TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv është shprehur se vendimi i Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, në 18 dhjetor nuk bën gjë tjetër veçse e përçan edhe më shumë partinë. Vokshi konfirmoi se mbledhja e sotme e Kryesisë së PD-së u shoqërua me debate dhe tonë të ashpra, teksa drejtori gishtin nga Basha, ku tha se nuk është një lider demokrat dhe se është i tmerruar nga firmat që ka mbledhur Berisha.
"Sot vija me shpresën të asaj që kam besuar për shumë vite dhe e kam mbështetur Lulzim bashës, si kryetare e forumit të gruas, si mikeshë dhe si deputet, neve nuk na është shpërndarë vendimi, na e lexoi Basha, por s'kemi vendimin, mori vendimin përçarës, tregoi që Basha nuk është lider demokrat, por i merr vendimet në mënyrë autokratike, Kuvendi në 11 dhjetor se është vullneti i 4200 anëtarëve, ka edhe shumë të tjerë që kanë firmosur, ai është i tmerruar . Vendimi që na lexoi, kishte një axhendë tjetër, nuk do të ndryshojë PD, por të forcojë pushtetin e tij. Pse një kryetar duhet të jetë përçarës, ai duhet të jetë mbi palët, pse të mos i shkojë vullnetit. Pati debate dhe ngritje zërin", tha Vokshi në Report Tv.
Ajo ka hedhur akuza të forta se gratë në parti po shantazhohen nga burrat, vetëm për faktin se kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor. Ajo tha se i ka kërkiar Grida Dumës deh Oriola Pampurit që të shkojë te zyra e Edi Palokës ku dhe po mbahen aktualisht formularët për të parë të gjithë delegatët e partisë që kanë formosur për t'i verifikuar, por sipas saj mori një refuzim.
"Hajde shkojmë i shohim firmat, i thashë Dumës dhe Pampurit, refuzuan, votuan për datën 18 dhjetor. U thashë Zonjave në PD hajde shohim firmat dhe njihni delegatët, ky është vërtetimi që firmat ekzistojnë. Ka zonja partive që janë shantazhuar nga burrat e partisë, sepse me dëshirën e tyre duan të thërrasin Kuvendin e PD në 11 dhjetor, që nuk ka në rend dite shkarkimin e Lulzim Bashës, kërkohen ndryshime statutore. Do vendosë anëtarësia, kam firmosur një kërkesë ku pika e parë është ndryshime statusore, nuk na lejohen mendimet ndryshe", tha Vokshi.