Kuvendi i 18 dhjetorit, PD bën publike emrat e 5004 delegatëve! Bardhi: Në referendumin e Berishës votuan drejtues të LSI dhe drejtorë të Ramës (VIDEO)

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, e thirrur Lulzim Bashës u raportua se pjesëmarrja arriti në 5004 delegatë, me një  kuorum prej 65% përqindësh. Ashtu siç kishin premtuar, sot ka dalë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, për të bërë publik emrat e 5004 delegatëve. Ai lexoi fillimisht emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, që morën pjesë në mbledhjen e 12 dhjetorit, dhe mori vendime për sharkime dhe miratoi edhe një rezolutë kundë 11 dhjetorit. Më pas Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Greta Bardeli, lexoi emrat e 5004 delegatëve, të cilët mund t'i dëgjoni në videon bashkëngjitur këtij shkrimi. 

"Edhe pse nuk ka qenë një standard apo traditë e PD të publikojë emrat e pjesëmarrësve në Kuvend, pikërisht për ti shkuar transparencës deri në fund kemi vendosur të bëjmë atë që premtuam, të publikojmë listën e plotë të anëtarëve të kuvendit. Do ndalem vetëm në listën e Këshillit Kombëtar", tha ai. 

Bardhi tha se shumica absolute e Këshillit Kombëtar ishin prezent në Kuvendin Kombëtar. Sipas tij u konfimuar shumica në Kryesi, në Këshill dhe në Kuvend Kombëtar. 

"Të përqendrojme energjitë tona në luftë me regjimin e Edi Ramës. Tollovia e këtyre muajve në PD nuk u shërben demokratëve dhe PD. Çdo institucion i PD ka folur, Kryesia, Këshilli, Kuvendi. Kemi detyrimin t’i bindemi institucioneve të partisë. Prandaj të fokusohemi në betejën me Edi Ramën", vijoi ai. 

Më 18 dhjetor 5004 delegatë të PD zhbënë çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përshirë shkarkimin e kryedemokratit e ndryshimet e statutit të miratuara në Kuvendin e Berishës. Po ashtu, delegatët i dhanë besimin Bashës për përjashtimin e Berishs nga funksionet drejtuese në PD. Demokratët miratuan ndalimin e çdo personi të shpallur 'non grata' që të marrin funksione drejtuese në parti.

Ndërkohë, paralel me Kuvendin Kombëtar të PD, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij organizuan referendumin në të gjitha degët e P për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sipas Berishës, 99% e delegatëve votuan pro shkarkimit të Bashës, ndërsa sot i ashtuquajturi Komisioni për Rithemelimin do të mblidhet sot për të verifikuar rezultatin përfundimtar të Referendumit. Megjithatë, pavarësisht 'suksesit' të pretenduar të Berishës, Basha ka deklaruar se nuk njeh as Kuvendin e zhvilluar prej tij dhe as referendumin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Do i bashkoheni Berishës sot në protestë? Bardhi për Report Tv: PD nuk e ka thirrur, pse u kujtua tani kur Vuçiç ka ardhur disa herë në Tiranë?

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se Sali Berisha e ka protestën e sotme kundër vizitës së Vuçiçit edhe pse është munduar të gjejë arsye të tjera. Bardhi tha se PD nuk ka thirrur protestë.

"Berisha ka paralajmëruar më parë një protestë kundër vizitës së Vuçiçit, presidentit serb i cili mbërrin në Tiranë. Një ditë më parë shtoi inceneratorët, sot ka shtuar 4 të tjera. Unë kam bindjen që demokratët që i shtohen hallet minutë pas minute duan largimin një orë e më parë të regjimit të Edi Ramës. PD nuk ka thirrur protestë. Berisha ka thirrur një protestë për Vuçiçin, që nuk është hera e parë që vjen në Tiranë. Demokratët të mos ç'fokusohen nga beteja që kanë me regjimin e Edi Ramës", tha Bardhi.

