Kuvendi kundër arrestimit
të Tahirit: Të hetohet i lirë

Kuvendi kundër arrestimit<br />të Tahirit: Të hetohet i lirë<br /><br>
Kuvendi ka miratuar kërkesën e mazhorancës për hetim në gjendje të lirë, kontrollin personal dhe të banesës të deputetit Saimir Tahiri me 75 vota pro dhe 60 kundër. Ndërkohë është rrëzuar kërkesa e opozitës dhe e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri me 75 vota pro dhe 60 kundër.

Në seancë në momentin e votimit për imunitetin e Tahirit, nuk ishin vetë ish-ministri Tahiri, Tom Doshi, Vangjel Tavo, Agron Çela dhe ministri Fatmir Xhafaj. Nga 75 vota, 72 vota ishin të PS, (ka 74 mandate po mungon Tahiri dhe Xhafaj) edhe tre vota te PDIU bëjnë 75 votat.

Ndërsa kundër ishte gjithë opozita përveç Tavos, Çelës dhe Doshit, qe munguan. Opozita PD dhe LSI e kanë cilësuar si një turp votimin e sotëm dhe si një mundësi të humbur nga qeveria për të treguar se është pro reformës në drejtësi.

Lulzim Basha dhe Edi Rama replikuan në Kuvend pas votimit, ndërsa opozita u largua nga salla e Kuvendit. 

votimi raportit te mazhorances

Votimi per raportin e mazhorances


votimi raportit te opozites
Votimi per raportin e opozitës

Tahiri: Rruga ime nuk ndalet,mirëpres vendimin tuaj
Në fjalën e tij në Kuvend, ish-ministri Tahiri tha se mirëpret çdo lloj vendimi të deputetëve, duke shtuar se rruga e tij nuk ndalet këtu, por do vazhdojë përballjen me drejtësinë.

"Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar, kështu që unë do ia kursej çdo fjalë timen në lidhje me këtë. Nuk pres ta gjej të drejtën time këtu në Parlament, por para drejtësisë, kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Rruga ime nuk ndalet këtu", tha Tahiri.

Menjëherë pas fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri Tahiri është larguar nga salla, duke vendosur të mos ndjekë nga afër diskutimet e deputetëve.

Zhvillimet në Kuvend

Ora 13:40 Opozita largohet nga salla e Kuvendit

Ora 13:40 Kryeministri Rama: Keq e më keq do e paguani

Ora 13:35 Basha: Kuvendi vendosi një rekord të zi, qeveria ka rënë

Ora 12:30 Si votuan deputetët për Tahirin, PDIU i bashkoi votat me PS

Ora 12:20 Kryemadhi: Tahiri të arrestohet, sot mazhoranca i dha pushtet krimit

Ora 12:00 Alibeaj: Qeveria humbi testin, Tahiri fitoi përkohësisht

Ora 11:45 Kuvendi kundër arrestimit të Tahirit, miratohet kërkesa e PS për hetim të lirë

Ora 11:05 Raporti i PS për Tahirin,Manja:Prokuroria e lirë të hetojë
Deputeti socialist, Ulsi Manja, po flet në foltoren e Kuvendit mbi raportin e PS lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Manja tha se organi i akuzës është i lirë të hetojë çdo deputet. Sipas tij, raporti i PS e trajton kërkesën e Prokurorisë, duke iu referuar strikt.

“Organi i akuzës është i lirë të hetojë këdo. Raporti jonë e trajton kërkesën e Prokurorisë duke iu referuar strikt ligjit. Prokuroria thotë: Unë kam regjistruar tre procedime penale. Por Prokuroria e ka regjistruar procedimin penal pas publikimit në media të përgjimeve, ku përmendej emri i ish-ministrit", tha Manja.

Ora 11:00 Dosja Habilaj, Berisha: Rama shiti dëshmitarin e mbrojtur të policisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shitur dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë në dosjen Habilaj.

Njeriu që ka shitur dëshmitarin e mbrojtur të policisë është Edvin Kristaq Habilaj. Pasi mori foton e dokumenteve nga Bledi Habilaj, shkoi te Xhafaj, identifikuan personin dhe shkelën sekretin hetimor” akuzoi Berisha.

Pas ndërhyrjes në Kuvend, Berisha i dha dorën Bashkim Finos dhe u largua nga salla. Jashtë ambienteve të parlamenti ai u shpreh se “Kuvendi është i pushtuar nga Habilajt. 30 ton drogë në Itali, 300 milionë euro e shndërruan në narko-mazhorancë shumicën.

Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti. Basha ka shprehur si iniciativë për heqjen e plotë të imunitetit, ne jemi plotësisht pro” deklaroi ai.

Ora 10:30 Kërkesa e Prokurorisë, Alibeaj në Kuvend: Tahiri duhet të arrestohet
E ndërsa Saimir Tahiri deklaroi se mirëpret cdo vendim nga Kuvendi, deputeti i PD Alibeaj kërkoi miratimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Sipas deputetit të PD, Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka ndihmuar Habilajt.

Kuvendi u vendos në lëvizje nga Krimet e Rënda, e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Prokuroria në 17 tetor ka regjistruar procedimin në ngarkim të Tahirit për trafik droge. U dëgjuan prokurorët, deputeti dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij.

Pas shqyrtimit të akteve në lidhje edhe me procedurën penale 5 deputetë, Cupi, Halimi, Strazimiri, Alibeaj dhe Naço kërkojnë miratimin e prokurorisë.  Pas arrestimit të Moisi Habilajt në bashkëpunim me persona që ushtrojnë funksione publike në Shqipëri ka trafikuar lëndë narkotike në Itali.

Faktet patën jehonë në mediat italiane dhe shqiptare. Habilajt kanë pasur lidhje me Habilajt dhe përmes shpërblimeve kanë bërë të mundur transportimin e drogës drejt Italisë. Tahiri dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminale.

Policia e Shtetit dhe Tahiri kishin indo edhe nga SHISH për grupin kriminal por nuk reagoi, edhe Dritan Zagani nuk u dëgjua, por u kërcënua dhe u largua nga vendi. Ky është një tregues i qartë se Tahiri është i përfshirë.

Veprimtaria është e qartë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një episod, janë muaj dhe vite, në dy deri në tre vite aktivitet kriminal. Janë 23 anëtarë të familjes kriminale. Ekzistojnë dëshmi që po provojnë lidhjen. Grupi kishte mbështetjen e Tahirit, pasi nuk ka pasur asnjë procedim ndaj tyre, u dha edhe makinën për trafik droge.

Kuvendi nuk kompetenca të vlerësojë provat apo besueshmërinë. Kuvendi ka detyrë që deputeti të sigurojnë që të mos jetë peng i veprimtarisë si parlamentar. Nga analiza e prokurorisë konstatohet se kërkesa tregon kushtet ligjore për arrestin. Janë trafikuar rreth 4 ton kanabis në Vlorë në banesën e Kocerrit, përgjimet nga Italia, 1800 fletë ku rezulton përfshirja e Tahirit, ku përfshirë marrjen e shpërblimeve të paligjshme.

Ekziston rreziku për prishjen e provave nga Tahiri. Masat e tjera të sigurimit janë të papërshtatshme. Prokuroria tregon se cdo masë tjetër përvec arrestit është e papërshtatshme, pasi përbën rrezik. Prokuroria tregon se përmbushen edhe kushtet për kontrollin e banesës dhe të Tahirit, pasi në banesë mund të fshihen prova ose sende që i përkasin veprës penale” deklaroi ai. 

Ora 10:30 Deputetët e PS-PD që do flasin në Kuvend

Ora 10:20 Imuniteti i Saimir Tahirit, Rama konsultohet me Gramoz Ruçin

Ora 10:15  FOTO/Vota për Tahirin, deputetët e opozitës me pankarta në Kuvend

dy.b/ d.c/Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici