Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës ku pritet të diskutohen disa projektligje. Në fillim të seancës, me propozim të kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, Kuvendi vendosi të përfshijë në rend dite miratimin e pr/vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), i cili u shty një javë më parë nga mazhoranca.
Gjithashtu, Ruçi propozoi përfshirjen në seancën e sotme edhe të disa ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, të kërkuara nga deputetët e opozitës.
Pikë e rëndësishme e rendit të ditës së seancës së sotme është projektligji "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë", i cili parashikon uljen e moshës së daljes në pension për këtë kategori punonjësish, duke përcaktuar moshën 55 nga 60 vjeç që është aktualisht.
ATSH
/Shqiptarja.com