Ora 14:20
Bardhi për gazetarin e medias së familjes Berisha: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të ish-Kryeministrit

 

Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u përplas me gazetarin e medias së familjes Berisha, teksa i kërkoi të bëjë publikë funksionet që kanë anëtarët e PD-së që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

" Ne ju lamë akses të plotë ju dhe kamerave, asnjë nuk u pengua. Komisionet e verifikimit dhe regjistrimit të anëtarëve ishin në të gjitha ambientet ku ju ishit prezent. Çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar që paraqitej në sallë regjistrohej në komisionin përkatës, dhe numri i anëtarëve në mbledhje, është numri i anëtarëve të regjistruar. Ky nuk është Kuvendi i parë që PD bën në Pallatin e Kongreseve. Kështu është bërë edhe kur në sallë ka qenë prezent Sali Berisha. Pallati nuk ka vetëm salla dhe karrige, kanë qenë të vendosur edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve. E sigurtë është që verifikohet shumë më mirë se në stadium. Se si e bëj unë transparencën nuk ma cakton Çim Peka. Çim Peka të bëjë transparencën e partisë së vetë. Koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës, ka marrë fund. Secili është anëtar me funksion. Se çfarë është nuk e dini ju, nuk e di as Çim Peka", ka thënë Bardhi.

Ora 13:52
Bardhi: Në referendumin e Berishës kanë votuar edhe drejtues të LSI dhe drejtorë të emëruar nga Rama

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh sot se në Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor kanë votuar  edhe drejtues të LSI-së dhe drejtorë të Ramës.

"Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë të dhënë kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI ne Qarkun e Fierit. Në 92-shin ka qenë anëtar, në këtë kohe ka ndërruar disa parti, por ka shkuar të votojë me kartën e 92-shit, megjithëse është kryetar i LSI për Divjakën. Partia ka rregulla të qarta në Statut kush quhet anëtar. Në dijeninë tuaj, kanë votuar edhe drejtorë të emëruar nga Edi Rama, që kanë hequr demokratë nga puna. Më 18 dhjetor ka pasur vetëm 1 aktivitet politik te PD, Kuvendi Kombëtar. Te tjerat janë aktivitete private, që bëjnë listat e tyre, sipas dëshirës së tyre", tha ai.

Ora 13:43
Bardhi: Më 11 dhjetor Berisha i mori 'delegatë' Jozefina Topallit dhe Tom Doshit

Gazent Bardhi tha se Berisha nuk i ka pasur delgatët në Kuvendin e 11 dhjetorit, por ka marrë kandidatë nga partia e Jozefina Topallit dhe ajo e Tom Doshit për të plotësuar numrat.

"Ajo që kujtoj unë dhe që për fat t keq është harruar ditët ku u mbyllën firmat në kasafortën e Palokës, juve ju kujtua që do lexoheshin emrat në kuvend, dhe do të bëhej një prezantim me prezencë e çdo pjesëmarrësi në tubimin e 11 dhjetorit. Kjo nuk ndodhi, madje ndodhi për herë të parë në 31 vite që nuk u lejuan gazetarë, ata u nxorën jashtë. Nuk ka ndodhu kurrë në asnjë rast, media ka të drejtë të jetë prezent në çfarëdo lloj tubimi. Në vend të transparencës u kyçën dyert. Po të kishin pasur mundësi iu kishin kyçur edhej uve në kasafortë siç u kyçën letrat. Institucionet janë ata që garantojnë trsanparencën, prandaj jemi këtu. Tek ne në sytë e medias votohet, berisha deklaronte që është mbushur salla me punonjës të administratës dhe pas një ore ky mashtrim publik u rrëzua me transparencën që bëri komisioni i votimit. Kandidatë të Jozefina Topallit të ulur si delegatë, apo të partisë së Tom Doshit të ulur si delegatë. Ne nuk kemi ndërmend të merremi me asnjë njeri që bën tubime", tha Bardhi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja