PRISHTINË - Kuvendi i Kosovës e ka filluar seancën me ngushëllimet për familjen Olldashi, parlamentin shqiptar, Partinë Demokratike dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi, kryetari LDK-së Isa Mustafa dhe liderët e tjerë të partive politike kanë dërguar telegrame ngushllimi për familjen Olldashi dhe shtetin shqiptar. Njezeri i janë bashkuar ngushellimeve edhe deputetet e pakicave etnike në Kosovë. Deputetet thanë se kontributi i Olldashit ka qenë i pazëvendësueshëm në ndërtimin e shtetit shqiptar dhe në proceset që kalon Shqipëria.
Presidentja Jahjaga në telegramin e saj shkruan: “Është kjo një humbje e madhe për të gjithë ne, pasi mbetëm pa njeriun e përkushtuar për përparimin e Shqipërisë, njeriun e angazhuar në të gjitha proceset demokratike, në zhvillimin e kulturës së parlamentarizmit, në ndërtimin dhe në zhvillimin e vendit”.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi shkruan në telegramin e tij se “Olldashi do të mbetet përherë në kujtesën e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si njeri dhe politikan i çmuar, që kontribuoi në thellimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Krasniqi, thekeson në mesazhin e tij: Familja Olldashi ka humbur njeriun më të dashur, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë”.
Redaksia Online
(er.d./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com