Kuvendi i Shqipërisë ka hapur garën për të zgjedhur 1 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe 2 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve mandati i së cilëve do të jetë 5 vjeçar dhe nis në 2027.
Anëtari i ri nga pedagogët që do të shkojë në KLP do të zëvendësojë kryetaren e këtij Institucioni Mirela Bogdanin e cila fillimisht u zgjodh nga Kuvendi si anëtare në shkurt të vitit 2022 dhe 2 vite më pas u zgjodh kryetare e këtij institucioni duke zëvendësuar Alfred Ballën, mandati i së cilit kishte mbaruar.
Sipas ndryshimeve të fundit ligjore të gjithë kandidatët duhet të jenë pedagogë në fakultetin e drejtësisë dhe ata do t’i nënshtrohen një vettingu të plotë nga një sërë institucionesh përfshirë dekanin e Fakultetit të Drejtësisë e më pas edhe vetë Kuvendin e Shqipërisë!


Komente











