë.

7.Buxheti për arsimin, një shqetësim që e kam ngritur me forcë përgjatë viteve të fundit, është shqetësim i shprehur edhe ne progres raport ku thuhet se alokimi i buxhetit të Shqipërisë për arsimin në vitin 2021 mbetet i ulët. Sa i përket fondeve të Kërkimit është shumë më poshtë se 1% e PBB-së e synuar deri në vitin 2022. Jemi shumë larg 1%-shit edhe në 2023. Buxheti për arsimin do të vazhdojë të jetë më i ulti në rajon me 2,2% e PPB për 2023, duke qenë shumë larg mesatares së BE dhe premtimit 5% e PPB që do të realizonte Rilindja. Kërkimi shkencor do vazhdojë të jetë 0,04-0,05 % e PPB, çka tregon edhe një herë se rritja cilësore e universiteteve tona nuk është aspak me rëndësi për Qeverinë e Inceneratorëve.

8.Në progres-raport thuhet se inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit. Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.  Sepse inceneratorët nuk kanë qenë kurrë një mekanizëm për të eleminuar mbetjet. Me bekimin e kësaj qeverie, ata janë bërë mekanizmi me të cilin shqiptarëve do ju vidhen plot 420 milionë euro. Kjo qeveri nuk e ka pasur kurrë prioritet integrimin dhe këtë e tregon edhe vendimi për të shkrirë Ministrinë e Integrimit, në 2017. Kjo qeveri i sheh pasuritë e këtij vendi si mjet përfitimi për vete dhe nuk pyet as çfarë mendojnë shqiptarët, as çfarë mendon Bashkimi Europian, pjesë e të cilit pretendon të bëhet. Shembulli më i fundit dhe më flagrant për këtë është porti i Durrësit, projekt pa garë dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që në krye të herës, ne mungese totale trasparencë”, tha Xhixho.

Ora 15:49
11 urdhër arrestet për inceneratorin e Fierit, Berisha-qeverisë: Janë ushtarë të mjerë të Ramës, SKAP-i juaj i lajmëroi të ikin

 

Sa i përket urdhër arresteve që SPAK lëshoi ditën e djeshme për inceneratorin e Fierit, Berisha tha se pjesa më e madhe të akuzuarve ishin lajmëruar që të largoheshin nga vendi ku ndodheshin.

Ndërsa theksoi se në rastin kur një kryeministër firmoste për t’i dhënë projektin një kompanie pa eksperiencë, kjo do të thoshte se kompania ishte e vetë kryeministrit.

“Dje SKAP-i juaj lëshoi urdhër arreste, sepse shumicën e kishin lajmëruar të iknin për njerëz të cilët nuk janë gjë tjetër veçse ushtarë të mjerë të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lefter Kokës. Kur një kryeministër firmos për t’i dhënë projektin një kompanie pa eksperiencë ai e bën këtë vetëm atëherë kur sipërmarrja është e tij se nuk mund ta bëjë kurrë as për vëllain e tij. Kur një kryeministër firmos për t’i dhënë 8% bonus një kompanie, të cilës kjo që drejton sot seancën ka një meritë ku i shkroi Ramës, "kryeministër se Integrated Energy nuk ekziston”- u shpreh Berisha.

Ora 15:39
Spiropali: Sa herë Berisha bën thirrje për dhunë të thirret në Prokurori! Kur i thërret SKAP, pse nuk reagon

 

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i është drejtuar SPAK, duke thënë se sa herë që Sali Berisha bën thirrje për dhunë, duhet të thirret nga Prokuroria. Ajo tha se SPAK duhet të reagojë kur Berisha e quan SKAP.

“Nuk ka sot asnjë shqiptar që nuk e di që Shqipëria në arenën ndërkombëtare e ka ngritur kokë, është vend i respektuar, jo se e thotë progres raporti, që analizon një për një sektor që i di punët e vendit se ata që punët e Shqipërisë i kanë bërë për veten. Ju këtë nuk e pranoni se keni ngritur një teori të tërë mbi baltosjen e Shqipërisë, këtë nuk e kuptoni ju që sulmet ndaj Shqipërisë i keni me qëllimin final për të ardhur me pushtet me çdo kusht. Ku është Luli sot, ai s’ka faj se gjë s’diti e gjë s’bëri, menduar t’i bënit dëmin Shqipërisë, por nuk ia mbërritët. Në 6 dhjetor do zhvillohet këtu konferenca më e madhe europiane dhe ky që sapo foli, ne do organizojmë protestën më të madhe atë ditë që BE të na shoh se kush jemi, sa herë që bën thirrje për dhunë, prokuroria ta thërrasë, kur i thërret SKAP nuk turpërohet dot, që e baltos një njeri këtu në Foltore”, tha Spiropali.

Ora 15:36
Berisha në Kuvend: Shqipëria është kthyer në eksportuesen e krimit në Europë, epiqendër e organizatave kriminale

 

Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ishte kthyer në shtetin që eksportonte krim në Europë. Ai shtoi se vendi ynë ishte kthyer në epiqendër të pastrimit të parave të pista në Europë, ku sipas tij organizata kriminale nga kontinente të ndryshme investonin në ndërtim për të pastruar paratë e pista.

“Opozita do të qëndrojë prapa çdo shqiptari që ka një kauzë të drejtë. Sot këtu flitet për integrimin europian, në tërësinë e tij për normat, ligjet standartet që zbaton në këtë vend, dua të sjell gjithnjë e më shumë Europë. Por ka ndodhur ajo që është më e rënda. Për fat të keq Shqipëria, çdo ditë, çdo javë çdo muaj është shndërruar në një eksportues të frikshëm të krimit në Europë. Shqipëria e etiketuar nga departamenti i shtetit si epiqendër e organizatave kriminale të vendeve të Amerikës së Jugut, së Veriut, Emirateve të Bashkuara, po eksporton gjithmonë e më shumë para të pista. Ajo sot me indeksin që kalon me tre herë indeksin e ndërtimeve në vendet nordike është shndërruar sot në vrimën e zezë të kontinentit për larjen e parave të pista. Ligjet, praktikat që miratoni dhe emërimet që bëni kanë krimin dhe drogën si kriter themelor. Integrimi nënkupton më shumë përgjegjshmëri para ligjit, më shumë transparencë në funksionimin e shtetit ligjor, në funksionimin e ekonomisë së tregut. Sa i përket shtetit ligjor, ju vendosët monizmin e plotë dhe ky monizëm e ka katandisur Shqipërinë 4 vende më poshtë sesa diktatura komuniste e Vietnamit. Ky monizëm e ka katandisur Shqipërinë 53 vende më poshtë se Kosova e lirë dhe e pavarur. Ky monizëm ka vendosur këtu tiraninë e vërtetë të prokurimeve sekrete të cilat janë rritur 20 herë. Ka vendosur praktikat e vjedhjeve të papara në Europë dhe në botë”- tha Berisha.

Drejtuesi i ‘Rithemelimit’ u ndal sërish tek akuzat ndaj qeverisë për Projektin e Portit të Durrësit, të cilin Berisha e konsideron si një aferë korrptive.

“Vijmë më pas tek porti i Durrësit. Është një aferë ku Rama, Vuçiç dhe të tjerët, marrin minimumi secili nga 300 deri në 400 milionë euro. Çdo shqiptarë do të paguajë të paktën 1 mijë dollarë për ndërtimin e Portit të Durrësit. U grabisni shqiptarëve pasurinë më të madhe publike që kanë patur ndonjëherë. Çfarë ju lidh more juve me Europën? Nuk keni asnjë lloj lidhje, ju jeni për ekzil në mbretërinë e vjedhjes, të drogës dhe korrupsionit”- u shpreh Berisha.

Ora 14:34
Çollaku: ‘Non Grata’ ka mbërritur edhe në dyert tuaja, do vihet shumë shpejt në provë edhe qeveria juaj

1668692102_Screenshot1.jpg

‘Non Grata’ do të vijë shumë shpejt në dyert e qeverisë, ky ka qenë paralajmërimi i deputetit demokrat Kreshnik Çollaku i cili u shpreh se shumë shpejt edhe mazhoranca do të vihet në provë

“Unë mendoj se aleanca me SHBA është jetike dhe e shenjtë për PD. Fati i askujt, sado i rëndësishëm për rëndësinë tonë s’ka fuqi. Por Non Grata kanë mbërritur dhe në dyert tuaja. Se di zoti Balla, më duket se kanë trokitur edhe nga anët tuaja. Do të viheni shumë shpejt në provë dhe qeveria juaj për non grata nga SHBA.”- tha Çollaku.

Ora 14:14
Akuzat për projektin e porti të Durrësit, Xhaferaj: Foltorja të heqë dorë nga baltosja e kolegëve e të tregojë pse hesht për Porto Romanon

1668690956_finalprojekt.00455201.Still013.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, në fjalën e tij gjatë seancës plenarë, tha se Foltorja duhet të heqë dorë nga baltosja e kolegëve dhe ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Po ashtu, ai e pyeti “Foltoren”, siç iu drejtua vetë, se cila është arsyeja që heshtin për projektin e Porto Romonas.

‘Nëse integrimi është prioriteti ynë strategjik, ta dini që për qeverinë ka vetëm korrupsion strategjik. Kolegëve të Foltores u them të heqin dorë nga baltosja e kolegëve që mendojnë ndryshe. Të shpjegojnë pse hesht për projektin e Porto Romanos. Çfarë e lidh Foltoren që hesht Porto- Romanos. JemI kundra projekteve korruptive të zhvillimit.’- u shpreh deputeti demokrat.

Ora 13:49
FOTOGALERIA/ 2 gishtat e Spiropalit dhe çfarë nuk u pa tjetër nga ‘seanca’ në Facebook-un e Berishës?

Në nisje të seancës së sotme plenare pati debate të ashpra, teksa ish-Kryeministri Berisha bllokoi foltoren duke sjellë edhe ndërprerjen e seancës për shkak se nuk ishte dakord me kohën e limituar për të folur në Kuvend për anëtarët e grupit të tij.

Berisha gjeti si zgjidhje futjen “LIVE” në Facebook, ku edhe e ‘transferoi’ seancën në Kuvend. Në një moment ishte ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila ka zgjedhur ‘t’i ndërhyjë’ Berishës në festën e tij online, duke ngritur dy gishtat lart. Berisha për disa minuta nuk e lëshoi foltoren duke bllokuar seancën.

Ora 13:45
Përplasjet për Portin e Durrësit, Balla: Garant është qeveria e Emirateve të Bashkuara! Xhaferraj: Jemi kundër praktikave korruptive

Në Kuvend është rindezur sërish debat mes opozitës dhe mazhorancës sa i përket projektit për ndërtimin e Portit të Durrësit. Kreu u grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla u shpreh se garant për investimin është qeveria e Emirateve të Bashkuara.

‘Do i japim Durrësin detit që Durrësi nuk e ka pasur asnjëherë. Shkoni këtë javë në Lungo Mare dhe a e dini se çfarë ka bërë parti juaj të njëjtën gjë që ka bërë sot. Ajo që po ndodh në Durrës është diçka shumë më e madhe. Këtu i referohem fjalës tënde, kurrë mos bëni gabime të Sali Berishës, që t’i vishni njerëzve kostume që nuk i kanë. Ngelën Emirate e Bashkuara Arabe që ti pastrojnë parat këtu. Është qeveria e Emirateve garant i këtij investimi. Kur u bë i njëjti investim në Kroaci nuk foli asnjë. Nga politika atje. Hiqni dorë nga sulmet që u bëni investimeve të huaja.’- u shpreh Balla.

Ndërsa deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj theksoi se ato nuk janë kundër investimeve, por kundër praktivae korrupsive.

'Qe te kuptohem me te gjithe qytetaret e Durresit. Nuk jemi kunder zhvillimit te qytetit. Jemi thjesht kunder menyres korruptive dhe ne kundershtim me ligjet te te gjithe procesit. Kam qene i pari dhe i vetmi ne kete kuvend qe nje vit me pare kam kerkuar interpelance per projektin korruptiv te Portit te Durresit.  Pse projekti i Portit te Durresit eshte ne kundershtim me MSA-ne. Në marrveshjen me Emiratet është futur neni 6  qe thote: “Palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike, që konsiderohen të një natyre strategjike: 1. Ri-zhvillimi i Portit të Durrësit…” Dhe më poshtë po ky nen bën të qartë se:
“Programet dhe projektet strategjike, të rëna dakord, në përputhje me këtë Marrëveshje, nuk do i nënshtrohen procedurës konkurruese…”.'- u shpreh Xhaferraj.

Ora 13:30
Debatet në Kuvend, Alibeaj: Përballë çdo shqiptari është një regjim i korruptuar! Vetëm shkulja në rrënjë e politikës së vjetër sjell ndryshim

1668686089_finalprojekt.00041302.Still005.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelej Alibaj ka komentuar sërish debatet në seancën plenare. Ai shkruan se vetëm një shkulje që nga rrënja e këtyre politikanëve (referuar këtu edhe Berishës) mund të sjellë ndryshimin.

“Sot në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca për mocionin në debat lidhur me Procesin e Integrimit në Bashkimin Europian. Një mocion i kërkuar nga unë, si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe i zvarritur nga mazhoranca në zyrat e drejtueses së Kuvendit prej javësh. Nisur nga vlerësimet kritike të raportit të fundit të BE-së dhe ngecjen e këtij procesi që ka si pergjegjës Kryeministrin dhe Qeverinë e drejtuar prej tij, prisja që sot të diskutonim apo edhe debatonim për arsyet e vërteta që e kanë lënë Shqipërinë kaq mbrapa në këtë proces jetik. Por seanca nisi si një sherrnajë, skenë e parë mijra herë nga shqiptarët ku shkaktarët e vërtetë dhe ata që zhurmojnë, ia dalin të tërheqin vëmendjen nga debati, për ti lënë vendin skenave banale të politikës së lodhur të tranzicionit.

Me keqardhje vërej se jo vetëm akuzat, por dhe fjalori mes dy palëve që japin shfaqjen e radhës duke u “ndeshur” në parlament, është shumë e ngjashme. Sikundër po me keqardhje, konstatoj se thelbi i debatit, ai i analizës së arsyeve që na kanë lënë peng në procesin e integrimit merr formën e shëmtuar të akuzave dhe kundër akuzave të atyre që janë përgjegjësit e vërtetë të këtij tranzioni që po mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Perballë çdo qytetari shqiptar sot qëndron një regjim i korruptuar, me rrënjë të thella në çdo institucion shtetëror, përfshirë edhe ata që në dukje janë të pavarur. Një sistem që ka në dorë gjithçka që lidhet me mirëqënien e shqiptarëve dhe që punon veç për interesat e klientëve dhe oligarkëve. Unë jam i bindur se ky sistem shkatërrohet veç me nje alternativë të qartë e të pastër: të papërlyer me lojrat dhe marrëveshjet okulte të politikës së vjetër që përmes të sharave dhe banalitetit mbajnë në skenë njëri-tjetrin. Vetëm shkulja me rrënjë e kësaj rrace politikanësh të zhurmshëm, bejtexhinj, të korruptuar dhe hakmarrës primitivë, që kanë përdorur çdo formë dhe çdo mjet për të marrë dhe qëndruar në pushtet, mund të sjellë ndryshimin e madh për të cilët shqiptarët kanë sot nevojë më shumë se kurrë.

Kjo nuk është utopia e deputeteve të PD-së që kërkojnë të ndryshojnë këtë sistem të korruptuar. Kjo është dëshira dhe kërkesa e çdo qytetari të ndershëm që ndihet i fyer dhe i poshtëruar nga ata që duhet të punojnë për ti siguruar një jetë më të mirë. Është kërkesa urgjente për një vend që po shpopullohet çdo ditë nga varfëria, korrupsioni, por edhe nga mungesa e shpresës se një ditë mund të bëhet më mirë. Dhe për të risjellë këtë shpresë duhet forcë, guxim dhe moral për tu përballur me ata që janë shkaktarët e vërtetë të mjerimit të sotëm! Ne duhet dhe do ta bëjmë këtë për shqiptarët.”- shkroi Alibeaj.

Ora 12:58
Raporti i KE-së, kritikon Tabaku: S’është spektakël propagandistik, duhet t’u shërbejë qytetarëve! Qeveri pasive

 

Me kritika e ka pasur fjalën e saj deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila u shpreh se fletët e progres raportit nuk janë tregues të emancipimit.

Tabaku shton se në asnjë moment nuk ka një qëllim konkret dhe të frytshëm nga qeveria për të vazhduar në rrugën drejt BE-së, përkundrazi është shumë pasive. 

“Unë bëj përpjekje titanike që të bëhen mbledhje të komisioneve dhe deputetët nuk vijnë dhe përballem me deputetët e mazhorancës që mbrojnë qeverinë e tyre. Po s’ka problem unë kështu kam bërë që në 2016-tën me inceneratorët, e vetme denoncova.

Me 12 vite në politikë unë di çdo gjë, kush është i blerë dhe se çfarë ndodh në politikën shqiptare. Kam refuzuar të jem pjesë e këtij llumi. Siç vijnë e flasin sot për rublat ruse, këta ish partia komuniste. Unë e kam treguar gjithnjë më të vërteta dhe fakte dhe kështu kam vazhduar të bëj.  Sa herë del raporti dëgjoj ministra që thonë do bëjmë më shumë duhet bërë kjo, të gjitha janë justifikime.

Ky nuk është spektakël propagandistik, ky është plan që duhet t’i shërbejë qytetarëve. (...)

Kjo qeveri është pasive për procesin e integrimit duke e kthyer në teknike. Koha e viktimizimit duhet të marrë fund, është e padiskutueshme që qeveria të krahasohet se çka bërë 10 vjet më parë. Do ishte një ëndërr e bukur që ky parlament të bëhej bashkë për të folur për qytetarët, por unë e dyshoj se do të ndodhë ndonjëherë kjo gjë. Ky është një hapi madh që do guxim për të hequr dorën nga gënjeshtrat. Këtë guxim se quaj utopi, duhet ta kenë të gjithë, ose do kapim trenin drejt BE-së ose do vazhdojmë me fletët e progres raportit në dorë me diskutime të bezdisshme politike. Ne sot harrojmë që rruga e vetme për të vepruar është rruga drejt BE-së.”-tha Tabaku në Kuvend.

Ora 12:40
Raporti i KE për integrimin në BE, ministrja e Jashtme: Nuk e shoh si një fletë lavdërimi, rekomandimet plan pune për qeverinë

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se raportin e Komisionit të Europës për integrimin e vendit në Bashkimin e Europian. Ministrja u shpreh se është krenare për arritjet, por nuk e sheh si një fletë lavdërimi.

‘Krenare për arritjet e vlerësimet që përmend raporti, por nuk e shoh si një fletë lavdërimi. Rekomandimet e KE po kthehen në një plan pune për qeverinë. Siç e dini jemi në procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025. Masat legjislative dhe zbatuese që do të ndërmerren, do të bazohen tek rekomandimet e Komisionit.’- u shpreh Xhaçka.

Fjala e Ministres Xhaçka në Kuvend për Integrimin

Përshëndetje kolegë,

Dua t’i falënderoj kolegët e opozitës për këtë mocion, që na jep një mundësi shumë të mirë për të diskutuar për procesin e integrimit, për të adresuar shqetësimet apo pyetjet e kolegëve të opozitës, e mbi të gjitha për të informuar qytetarët. Aq më shumë që ky mocion vjen në një moment kur procesi i integrimit ka hyrë në një fazë të re, shumë sfiduese, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe me hapjen e negociatave.

