Administrata e Kuvendit të Shqipërisë dhuroi sot gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikëve.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, stafi i Kuvendit të Shqipërisë i është bashkuar fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut, ku kanë qenë të shumtë nëpunësit e Kuvendit, të cilët i janë përgjigjur apelit të Kryqit të Kuq për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve që kanë nevojë për gjak.
Koordinatorët e Kryqit të Kuq bënë me dije se në periudhën korrik-gusht dhurimi i gjakut bie ndjeshëm dhe talasemikët kanë më shumë nevojë se kurrë.
Sakaq, Kryqi i Kuq Shqiptar ka bërë apele të herëpashershme për dhurimin vullnetar të gjakut, të cilëve u janë përgjigjur shumë institucione, si në rastin e Kuvendit të Shqipërisë, ku pati një sensibilizim masiv nga ana e administratës për t'iu bashkuar fushatës.
Kryqi i Kuq, organizatat joqeveritare në këtë fushë dhe strukturat shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut, si mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat në vend, por edhe për gjak të sigurt./ATSH/
/Shqiptarja.com