TIRANË- Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e kreut të grupit të PS, Taulant Balla me 30 ditë nga Kuvendi.
Kërkesa e opozitës për përjashtimin e Ballës u bë pas debateve në seancën plenare të 11 dhjetorit, ku palët u përplasën për kandidaturën e Endri Shabanit si Avokat Populli.
Opozita pretendonte se Balla ka drejtuar fjalë jo të hijshme kundrejt tyre. Debati nisi pasi Sali Berisha në foltoren e Kuvendit e akuzoi Endri Shbanin si lepur të Surrelit, për të cilin opozita tërhoqi firmat dhe nuk e votoi si Avokat Populli.
Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, Balla akuzoi PD se ishte ajo që e nxori në “pritë” Shabanin, duke përdorur këtë frazë: "flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari".
Demokratët u revoltuan më shumë kur Flamur Nokës iu dha vërejtje për termin ‘injorant’ që përdori ndaj tij, ndërsa kur opozitarët kërkuan masë për Ballën, Niko Peleshi nuk ndërmori asnjë akt.












Komente
Komento