Dhe me thënë të drejtën nuk ishte një vendi gjeneroz i perëndimit siç u tha këtu , po ishte një vendim i vonuar siç është pranuar dhe nga vetë perëndimi, aspak i lidhur me meritat apo me dështimet tona në këtë proces. Dhe ashtu siç vlerësimi teknik është bërë vit pas viti nga KE, i cili është i vetmi organ apo institucion i cili ka detyrën të bëjë vlerësimin teknik të këtij procesi, është rekomanduar që të hapet jo sot, pra që procesi i negociatave të hapej jo sot po që tre vjet të shkuara. Pra vit pas viti kemi të njëjtën rekomandim. Është një vendim i vonuar, nuk është një vendim gjeneroz dhe është një vendim që vjen për shkak të vlerësimeve subjektive, politike dhe historike të vendeve anëtare të cilat e mbajtën peng këtë proces për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Raporti Vjetor 2022 i Komisionit Evropian është raporti i parë që paraqitet pas hapjes së negociatave dhe pa diskutim është shumë i rëndësishëm sepse ne zhvilluam Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe sapo kemi filluar procesi e shqyrtimit të legjislacionit të BE-së.

Publikimi i raportit është kthyer prej vitesh në një moment reflektimi kombëtar mbi procesin e integrimit, një moment kur qeveria duhet të japë llogari për atë çfarë ka bërë, kur opozita në njërën anë duhet të kërkojë llogari tek qeveria e në anën tjetër duhet të pyesë veten se çfarë ka bërë ajo për ta ndihmuar e mbështetur këtë proces, dhe kur shoqëria shqiptare duhet të krijojë bindjet e saj përmes për atë çfarë kemi bërë për ta çuar përpara integrimin.

Unë besoj që raporti i vitit 2022 është padyshim një konfirmim i punës së madhe që ne si qeveri kemi bërë për të çuar përpara integrimin evropian. Ashtu siç është një konfirmim i kësaj pune vetë hapja e negociatave që erdhi si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve të reformave dhe qëndrueshmërisë së vendit në përparimin drejt anëtarësimit në BE.

Të gjitha gjetjet e këtij raporti konfirmojnë vijimin e përmbushjes të kritereve për hapjen formale të bisedimeve të anëtarësimit.

Më konkretisht, raporti flet për “një njohje të angazhimit të qëndrueshëm, arritjeve të reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE-së”. “Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare” dhe se “Qeveria nuk e humbi fokusin në agjendën e BE-së, pavarësisht një sfide të trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë; administrata publike mbeti e përkushtuar përkundër sfidave” dhe vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit”. 

Dhe më duhet të theksoj këtu, që kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 janë që të gjitha pjesë e grupkapitujve themelorë, tek të cilat Shqipëria kryeson në rajon me një nivel përgatitje të moderuar dhe progres të mirë në kapitullin 23 dhe specifikisht  në funksionimin e gjyqësorit, duke kaluar edhe vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë.

Pra, Komisioni vlerëson se Shqipëria ka vijuar të mbajë fokusin e përgjithshëm në axhendën e reformave, pavarësisht sfidave te trefishta të lidhura me tërmetin e vitit 2019, pandeminë dhe pasojat e  agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ky vlerësim pozitiv shtrihet në çdo fushë, ku edhe pse në shkallë të ndryshme, në secilin rast konfirmohet që ecuria është pozitive, që nuk ka asnjë kthim pas në parimet themelore, por ka progres të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Fusha ku është evidentuar progres i veçantë në vlerësim është ajo e drejtësisë, ku është rritur vlerësimi në nivelin mesatar të përgatitjes. Në këtë fushë, siç e thashë e kemi vlerësimin më të mirë krahasuar me vendet e tjera në paketë.

Ndërkohë fusha për të cilën bëhet vlerësimi më i lartë për nivelin e mirë të përgatitjes është ajo e marrëdhënieve me jashtë, sigurisë dhe mbrojtjes ku Shqipëria vlerësohet si një partner aktiv dhe i besueshëm i Bashkimit Evropian, me një politikë të jashtme që bazohet në vlerat evropiane dhe të linjëzuar plotësisht me deklaratat dhe vendimet kufizuese të BE-së në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme e të sigurisë. Nuk mund të lë pa përmendur po ashtu edhe vlerësimin për përkushtimin që Shqipëria ka treguar në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit proaktiv rajonal, çka nuk ka qenë e lehtë nëse mbahen parasysh sfidat e shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë dhe impaktin që ky agresion ka pasur në rajonin tonë në Ballkanin Perëndimor.

Ne do të kemi mundësinë të diskutojmë gjatë një e nga një për secilën nga fushat dhe jam e sigurt që kolegët do të kenë shumë pyetje. Por unë dua të prek shkurtimisht disa nga konkluzionet e raportit, për fushat më kyçe, që kanë qenë edhe për ne çështje që i kemi trajtuar me një përparësi të veçantë dhe për opozitën çështje që i ka kontestuar me një përparësi të veçantë.

Veçanërisht i mirëpritur ishte vlerësimi se sistemi gjyqësor shqiptar ka arritur një nivel mesatar përgatitje, duke shënuar një vlerësim më të mirë se viti i kaluar. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë vazhdon dhe ka rezultuar në progres të përgjithshëm të mirë ndërkohë që rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) ka fijuar të avancojë në mënyrë të qëndrueshme.

Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, sërish konfirmohet progresi duke theksuar se Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitje (some level of preparation) dhe ka vijuar përpjekjet për të ndërtuar track rekorde të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit, i cili ka dhënë disa rezultate. Ndërkohë që në prokurimet publike, vendi ynë është mesatarisht i përgatitur dhe ka bërë përparim të mirë  duke miratuar legjislacionin zbatues dhe duke ngritur një sistem elektronik të ankesave dhe apelimeve.

Për luftën kundër krimit të organizuar, vendi ynë ka njëfarë niveli përgatitje në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka bërë progres në plotësimin e rekomandimeve të vitit të kaluar. Bashkëpunim i fortë dhe i frytshëm me vendet anëtare të BE, Europol dhe Eurojust të cilat kanë dhënë rezultate te prekshme.

Më lejoni edhe një paranteze mbi natyrën e raportit vjetor te Komisionit. Ky është një dokument qe krahas vlerësimit te arritjeve përgjatë vitit te fundit dhe te shkalles se përgatitjes te arritur ne vite, synon te na ndihmoje duke na orientuar punën tone përgjatë vitit te ardhshëm dhe me tej, ne përafrimin me standardet e BE. Kjo është natyra e punës sonë me Komisionin Evropian dhe ky është tek e fundit thelbi i procesit te integrimit evropian. Në këtë kuadër, raporti evidenton sfidat dhe jep rekomandime.

Pra, e para:  identifikimi i sfidave është ne natyrën e këtij dokumenti: mjafton të shihni vlerësimet për vende qe kane avancuar para nesh në procesin e negociatave dhe për te cilat mangësitë e identifikuara nga Komisioni, në shumë fusha, janë edhe më të mëdha se tonat.

