Kuvendi i ri i Kosovës/ Ruçi uron Konjufcën: Zgjedhja juaj kryetar, garanci se do t’i përmbushni objektivat

Kuvendi i ri i Kosovës/ Ruçi uron Konjufcën: Zgjedhja juaj kryetar, garanci se do t’i përmbushni objektivat

Gramoz Ruçi

Gramoz Ruçi ka uruar Glauk Konjufcës pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës. “Kam besim të plotë se nën drejtimin Tuaj të urtë, Kuvendi i Kosovës do të përballojë e zgjidhë me sukses sfidat e vështira të zhvillimit, përparimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës si edhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të saj.

Përvoja juaj e gjatë si deputet, kompetenca dhe përkushtimi me të cilin kini shërbyer si zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, angazhimi i gjatë ne media si edhe në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut janë garanci se Ju do t’i përmbushni me sukses të gjitha objektivat për rritjen e kontributit të Kuvendit si dega legjislative e qeverisjes në konsolidimin e institucioneve demokratike, mirëqeverisjen, integrimet euroatlantike, shtimin e njohjeve ndërkombëtare dhe zhvillimin, stabilitetin, fqinjësinë dhe paqen në rajon.

Gjej rastin të rikonfirmoj vullnetin dhe gatishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë si edhe timin personal se, ashtu si deri më sot, bashkëpunimi midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës do të rritet e zgjerohet, si një nga aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh” shkruan ai. Për të diskutuar nga afër çështje konkrete të bashkëpunimin e ardhshëm mes dy vendeve Ruçi e ka ftuar Konjufcën për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, në një kohë sa më të afërt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane