Përplasja/ Berisha: Dorëzova 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, do rikthehem si kryeministër! Bardhi: Po luan blofin, s'ke mbledhur 1/4 e firmave

TIRANË- 31 vite në politikën shqiptare, 5 vite President Republike, 8 të tjera Kryeministër, 8 vite kryetar i opozitës, 8 të tjera si 'hije' e Lulzim Bashën, nuk i kanë mjaftuar Sali Berishës, i cili edhe sot në moshën 77 vjeçare dhe i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA kërkon që të vijë sërish në pushtet. U deshën 16 ‘Foltore’ që Sali Berisha të thotë hapur se synon që të rikthehet si kryeministri i vendit. Ai dorëzoi sot Këshillit Kombëtar dhe kryetarit të saj Edi Palokës firmat, të cilat pretendon se janë 4200, nga 1800 që ishin të nevojshme, për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së me 11 dhjetor. 

"Kam kënaqësinë që të paraqes para jush drejtoren e komunikimn e kësaj nisme historike që ka si synim për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipërisë. Kemi si synim fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Sot kemi sjellë 4200 firma nga 1800 që është detyrimi statutor për të thirrë këtë Kuvendin, formularët do të dorëzohen të kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Peng-kryetari nuk ka mbledhur akoma kryesinë e Partisë, ai ka frikë ka tmerr", tha Berisha. 

Verifikimin e mandatit të demokratëve që kanë firmosur, do e bëjnë vetë anëtarët e Kuvendi Kombëtar, është kujdesur të theksojë Sali Berisha. Pra jo nuk do të jenë në dorën e Jemin Gjanës si kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD apo të emrave të tjerë të kësaj partie sepse “nuk ua ka besën”. Këtë e vërtetoi edhe kur deklaroi se formularët do të ruhen në kasafortën e zyrës së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, një ndër njerëzit e parë që i kanë dalë në mbrojtje që në krye të herës. Vetë Edi Paloka ka deklaruar se nuk ka firmosur, por shtoi do të respektojë vendimin e delegatëve, e ndërsa tha se firmat do të qëndrojnë në zyrën e tij deri në 11 dhjetor, kur dhe do të ngrihet Komisioni për verifikimin e tyre. Berisha ftoi edhe Lulzim Bashën që të dërgojë grupin e përfaqësuesve të tij në tryezën e verifikimit të mandateve, nëse është i interesuar. 

“Do ruhet privatësia e të dhënave të formularët, se ka jo vetëm gjeneralitete, por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe të identitetit. Verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo kuvendi bëhet dhe fiksojeni mirë, bëhet vetëm nga Kuvendi sepse vetëm Kuvendi ka të drejtën që të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë së ka firmosur formularin. (...) Unë e ftoj në foltore, madje që të mësojë, pengun kryetar e ftoj të vijë dhe në verifikimin e mandateve. Të vijë ose të sjellë grupin e tij. Dhe të shikojë se kush ka firmosur për mbajtjen e Kuvendit”, tha Berisha.

Mirëpo deklarata se do të rikthehet si kryeministër dhe se firmat do i mbyllë në kasafortë deri në 11 dhjetor, për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi tregojnë blofin që po luan Sali Berisha duke thënë me bindje se nuk ka mbledhur as 1800 firma të nevojshme dhe se Kuvend Kombëtar nuk do të ketë.

“U provua qartësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe ka luajtur një blof të madh me demokratët nuk ka mbledhur ¼ e firmave për të vënë në lëvizje procedurën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, nëse do e kishte mbledhur, ai e di mirë se ku dorëzohen dhe se si është procesi”, tha Bardhi.

Sakaq, 11 dhjetori do të jetë një ditë e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e Partisë Demokratike, por edhe për vetë fatin e Lulzim Bashës. Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku nëse me ardhjen e tij në krye të PD-së, do e përjashtojë Lulzim Bashën, Berisha tha “jo”, duke ia lënë në dorë vetë Bashës, të përcaktojë fatin e tij.

“Unë mendoj do të jetë vetë ai që do të përcaktoj vendin e tij”, tha Berisha.

Berisha iu përgjigj edhe paralajmërimit të ambasadores amerikane Yuri Kim se nëse zgjidhet Berisha, SHBA ndërpret çdo marrëdhënie me PD-në, duke këmbëngulur se dosja e tij është e bardhë.

"Kjo ka marrë fund, ke prova, çoji përpara gjykatës.Mund t’ju them që në të dy anët e Atlantikut, miq të shquar që thonë se kanë parë dosjen, thonë se e kanë gjetur atë sine materia. Çështja e kafes, le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë. Por jam i sigurt që do e afrojmë Shqipërinë më shumë me BE dhe SHBA. Ky është zotimi im', tha Berisha.

Krah tij, Berisha ka afruar edhe një tjetër të zhgënjyer nga Lulzim Basha. Ajo është Floriana Garo, që tashmë është drejtoresha e re e Komunikimit pranë Berishës, e ndërsa në rresht të parë qëndronin “besnikët” e përhershëm, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Klevis Balliu të cilët kanë qenë edhe në Foltoret e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Basha mund të mbledhë Kuvendin Kombëtar? Bardhi: Kush të tha që nuk do të thirret? Në foltoren e Berishës ishte mbështetësi i djalit të Aqif Rakipit

1636581717_WhatsAppImage20211110at21.22.19.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se krah ish-kryeministrit Sali Berisha sot ka qenë një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, Orlandon. Ai zgjodhi që të mos ia thoshte përmendte emrin, duke thënë se kjo tregon se është një tallje që po bën Sali Berisha me demokratët.

“Unë sot në foltoren e Berishës kam parë një person që për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit në Vorë. Pra votuesi i kryeministrit Edi Rama dhe mbështetësi i Orlando Rakipit ishte sot me Berishën dhe bënte thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ishte në rreshtin e pare,”- tha Bardhi.

Numri 2 i Partisë, nuk përjashtoi edhe mundësinë që Kuvendin Kombëtar ta thërrasë vetë Lulzim Basha, mirëpo e bëri të qartë se Sali Berisha nuk i ka mbledhur firmat e duhura.

I ftuari: Pse nuk e thërrisni ju Kuvendit Kombëtar?
Bardhi: Kush të tha që nuk do të thirret? Kuvendi mblidhet me vendim të partisë dhe vendim të kryesisë, nëse nuk e bën këtë e bën ¼ e Kuvendit dhe ¼ sjell kërkesën dhe unë jam i detyruar që të thërrasë mbledhjen e Kryesisë së Partisë që vendos rendin e ditës, orën, datën dhe vendin e mbajtjes. Nëse kërkesa është e bazuar në statut, nuk e shkel dot, nëse sillen ndryshime statusore, mblidhet këshilli për këto statute

Ora 21:21
Bardhi: Berisha luan blofin, nuk i ka firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar! S'mbyllen demokratët në kasafortë, na kujton kohën e Enverit që rrëzuam 30 vite më parë

Menjëherë pas deklaratës së Berishës se ka mbledhur 4200 firma, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha se ish-kryeministri po luan blofin, pasi nuk i ka mbledhur firmat e nevojshme. Nga selia blu, ai tha se Berisha ka shkelur statutin, e ndërsa e bëri të qartë se Kuvend Kombëtar nuk do të ketë.

“Pas 30 vitesh në PD ,Sali Berisha i di rregullat se si funksion PD dhe se si mblidhen organet e PD, jo nuk ka asnjë lidhje me statutin e PD dhe funksionimin demokratik të PD, u provua qartësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe ka luajtur një blof të madh me demokratëy nuk ka mbledhur ¼ e firmave për të vënë në lëvizje procedurën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, nëse do e kishte mbledhur, ai e di mirë se ku dorëzohen dhe se si është procesi, ajo që pamë sot është një tallje e madhe me demokratët dhe sakrificën e tyre, PD është një institucion, funksionon mbi bazën e statutit, dhe është fyerje për demokratët se mbahen sekret anëtarët e Kuvendit nga organet statutore të PD, nuk ka fyerje më të madhe se të dhënat janë sekret nga organet legjitime të PD, apeli im është i qartë, cilido kërkon funksionim të PD, mbledhjen e institucioneve të PD, duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të partisë, demokratët e dinë, Berisha e di procedurën edhe më mirë , prandaj nëse do i kishte firmat, në fillim thanë janë mbledhur 80%, pastaj 70%, në fakt e vërteta është nuk është arritur mbledhja firmave për të vënë në lëvizje procedurën statutore. Nuk ka Kuvend, ku mund t’i verifikoj firmat, unë jam institucion që duhet të merret. Kuvendi ka më shumë se 7600 dhe duhet të firmosin ¼ e anëtareve, më pas vijon procesi, prandaj dhe statuti ka parashikuar një muaj më parë, sepse ka procedura dhe procedurat nuk realizohen duke i mbajtur të dhënat në kasafortë. Unë mbledh firmat vetë, i verifikojë vetë, i ngre organet vetë, votoj vetë, na kujton kohën e atij që demokratët u ngritën dhe e rrëzuan, fatkeqësi e madhe që Berisha e nisi këtë lëvizje me motivin për të hapur PD dhe e mbylli me një deklaratë që kërkon pushtet personal, i ka sh fokusuar ata në mënyrën më absurde e mundshme nga beteja me regjimin e Ramës. Vendin, datën e orën e përcakton Kryesia e PD, Sekretari i Përgjithshëm,. S’i ka mbyllur Edi Rama demokratët në kasafortë, jo më Sali Berisha", tha Bardhi.

Ora 20:51
Paloka: Unë vetë nuk kam firmosur, por mandatet m'i kanë dorëzuar mua. Verifikimi do të bëhet nga Kuvendi

 

Pas mbërritjes së firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se do të zbatojë detyrimin e delegatëve, ndërsa zbuloi se ai vetë nuk ka firmosur.

“Është ndjekur rruga që përcakton statuti që prevalon e drejta e ¼ të delegatëve për të thirrur Kuvendit, kur strukturat apo forumet e tjera nuk e realizojnë, jemi në këtë rast dhe për këtë arsye zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit për ta mbledhur Kuvendin, firmat janë në zyrën time, e dëgjua shpjegimin se përse formularët u depozituan në zyrën time, asnjë institutin nuk ka të drejtë që të bëjë verifikimin e firmwtarwt përveç Kuvendit, ngrihet një Komision për verifikimin e mandateve. Firmëtarët më kanë kërkuar që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre, formularët do të hapen vetëm ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm ku dhe do të bëhet Kuvendit, nuk kam firmosur formularin, por do respektoj verifikimin”, tha Paloka.

Ora 20:35
Dorëzohen 4200 firmat për thirrjen e Kuvendit kombëtar të PD, Berisha: Do të ruhen në kasafortën e zyrës së Edi Palokës

 

Janë dorëzuar në selinë blu 4200 firmat që janë të nevojshme të të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Sali Berisha ka deklaruar se ato të të ruhen në zyrën e Edi Palokës.

"Në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit kombëtar të PD”, tha Berisha.

Ora 20:07
Berisha: Futemi në zgjedhjet lokale dhe fitojmë nëse nesër presidenti dekreton një datë

Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se nesër nëse presidenti dekreton një datë për zgjedhjet lokale në disa bashki të cilat janë pa kryetar, do të futet në zgjedhje, në logon e PD-së. Berisha madje ironizoi duke e ftuar Bashën ne ''Foltore', por tha atë nuk e lejojnë.

'PD që është sot para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër po dekretoi presidenti i Republikës, fiton zgjedhjet. Nuk diskutohet pjesëmarrja në zgjedhje. Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Çfarë përfaqëson ai kur nuk takon dot një  një anëtarë, ai përfaqëson vetëm muret e tij, e ftoj të vij në Foltore! Futet dot, nuk e lenë se është sjellë në mënyrë të patolerueshme. Ka shkelmuar sovranitetin e forcës politike. Problemet i ka krijuar vet ai.'- tha Berisha.

Ora 20:04
Nuk i qëndroi fjalëve të tij në ‘Foltore’, Berisha justifikohet: Ma kërkuan qytetarët dhe unë e pranoj

 

Sali Berisha në Foltore ka deklaruar se do të kërkojë ndryshime në statut që e ndajnë kryetarin nga pozicioni i kryeministrit, por sot ka dalë me një tjetër qëndrim. Ai tha se do të rikthehet si një kryeministër dhe pyetur pse ka shkelur deklarata e tij, Berisha u justifikua se “e kërkonin qytetarë”.

"Ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës për rikthimin e Sali Berishës dhe unë e pranoj si detyrim, por në cdo moment që demokratëve mund të mos u duket e arsyeshme, unë e pranoj vendimin e tyre. Le të dalë Edi Rama në një debat me Sali Berishën. Janë mërzitur njerëzit, ata duan debatin e lirë”, tha Berisha.

Ora 19:56
Berisha: Pas 11 dhjetorit, fatin e tij në PD, Lulzim Basha do e përcaktojë vetë

 

Sali Berisha ka deklaruar me ardhjen e tij në krye të PD, pas Kuvendit, nuk do të përjashtoj Lulzim Bashën nga PD.

“PD nuk përjashton, gjatë historikut të saj janë larguar nga PD, por disa janë larguar vetë për arsye që i ka gjykuar të drejtat, por Lulzim Basha me gjithë damën e tmerrshme që i ka bërë PD, megjithëse është peng për faj të vetin, përsëri unë mendoj do të jetë vetë ai që do të përcaktoj vendin e tij, demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, tha Berisha.

Ora 19:54
'Shkëpusim marrëdhëniet nëse merr drejtimin e PD-së' Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Le të pijë kafe livadheve të qeverisë, lëvizja ime ka zgjuar shpresa në gjithë botën

Sali Berisha i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se SHBA do të shkëpusë çdo marrëdhënie me PD-në nëse Berisha rimerr drejtimin e saj. Berisha tha se 'Foltorja' e tij ka marrë shumë përgëzime nga krahua republikan në SHBA, ndërkohë që ftoi ambasadoren që të dërgojë në gjykatë provat që ka kundër tij.

'Së pari, më duhet të them se Foltorja ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Unë dua t’ju informoj ju se kjo pritje për Foltoren nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk është më i vogël entuziazmi në vendet mike. Nuk janë më të pakëta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit nga përfaqësues të vendeve mike në Europë dhe nga nivelet më të larta politike të krahut republikan në Amerikë.

Pra për të mbyllur këtë problem, zonjës ambasadore dhe cilitdo tjetër që ka një provë dhe fakt të vetëm, e ftoj t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris.Shpreh kënaqësinë time, por edhe mirënjohjen se miq, se përfaqësues të vendeve mike, se personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen, nuk pranojnë, nuk binden, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike se kemi prova dhe nuk i themi. Kjo ka marrë fund, ke prova, çoji përpara gjykatës.Mund t’ju them që në të dy anët e Atlantikut, miq të shquar që thonë se kanë parë dosjen, thonë se e kanë gjetur atë sine materia. Çështja e kafes, le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë. Por jam i sigurt që do e afrojmë Shqipërinë më shumë me BE dhe SHBA. Ky është zotimi im', tha Berisha.

Ora 19:21
Berisha i merr Bashës edhe zëdhënësen e fushatës për '25 prillin', Floriana Garo shfaqet krah ish-kryetarit

Moderatorja Floriana Garo ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të partisë. Por siç duket edhe Garo është rreshtuar në radhët e të pakënaqurve me Bashën, e cila sot është shfaqur krah Sali Berishës duke moderuar konferencën e 'Foltores'. Garo është emëruar drejtoreshë e Komunikimit në nismën e Berishës.

'Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme që ka si qëllim rikthimin e PD dhe Sali Berishën si kryeministër të Shqipërisë znj. Floriana Garo.'- tha Berisha.

Vetë moderatorja u shpreh e lumtur  për postin e ri që iu ofrua, duke u bërë imazhi i nismës së Berishës

Ora 19:12
Genc Pollo i bashkohet 'Foltores' së Berishës, firmos për mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar

Teksa pritet që të dorëzohen firmat e 4200 anëtarëve të Partisë Demokratike Sali Berisha, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, një tjetër emër i është bashkuar ish-kryetarit të PD-së. Ish-deputeti dhe ish ministri Genc Pollo ka firmosur kërkesën për mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të PD-së, të cilën e ka bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Kërkesa e publikuar nga Genc Pollo
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/11/2021 04:28

    L.O.L! Po pse kaq modest o Berishe, pse kryeminister?! Behu mbret me mire,si Zogu ne vaktit,se dhe ai si ti i ngjiti shkallet e politikes dhe pastaj beri te ditur qe turmat kerkonin qe te behej mbret.Fundja sikur i je shkulur ndonjehere Shqiperise dhe PD nga kurrizi prej verteti ti.Po Bashes ia paske lene te vendose vete per fatin e tij?Te pakten e dime qe nuk do perfundoje si Mehmet Shehu.Nje pyetje kam:Pse kur flet per veten,perdor veten e trete?Mos vuan nga ndonje kompleks ?

    Përgjigju
  • Cjapi: 11/11/2021 00:26

    Sali ik qerrohu nga shqiperia...shko ne AFRIKE si KRAKSI ndryshe do hash kollodokun....ti dhe familja jote....do perfundosh si gezim kulufi ...

    Përgjigju
  • Xha Temja: 10/11/2021 22:38

    O Maks po ku e gjen ate guxim qe ti thote ambasadores Yuri Kim shko pi kafe kjo ben mu se mbrapa qendron ambasada ruse. Edi Rama te kete kujdes se ate qe Rusia tentoi te bente ne Kosove dhe ne Maqedonine e Veriut mund ta perserise me Sali Berishen ne Shqiperi. Rusia kete kerkon qe ti ndeze zjarrin Amerikes ne Ballkan dhe me gjere.

    Përgjigju
  • Une: 10/11/2021 22:18

    Rama te zgjedh presidentin e ri me Saliun tani e te bej bashkeqeverisje me te.

    Përgjigju
  • spartak: 10/11/2021 21:26

    Shikoni deri ku shkon cmenduria komuniste, Sali NON GRATA i shpall lufte Amerikes.... O Sali mos e pushto Ameriken se nuk i mbajme dot me buke...

    Përgjigju
  • Maks: 10/11/2021 20:54

    O pdeista po ua bllokoj paret e vjedhura amerika nga do financoheni nga serbia apo rusia

    Përgjigju
  • andi: 10/11/2021 20:36

    ???????????? sali berisha te hongshin mutin mu ne bythe

    Përgjigju
    • Turi: 11/11/2021 07:35

      Pse kshu ja ha ti cdo dit?

  • Kazani: 10/11/2021 20:20

    Ferkojani koken e lyer Bashes se do ta merrni vesh pas pilafit aleancen Basha-Berisha. Edhe para 25 prillit analistet e kazanit e moren ne qafe PD.

    Përgjigju
  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/11/2021 19:54

    O salhe po kaq DEBIL je ti nuk po e shikon ti që Amerika ta ka prer biletën për në Reç. Ti shiko se ka filluar të cicëroi zogu Mediu e do të çoi ty te kadiu. E do ta mbylësh jetën në Reç o Daliu përç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër