Arrestimi në Serbi i zyrtarit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, ka bërë që Kuvendi i Kosovës të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme. 

Vendimi është marrë sot nga Kryesia e Parlamentit të Kosovës. 

Në seancë do të trajtohet vetëm një pikë e rendit të ditës, arrestimi dhe mbajtja në burg e Nehat Thaqit, shef i Policisë në Mitrovicë. 

Seanca e iniciuar nga deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi do të mbahet nesër nga ora 14:00.

Kryepolici i Mitrovicës, Nehat Thaçi, u arrestua një javë më parë në Nish të Serbisë, pasi autoritetet serbe kanë lëshuar një urdhëarresti që nga viti 1999, për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftën e fundit në Kosovë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com