E dyta: sfidat/mangësitë e identifikuara duhen lexuar ne kontekstin e vlerësimit të përgjithshëm të progresit ne secilën fushe përgjatë vitit te fundit dhe te shkalles se përgatitjes te arritur nga Shqipëria ne vite.

E them këtë, me shpresë që të paktën në këtë diskutim që do të kemi sot do të mund të shmangim atë fenomenin që ka ndodhur në fakt çdo vit me raportin, ku leximi bëhet selektiv e i paragjykuar, duke lexuar vetëm atë që çon ujë tek agjenda e ngushtë politike.

Unë dua ta bëj fare të qartë, që edhe pse si ministër i kësaj qeverie, dhe anëtare e kësaj shumice, unë ndihem vërtete krenare për arritjet e vlerësimet që përmend raporti, unë nuk e shoh aspak raportin si një fletë lavdërimi.

Ky raport është mbi të gjitha një dokument pune. Dhe ju garantoj, që rekomandimet e Komisionit Evropian nuk janë thjesht më një orientim, dhe po kthehen në një plan pune për qeverinë pasi siç e dini jemi në procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025, i cili do të përmbajë masat legjislative dhe zbatuese që do të ndërmerren në këtë periudhë dhe ku kriteri kyç qe po mbahet parasysh ne përcaktimin e masave qe do te përmbaje PKIE janë pikërisht rekomandimet e Komisionit. Ju faleminderit.

Ora 12:22
‘Nuk përfaqësoj ata me të cilët s’më lidh asgjë’, Paloka-Alibeajt: Pranon të bashkëpunosh me Ballën për t’i mbyllur gojën opozitës! Me paturpësi thua që je kryetar

1668684417_palokaa.jpg

Edi Plaoka i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt duke i thënë se pranon të bashkëpunosh me Taulant Ballën për t’i mbyllur gojëbn opozitës dhe me paturpësi e cilëson veten kryetar të grupit të PD. Me anë të një statusi në Facebook ngre pikëpyetje përse cështjet e ngritura nga deputetët e Berishës mbeten në sirtar.

“Alibeu paska dale ne podiumin e Parlamentit per te sulmuar PD , jo Ramen ! Ky qe pranon te ulet e bashkepunoje me Tao Ballen , deklaroi se as “ nuk do ti perfaqesoje ata me te cilet nuk e lidh asgje”, duke nenkuptuar deputetet e PD. E me paturpesi pastaj shton se qenka kryetar i grupit te PD! Te kujt PD, te asaj qe voton ne Parlament sic urdheron Rama e qe ka perfunduar me keq se “kerperata” ? Te atij grupi qe bashkepunon me Ramen ne Parlament per ti mbyllur gojen opozites e per te bllokuar nismat e saj ?

A mund te na thote ky Alibeu si pjese e Konferences se Kryetareve se si ka mundesi qe Rezoluta per krimet e ganocidin ne Kosove , ne shkelje te cdo procedure, vazhdon te qendroje ne sirtar ?

Po projektligji per lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon te mos e shoh driten ? A e ka ngritur ne Konferencen e kryetareve kete ceshtje ky “bashkeluftetari” i Tao Balles ne gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht qe jo, sepse nuk e lene Tao me Ramen. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe leshon cfare i vjen ne goje per opoziten, kur ne salle eshte vetem Alibeu…

Prandaj shume shpejte ne ate salle do duhet te flasin shqiptaret, demokratet e jo ata qe kane uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca me shume ata qe jane aty me vote te vjedhur e manipuluar”, shkroi Paloka.

 

Ora 12:18
Porti i Durrësit, ironia e deputetes Flutura Açka: “Porta Potty” tani edhe në qytetin bregdetar

Deputetja e PD, Flutura Açka e cila ka kundërshtuar projektin për Portin e Durrësit ka ironizuar këtë marrëveshje nga salla e Kuvendit. Nga vendi i saj në ulësen e Parlamentit, Açka ka nxjerrë një fletë të bardhë A4, ku shkruan me shkrim dore “Durrës Porta Potty”.

Ora 11:56
Mocioni për integrimin, Alibeaj: Raporti i progresit evidentoi probleme të rënda! Qeveria nuk e ka prioritet rrugën drejt BE

1668678135_Screenshot1.jpg

Duke prezantuar mocionin me debat për integrimin evropian, deputeti Enkelejd Alibeaj tha në Kuvend se qeveria nuk e ka prioritet procesin e integrimin.

“Në korrik të 2020 Këshilli Evropian vendosi të nisë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Qeveria Shqiptare vendosi të ndryshojë strukturën e cila do jetë e dedikuar për këtë proces.  Para disa javësh Komisioni Evropian publikoi raportin vjetor të zgjerimit për Shqipërinë ku u vunë re një sërë problematikash të lidhura ngushtë me kriteret bazë të përcaktuara qartë nga KE si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reforma në drejtësi dhe iniciativat e qeverisë të konsideruara qartësisht si vija të kuqe nga Bashkimi Evropian.

Raporti i sipërmendur parashtroi të gjitha problematikat kryesore të cilat Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar prej vitesh i ka nënvizuar si shqetësime por edhe si pengesa drejt rrugës europiane. Ai duhet të shërbejë si kambanë alarmi për qeverinë dhe jo si mjet “mburrjeje” për arritjet e saj. Secili prej kolegëve do të flasi përkatësisht për çështjet kryesore të ngritura në raport por vëmendje e shtuar duhet treguar ndaj:

Fenomenin e shitblerjes së votës, fenomen i cili është ngritur me të mëdha në raport. KE shprehet se Shqipëria ka ende probleme me shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës publike. Është një qëndrim i vazhdueshëm i KE përgjatë viteve.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes të cilës i jepet fund pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë. Edhe pse tashmë ndodhen përpara drejtësisë një ish ministër dhe ish deputet i Partisë Socialiste, raporti thotë se Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit.

Gjithashtu të drejtat e njeriut mbeten një problematikë, sidomos e drejta e pronës dhe liria e medias. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Çdo ndryshim në Ligjin për Media duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e media. Nga ana tjetër procesi i kompesimit të pronës ka ngecur si pasojë e korrupsionit.

Së fundmi por jo nga rëndësia, janë iniciativat e fundit të qeverisë: Amnistia Fiskale dhe Pasaportat e Arta. Të dy këto iniciativa të cilat sipas raportit I hapin rrugë krimit të organizuar, evazionit fiskal dhe financimit të tërrorizmit. Skema e shtetësisë, do përdoret në aferën e Portit të Durrësit pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit European.

Shprehim keqardhje për qasjen e qeverisë ndaj procesit të integrimit. Qeveria nuk e ka patur në prioritet e saj këtë proces kaq të rëndësishëm, dhe kjo duket qartë dhe në mungesën e strukturave të posaçme për integrimin evropian. Sot janë disa struktura të cilat veprojnë në  mënyrë të paqartë për procesin e integrimin, përfshi këtu Kryenegociatoren dhe grupin negociator si dhe  Agjensia e Fondeve (ASPAC).

Një tjetër arsye pse e kërkuam këtë mocion është për të ditur cili është plani i qeverisë për procesin e negociatave. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë plan pune i qeverisë pranë Kuvendit për të kuptuar cila është strategjia e saj për këtë proces kaq të rëndësishëm”, tha Alibeaj.

Ora 11:36
Alibeaj në Kuvend akuza ‘Rithemelimit’: Vini këtu dhe bëni zhurmë dhe jashtë ndani klientët dhe aferat! Dhe pastaj ne jemi pazarxhinjtë?

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, akuzoi grupin e Rithemelimit se bëjnë një opozitë false, ndërkohë që bëjnë pazare me mazhorancën.

“Opozita bëhet e ndjerë, nuk bëhet hipokrite. Nuk është të vish të bësh zhurmë dhe jashtë kësaj seanca të ndash klientë, afera. Ne këtu e kemi detyrim historik ndaj shqiptarëve që ta bëjmë opozitën e ndershme. E di që dara e 32 viteve vazhdon dhe ne do të dëgjojmë sharje e baltë por e kemi detyrim ta durojmë. Pazarxhinj ne?  Është sakrificë e madhe t’i dalësh përballë 32-viteve  pazare të fëlliqura. Jemi në fund, jemi ende në ‘Shqipërinë e duam si Evropa’ pikërisht prej këtyre që dëgjojmë këtu.

Ne jemi këtu me përulësi, pa bërë pazare. Kush bën pazare? Ata që votojnë hapjen e dosjeve? Ata që denoncojnë Portin e Durrësit? Ou, pazarxhinj ne? Që ngritëm komisionin për inceneratorët që disa nga ne nuk e votuan. Zhurmë! Në fakt ne jemi këtu tu themi të vërtetën shqiptarëve me përulësi.

Unë e kam për nder për të përfaqësuar shqiptarët. Secili prej këtyre deputetëve që përfaqësoj e kam për nder sepse përfaqësojnë nderin dhe ndershmërinë.  Shoqëria kërkon një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal 32-vjeçar”, tha Alibeaj.  

Ai u shpreh se  "Anija jonë, modeste ndoshta do të vazhdojë me zemër të madhe. E vjetra duhet të marrë fund dhe këtë ia kemi detyrim". 

Ora 11:25
Debati/ Manja: E provove Dibrën ti! Berisha: Ulësi, o famoz, vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Teksa seanca plenare ka qenë e ndërprerë dhe Sali Berisha fliste në Facebook, pati një debat mes tij dhe ministrit Ulsi Manja.

“Ja iku dhe Xhaçka, investitorja jonë strategjike. Kjo është ministrja investitore strategjike”, tha Berisha duke iu drejtuar më pas Ulsi Manjës.

“Ulësi, vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd, prandaj bëhesh badigardi Ramës ti. Prandaj të sjell ty si binjak të Spiropalit”, tha Berisha duke kërkuar fjalën.

Ndërkohë që ministri i kujtoi disa herë humbjen e Berishës në Dibër.

Ora 11:22
Berisha: Paralajmëroj Edi Ramën të mos përdorë gjuhë fyese! Ne mund t’i japim çdo përgjigje që ekziston mbi tokë

 

Sali Berisha kërkon që të respektohet rregullorja dhe t’i japin fjalën në mënyrë të barabartë. Ndërsa i kërkoi Ramës të mos përdorë gjuhë fyese dhe e paralajmëroi se nëse nuk e bën, do i japin përgjigje tjetër.

“Kjo është histori turpi që nuk ka ekzistuar kurrë. Është standard i një personi që urren. Jepini fund kësaj se sdo e tolerojmë më këtë situatë. Ka 4 muaj që shtypni të drejtë tonë për mocion me rezolutë. Këtë e bëni me urdhër të Vuçiç. Ka 4 muaj që ju nuk po respektoni të drejtat tona. Kjo situatë duhet të marrë fund nëse doni paqe dhe stabilitet. Jemi përpjekur të kërkojmë zbatimin e rregulloreve. Sot merr fund kjo dhe ju garantoj ju, siç u zotova më 12 nëntor se në këtë mënyrë do të jetë populli shqiptar që do të jetë në këtë sallë. Nuk pranojmë të shkelmohemi nga askush se nuk shkelmojmë njeri. Për Taulant Sharrën dhe Edi Ramën s’do kishim ardhur kurrë. Na vjen turp që vijmë me këta njerëz në parlament. Paralajmëroj Edi Ramën, mos përdor atë gjuhë fyese. Ne këtu vijmë me fjalën dhe penën se mund të japim cdo përgjigje që ekziston mbi tokë. Atë mbaje në shpellën tënde në Surrel, me krimin, por jo këtu”, tha Berisha.

Ora 11:16
Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua! Përjashtoni Ramën nga parlamenti  

 

Kreu i Foltoreve bllokoi sot për disa minuta seancën plenare duke dalë live në Facebook pas një debati mazhorancë-opozitë për të drejtën e fjalës për mocionin e debatit. I ironizuar nga kampi socialist për live e tij në Facebook, Brisha u shpreh se është live në të gjithë botën dhe se aty mund të flasë sa të dojë e pa limit.

“Do mbrojmë të drejtat kushtetuese, kurrë nuk mund të shtypësh këtu popullin opozitar. Jam live në të gjithë botën! Mos qaj hallin tim. Të dalë këtu përfaqësuesi i bandave të dalë po të dojë, jam live në gjithë botën.

Të përjashtoni Edi Ramën nga parlamenti për fjalët e tij të pista për urrejtjen e tij ndaj opozitës. Përjashtuat Palokën dhe Leskën që s’thanë asgjë dhe lejoni atë.”- tha Berisha.

Pranë Berishës folën dhe disa nga deputetët e tij të Rithemelimit

Ora 11:12
Berisha futet live në Facebook nga ‘Foltorja’ e Kuvendit edhe me Këlliçin e Spahon: Vazhdoni mos e mbyllni, kemi kohë pa limit

 

Nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha është futur live LIVE në Facebook duke bllokuar seancën plenare dhe ka thirrur deputetët e tij që të flasin. Folën Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho.

“Goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha Olta Xhaçkës mundësinë për u mbrojtur. E gjitha kjo bëhet vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Edi Ramën sot e kanë zili të gjithë të burgosurit më famozë për gjuhën e përdorur. Dhe me Edi Ramën nuk ndodh asgjë ndërkohë që 2 deputetët janë përjashtuar për 10 ditë sepse thjesht kanë reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës”, tha Këlliçi kur foli.

“Të ashtuquajturit të grupit parlamentar të PD nuk kanë kurajo të protestojnë këtu me opozitën por fusin bishtin ndër shalë dhe ikin. Nuk na lejojnë të flasim për integrimin evropian që nga vit 2013 nuk ka bërë asnjë hap para. Bëhemi zëdhënësit e krimit të organizuar ndërkombëtar. BE ka paralajmëruar se nëse bëni amnisti fiskale, nuk ka integrim. Me këto tru që keni ju, nuk shkoni dot në komunitetin evropian. Porti i Durrësit është shëmbëlltyra e pastrimit të parave. Kapni krimin e organizuar, gangot e Durrësit dhe Tiranës. Shqipëria po kthehet në lavatriçe të pastrimit të parave”, tha Spaho.

‘Jam live me të gjithë botën”, tha Berisha më pas.

Ora 11:08
Berisha live në Facebook nga Kuvendi: Ulsi je bërë famos! Vetëm dy mushka kanë mbetur në fshatin tënd pa i punësuar ti

Sali Berisha ka dalë sot live në Facebook nga Kuvendi, për të mbajtur fjalën e tij. Gjatë fjalës ai i është drejtuar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke e akuzuar se ka punësuar të gjithë të afërmit e tij në Dibër.

‘Ulësi je bërë famoz, vetëm dy mushka kanë mbetur në fshatin tënde pa u punësuar të gjithë janë punësuar ndaj dhe bën badigardin e Edi Ramës. Të sjellë këtu sot si binjak të Spiropalitl. Nuk the asnjë fjalë për Skavicën. Nëse ka një dibran të shitur mbi tokë je ti.’- tha Berisha.

Ora 11:07
Bllokoi foltoren dhe seancën, Berisha del live në Facebook: Ka urrejtje ndaj opozitës! Taulant ‘Sharra’ na thotë përralla babushkash dhe rublash

 

Berisha ka bllokuar seancën plenare çka shkaktoi edhe mbylljen e përkohshme te parlamentit. Berisha ka dalë live në Facebook dhe ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se ndaj opozitës po bëhet një shkelje e madhe pasi nuk i jepet e drejta e fjalës. Sa u përket akuzave të Taulant Ballës, Berisha u shpreh se tregon përralla babushkash.

“... Me parimet e parlamenteve moniste në të cilat opozita dhe fjala e saj nuk mund të dëgjohet. Ky parlament zotërohet nga një njeri i cili me bashkinë e tij  me xhelatët ka urrejtje ndaj opozitës. Ky  përdor gjuhën he zhargonin e një ordineri për të fyer popullin opozitar për të mbuluar vjedhjet e tij të mëdha, për të abuzuar me të gjitha pushtetet që mban  jemi sot këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit opozitar,, për të pambrojtur të drejtat e shqiptarëve. Këta flasin këtu Evropën dhe përjashtojnë ish ministrin e jashtëm se s’pranojnë dot fjalën e tij. Diskutojnë për Evropën me hijen e tmerrshme që kanë bërë me djegësit dhe portin e  Durrësit Sot, Taulant Sharra i cili është defacto Gentian Sharra me kryebanditin me të cili n ka tenderë dhe afera nga më të pistat flet ne emër të vasalit të Vuçiçit dhe Putinit lidhur me rubla ruse dhe përralla babushkash. Rama është avokati i Vuçiçt dhe Putinit.”- tha Berisha.

Ora 10:57
VIDEO/ Pezullohet seanca plenare, Berisha bllokon foltoren e Kuvend

 

Pezullohet seanca plenare e sotme në Kuvend pasi Sali Berisha dhe deputetë të tij kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Ora 10:54
Debate në Kuvend, Spaho: Më fusni listën e diskutimeve për integrimit, shfaq korrupsionin tuaj

 

Ka vijuar me debate seanca plenare ku deputeti Edmond Spaho ka kërkuar që të bëjë pjesë në listën e diskutantëve për integrimin.

“Kam kërkuar sipas rregullave, të diskutoj 10 minuta për integrimin, nuk jam vënë në listë. Unë jam deputet I pavarur, nuk më përfaqëson as Alibeau, as Tabaku, as Balla. Kushtetuta ma ka dhënë të drejtën që të diskutoj këtu. Nuk është hera e parë që e bëni. Do të vijë porti i Durrësit, prapë e njëjta gjë se do e bëni me marrëveshje, se keni interesa të përbashkëta, nuk duhet të flasin ne për çështjet më të rëndësishme, pse? Më fusni emrin në listë se është e lidhur me korrupsionin tuaj, pasaportat e arta, amnistinë.. unë e di që nuk e kam të drejtën e fjalës sepse ju jeni bedela, pa din, pa imam të atij që ulet në karrigen e parë dhe si ju janë edhe disa nga krahu jonë.”- tha Spaho.  

 

Ora 10:52
Seanca plenare, Ina Zhupa: Kush ma ka dhunuar të drejtën time të fjalës

 

Deputetja Ina Zhupa kërkoi sot në seancë plenare që të flasë në lidhje me mocionin për debat në seancën e sotme plenare.

“Në proces-verbal nuk gjeta fyerjet, sharjet e Palokës-Leskajt dhe se kuptoj pse u përjashtuan, së dyti për debatin… unë jam anëtare e grupit parlamentar të PD, kam kërkuar që të flas, më është thënë që më është hequr fjala, I bie që edhe ne dhe javën tjetër kur të diskutohet, të diskutohet vetëm nga këta në marrëveshje me opozitën, integrimi nuk është tango e dy grupeve, unë dua ta di kush ma ka hequr të drejtën e fjalës, kush është dhunuesi I fjalës sime”, tha Zhupa.

Ora 10:49
Nis me debate seanca plenare, Balla: ‘Rublaxhinjtë’ kërkojnë të pengojnë diskutimet për integrimin evropian! S’mund të bëhet më

 

Pas fjalës së disa deputetëve të opozitës për të drejtën e fjalës lidhur me mocionin e kërkuar nga demokratët, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së. Balla u shpreh se ky veprim është thjesht një justifikim për të hequr vëmendjen nga diskutimet e progres raportit të integrimit evropian. Më tej Balla u shpreh se kjo gjë, metodë tashmë e ‘rublaxhinjve’ s’mund të lejohet më.

“Kërkesa ime është të kalohet direkt te progres raporti i integrimit evropian . Ka një përpjekje shumëvjeçare të rublaxhinjve, non gratës, për të penguar Kuvendin që të fokusohet në çështjet e integrimit evropian, po kjo s’mund të bëhet më.

Partneri i Kostandin Kostaçevit s’mund të pengojë kuvendin e Shqipërisë në diskutimin e progres raportit.”- tha Balla.

Ora 10:35
Alibeaj: Opozita kërkon debat për mandatin e Olta Xhaçkës, jo vetëm lexim raporti! Nuk bëhet pazar me askënd

1668678135_Screenshot1.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj renditi një sërë çështjesh në Kuvend. Ai përmendi mocionin për debat për mandatin e Olta Xhaçkës duke thënë se nuk duan vetëm lexim të raportit. Po ashtu u ndal të gjuha e përdorur nga Rama në Kuvend duke i thënë zv.kryetares së Kuvendit se nuk ka guxim që të marrë masa.

Edhe për Konferencën e Kryetarëve thotë se vendosën në shkelje që javën e ardhshme të diskutohet për Portin e Durrësit.

Alibeaj: Keni kërkesë të përsëritur për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama. Asnjëra nuk merr guximin. Keni për detyrim të shpreheni. E kuptoj mungesën e guximit, por duhet të shpreheni. E keni të shkruar në procesverbalin e seancës disa herë. Thatë më parë që në konferencën e kryetarëve ka pasur unanimitet dje. Nuk është e vërtetë. Pati debate të mëdha është ajo për javën e ardhshme, diskutimi për portin e Durrësit. Juve dje, mazhoranca, në Konferencën e Kryetarëve, në shkelje të hapur vendosët që debati për portin e Durrësit, ta kufizonit kohën e debatit. Jo vetëm që javës së kaluar e kaluat me procedurë të përshpejtuar vijuat dje që përsëri të kufizoni kohën e deputetëve për të folur. Duhet ta thonit të paktën këtë gjë.

Për çështjen e Xhackës, e kuptoj që keni marrë mision për ta mbrojtur. Nuk i dhatë të drejtë opozitës që të bënte pyetjen. Disa herë e shtyu për të mos u përballur me të vërtetën.

Felaj: Ju lutem cila është kërkesa juaj?

Alibeaj: Kërkohet debat, jo vetëm lexim i raportit apo tjetrës palë. Kërkohet debat. Çështje e konfliktit të interest që parlamenti nuk duhet të ketë në shkelje të ligjit. Për mocionin sot, është kërkuar nga grupi parlamentar i PD dhe vendosni kohë që çdokujt t’i krijohet mundësia secili që të flasë. Këtu nuk bëhet Pazar me askënd. Kushdo që përdor fjalë të lidhur me Ramën, të shitur te Rama, t’i tërheqë se është turpi i tyre.

Ora 10:33
Sot vendoset nëse mandati i Olta Xhaçkës shkon në Kushtetuese, Opozita kërkoi debat por nuk pranohet

 

Në seancën e sotme plenare pritet të votohen raportet të bëra nga të dyja palët në Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë për kërkesat për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Opozita kishte kërkuar që për këtë pikë të rendit të ditës së sotme të ketë debat por kjo nuk është pranuar nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, e cila ka radhitur të gjitha seancat e ngjashme në të kaluarën që nuk kanë pasur debat.

Deputetja Albana Vokshi e konsideroi këtë një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës.

“E pritshme që mos të pranoni debatin, por ju po tentoni ti mbyllni gojën opozitës. Keni hequr të drejtën e fjalës, deputetëve, grupeve të interesit, keni frikë nga fjala, shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren, kushtetutën duke e kthyer parlamentin në mbrojtës me arrogancën e votave ministrat tuaj që po rrëmbejnë votat”, tha Vokshi.

Ora 10:31
Vokshi: Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit! Rama të përjashtohet nga Kuvendi për gjuhën banale

 

Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar që të përjashtohet nga Kuvendi kryeministri Edi Rama për gjuhën e përdorur në seancën e shkuar plenare.

“Të merret masë për Edi Ramën. Vajzat e mia në shtëpi janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Kam kërkuar nga të gjitha gratë deputete të distancohen. Kërkoj të merret masë dhe të përjashtohet Edi Rama për gjuhën vulgare dhe banale që ka përdorur në parlament”, tha Vokshi.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 17/11/2022 16:34

    O Shqiptar po si ka mundësi që ka akoma njerëz që ndjekin mbrapa kti njeriu si Salhe Bajga që ka qen sekretar i partis së punēs [ sumës ] ky njeri me emrin Salhe bajga është : kriminel, hajdut, mashtrus, gënjeshtar, anarshist, malok. Po si ka mundësi që ky qen i tërbuar nuk ndëshkohet për krimet e pa numurta. Kjo tregon që SPAKU ka frik nga ky kriminel prandaj dhe spaku duhet fshir së ekzistuar se nuk bëjn punën që paguhen me roga të pa para e kta të SPAKUT si meritojn kto roga se nuk justifikojn üunën e tare. Pty rac flliqsir.

    Përgjigju
  • orion: 17/11/2022 13:52

    futu ne tiktok te gjujm naj kapele naj avion ahghaha ca rraku je

    Përgjigju
  • Goni: 17/11/2022 13:47

    O non grada i shemtuar vetem per te vetem me bllokime te shkoj jeta keshtu e ke bllokuar dhe shqiperine

    Përgjigju
  • Avdiu: 17/11/2022 13:36

    Lidheni ate qen non grata, ate kriminel qe ika duart me gjak,ate hajdut,ate shkaterruses te gjithckaje ne shqiperi,spaku i korruptuar,prandaj livadhis si i do qefi,

    Përgjigju
  • ermal lufo: 17/11/2022 12:42

    mire ja ke be o sale keshtu eshte bere ai i ka fut njerezit e vet npune te gjithe

    Përgjigju
    • Liku: 17/11/2022 13:49

      Ik o sali non grata se vetem per mbrojtur pasurine punoni ju

  • ervin: 17/11/2022 12:36

    Kafsha NON GRATA bllokon kuvendit....

    Përgjigju
  • ylli: 17/11/2022 12:30

    ore sali akoma gjalle je o shpifsire e kombit

    Përgjigju
  • Gerti: 17/11/2022 12:20

    Ka harru non grada ca fjalori ka e thot per te tjeret, ska faj mosha ben te veten

    Përgjigju
  • Kistra: 17/11/2022 12:12

    Sa me shume afrohet data 6 dhjetor ku do mbahet samiti BE+Ballkani Perendimor, aq me shume do te rritet terbimi ne kazanin e corbes e thesin e rublave. Do bejne cdo perpjekje per ta bere pis nje ngjerje te tille te rendesishme, pasi e konsiderojne nje sukses te Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli