Të gjithë qytetarët që do të rivlerësojnë pronat do të kenë tatim 5%. Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro, 22 kundër dhe zero kundër Projektligjin për ‘Rivlerësimin e pasurive të Paluajtshme’.
Edhe pse opozita kërkoi që tatimi të jetë 2% për familjet, ministri i Financave tha në Kuvend, se nuk mund të ulet për shkak se për herë të parë do të njihet amortizimi apo vjetërsia e banesave.
Po ashtu u rrëzuan edhe amendimet e Erion Braçes, për këtë proces për tatim 3% për zonat jo-rezidenciale. Si dhe të përfitojnë shtëpive e apartamenteve që janë në proces legalizimi dhe të atyre që janë në proces regjistrimi.
Prej janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona.
Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.
Komente












