Numri i pamjaftueshëm i deputetëve pjesëmarrës në seancën e jashtëzakonshme, ka ndikuar që Kuvendi i Kosovës të shtyjë miratimin e Rezolutës me të cilën do të kërkohej lirimi i menjëhershm i Drejtorit rajonal të Policisë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet nën masën e arrestit në Serbi.

Pas afër katër orë diskutimesh, deputetët vendosën që teksti i rezolutës të përpilohet nga një grup i deputetëve, në përbërje nga shumica e partive parlamentare.

Kurse votimi i saj, pritet të ndodhë të mërkurën, ngaqë të martën pjesëmarrja në seancë ishte tejet minimale.

Thaçi është arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul dhe me vendimin e një gjykate të lartë në Nish, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai akuzohet nga autoritet serbe, për siç thuhet, veprën penale për largimin e një familje serbe nga Kosova, në Komunën e Lipjanit./botasot

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com