Kuvendi i Kosovës/ Mocion mosbesimi ndaj qeverisë së pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm. Albin Kurti: U tentua grusht shteti

Kuvendi i Kosovës/ Mocion mosbesimi ndaj qeverisë së pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm. Albin Kurti: U tentua grusht shteti

Sot në orën 11:00 do të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit mosbesimit udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Ky mocion është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që është partner i Lëvizjes Vetëvendosje në Qeveri. Ngritja e mocionit erdhi pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Agim Veliu dhe siç është thënë mos heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një postimi në rrjetin twitter, ka mbështetur vendimin për mbajtjen e seancës së parlamentit të Kosovës për të shqyrtuar mocionin për votëbesimin ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Ndryshe nga ambasadori Kosnett, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës i kërkuan me herët gjatë ditës Lidhjes Demokratike e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit.

Të dy ambasadat i kanë nisur një letër proteste zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, që të kërkojë nga kryetari i partisë së tij, të qëndrojë në qeveri.

Mocioni është kundërshtuar edhe nga kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, e cila tha se para mbledhjes së kryesisë është këshilluar me autoritetet shëndetësore lidhur me sigurinë e mbledhjes së seancës në kohë pandemie, dhe ka marrë një sërë rekomandimesh të cilat administrata e parlamentit, siç tha ajo, nuk është në gjendje t’i plotësojë.

Ajo tha se beson që ka pasur hapësirë për gjetjen e një zgjidhjeje në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës, ashtu që në kohë krize shëndetësore të mos shtohet edhe barra e krizës politike, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mos e mbështesin këtë mocion.

Në orët e mbrëmjes, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se “nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së”.

Duke bërë thirrje për mbështetje të vendimeve të partisë së tij, ai nënzioi se “nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”.

Qeveria e koalicionit ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike është formuar në fillim të muajit shkurt dhe është gjetur nën trysni për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe që u vendosën në nëntor të vitit 2018, duke çuar në pezullimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lidhja Demokratike nuk është pajtuar me qëndrimin kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tarifave, duke kërkuar që ato të hiqen tërësisht sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, të cilat tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:47
Kryeministri Albin Kurti: U tentua grusht shteti. S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot në Kuvend se javën që shkoi u tentua grusht-shteti.

“Para një javë ka pasur një tentativë për grusht shteti por ne e kemi ndalur”- tha Kurti duke iu referuar propozimit të Presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, për të cilën tha se është tejet e rëndësishme që ajo nuk ndodhi.

“Për mua është shumë më e rëndësishme që të mos shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, ku e bëjnë presidentin mbret si monarki feudalësh, se sa të m’i hiqni mua kompetencat. Unë nuk e derivoj as integritetin, as dinjitetin, as jetën dhe qenien time nga kjo karrige këtu. Fare. Nuk jam si kryeministrat e tjerë unë. Kjo karrige është në funksion të diçkaje tjeter. Sa të ketë popull gjallë do të ketë rezistencë ndaj të këqijave”.

Kryeministri Albin Kurti tha se në prapavijë të gjithë kësaj situate politike të krijuar së fundmi fshihet marrëveshja për shkëmbimin e territorit.

Kreu i Qeverisë deklaroi se sa është ai në krye të ekzekutivit nuk do të lejojë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi i territoreve. Ai tha se nuk do të ketë marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë, as në të gjelbërtën e as në të kuqen.

“Për bindjen time motori i nxitimit për të patur një marrëveshjë përfundimtare me Serbinë nuk ka të bëjë fare as me ministrin e LDK që shkarkova dhe  as me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky pazar presidencial kërkon rrëzimin e qeverisë, por pazar me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet” – tha Albin Kurti.

Sot në orën 11:00 ka filluar të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ky mocion është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që është partner i Lëvizjes Vetëvendosje në Qeveri.

Ngritja e mocionit erdhi pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Agim Veliu dhe siç është thënë mos heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 25/03/2020 16:32

    Ky ashte ashte atdhetare jo si politika e shqipnis dhe disa politikaj kosova.✌️✌️

    Përgjigju
  • lorina: 25/03/2020 14:21

    Dielli duket qysh ne mengjes, kohet e keqia per Albin Kurtin filluan shume shpejt dhe kjo ish e paralajmeruar dhe e ditur. Pasi e denoncoi disa here hajdutin Isa Mustafa u harruan dhe u ben miq deri ne bashkeqeverisja. Albini nuk punon per mbarvajtje por per tu grindur me presidentin. Iku gomar Ramushi dhe erdhi krric Albushi por qe shume shpejt u be gomar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim