Kosovë-E gjithë vëmendja ishte tek numrat dhe ato prodhuan krizën e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në nisje të legjislaturës së 9. Në seancën konstituive të parlamentit në Kosovë, ishin parashikuar 4 pika në rendin e ditës, por partitë parlamentare dështuan që tek e para, ajo për konfirmimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.
Seanca drejtohej nga Avni Dehari deputeti më i vjetër dhe Sala Jashari deputetja më e re. Hapi i parë rezultoi me sukses. U krijua komisioni i përkohshëm për mandatet dhe kuorumin i përbërë nga deputetë të të gjitha partive parlamentare. Komisioni përpiloi një raport, sipas të cilit mandatet ishin konform rregullave dhe të konfirmuar.
"Verifikimi I mandateve është në rregull", tha Artan Abrashi kryesues i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve.
Por raporti nuk u votua me votat e mjaftueshme. Votimi për të u mbyll me 52 vota pro 46 kundër dhe 11 abstenim. Kundër tij votuan 3 partitë kryesore të opozitës PDK LDK dhe AAK
Kryesuesi i seancës kërkoi që anëtarët e komisionit të përkohshëm të zhvillonin edhe një konsultë tjetër mes tyre por edhe kjo dështoi.
"Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje", tha Avni Dehari.
Por mesa duket arsyeja për votën kundër të opozitës, ka qenë fakti që Albin Kurti dhe disa ministra të tjerë në detyrë nuk kishin dhënë në kohë dorëheqjen nga detyra e tyre pasi fituan mandatet siç kërkon kushtetuta. Kreu i PDK Memli Krasniqi argumentoi se do të kishin votuar një raport jo kushtetues në qoftë se do të jepnin votën për verifikimin e mandateve.
Kurti në një reagim pas seancës e quajti votën kundër të opozitës një sulm institucional.
"Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot", shprehet Kurti.
Një dorëheqje formale e Kurtit u dorëzua në parlament sipas një letre të shpërndarë në media, ku ai njofton heqen dorë nga detyra me qëllim që të betohet si deputet së bashku me të tjerë nga kabineti i tij.
Tashmë pritet të shihet roli i Vjosa Osmanit dhe se si do e shohë zgjidhjen e këtij ngërçi presidentja nëse do të përfshihet. Seanca e radhës në parlament nuk mund të zhvillohet përpara 48 orëve dhe sipas përcaktimeve ligjore, në këtë formë do të vazhdohet deri në zgjedhjen e kryetarit të parlamentit nëse do të ketë dështime të tjera.
Foto: Albin Kurti
Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të votimit në Kuvend të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shprehet se ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës.
"Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot", shkroi Kurti në Facebook.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kreut aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me kabinetin qeveritar. Në letër thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë.
"Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.", thuhet në letër.
Letra e plotë:
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,
Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisjes sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KOZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.
Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Me respekt,
Albin Kurti
Letra e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar për raportin. Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
"Pesëdhjetë e dy deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kalon", tha kryesuesi i seancës.
Për votoi VV dhe Nisma, kundër ishin LDK, PDK dhe AAK, ndërsa Lista Serbe abstenoi.
Kryesuesi i seancës ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike që të konsultohen, duke bërë që Kuvendi sërish të shkojë në pauzë.
Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të pranishëm janë edhe deputetët e Listës Serbe.
Depuetët u ulën në anën e djathtë të sallës plenare.
Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara në Kuvend për komunitetin serb.
Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se qëndrimi i partive opozitare është që mos të marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Teksa hyrë në Kuvendi, Haradinaj u shpreh se si parti nuk do të bëjnë pengesa për konstituimin e Kuvendit, por theksoi se do të marrin një vendim të përbashkët me pjesën tjetër të opozitës, raporton KosovaPress.
Ai tha se përfaqësues të partive opozita ka qenë në komunikim të vazhdueshëm, por jo edhe me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Nuk besoj që ka ndryshime, sot me siguri do të japim betimin nëse shumica ka vota edhe do të votohet kryetari i Kuvendit. E kemi deklaruar dje se kemi qenë dhe mbesim për tu konstituar Kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën.
Pra, nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendi…Ka deklarime se opozita nuk do të marr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit, por nëse ndryshon diçka sa në përket neve për kryetar të Kuvendit nuk bëjmë pengesa, e pastaj për qeverinë e dini qëndrimin tonë…kemi komunikuar me telefon dhe kemi pas komunikime të vazhdueshme“, tha ai.
Komente


Kjo eshte hera e trete. Qe CIA dhe pupacet e saj ne Ballkan, por sidomos ai jo ne Beograd por ne Tirane, enderrojne te hedhin ne ere demokracine me Kosove pra Kurtin dhe VV. Sepse u rrezikohet seriozisht eksperimenti me operacionet pilot te vendosies se qeverive qe ato duan. Ne Maqesoni deshtoi ajo pune, ne Shqiperi me keq, ku Berisha i rezistoi presionit dhe ua la Bashen te fshijne mnderet. Por ne Kosove mbajen me letyrat e ashtuquajtura “te liftes” njeri me i korruptuar dhe hajdut se tjetri. Nje Kosove me Kurtin degjeneron nje Shqiperi me Ramen sepse eshte pasqyra qe tregon futuren e frilshme te korruptimit ne qelize te njeriut nga marrja e pushtetit.
PërgjigjuE mjera Kosove a e shihni se sa e doni njeri tjetrin tani po qeveris dikush qe e don Kosoven por te koruptuarit si Ramush Hajradinaj nuk pajtohen se frikesohen se vendin e kan ne burg por tani po luftojne qe sa ma shpejte ta shesin Kosoven.
Përgjigju