Kuvendi,Haradinaj paralajmëron
sërish dështimin e seancës nesër 

Kuvendi,Haradinaj paralajmëron<br />sërish dështimin e seancës nesër 
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se nesër mund të shtyhet sërish seanca për zgjedhjen e kryetrarit të Kuvendit.
 
”E para po më vjen keq për kohën edhe shtyrjet që kanë ndodhur deri më tani. Nuk ndihem mirë që po ndodhin këto shtyrje.
 
Jemi ende në përpjekje të kemi seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër  të mos mund të fillojë.
 
Por këto shtyrje bëjnë gati një nisje të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse” deklaroi Haradinaj.
 
Duket se shtyrja vjen për faktin se ende nuk ka një marrëveshje me Behgjet Pacollin e AKR.
 
 “Besoj do të gjejmë zgjidhje. Nëse Pacolli nuk i  bashkohet PAN-it, ai ka thënë se qëllimi ynë është vetëm për qeveri gjithëpërfshirëse dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për një të ardhme”, ka deklaruar Haradinaj.
 
Koalicioni i PAN nuk po arrin që të sigurojë numrat e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, që do i hapte më pas rrugë edhe qeverisë së re.
 
Deri tani kanë dështuar katër seanca për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, pasi PAN i ka bojkotuar. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur