GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

Pas 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën 'arrest shtëpie' ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha.

Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ku juristi Rezart Kthupi, tha se kjo është një procedurë gjyqësore. Sipas tij, tashmë dosja ka shkuar për gjykim dhe Berisha nuk mund të prish më provat.

‘Është procedurë standarde gjyqësore, kërkohet zvendësimi i masës së sigurimit. Duke qenë se dosja ka shkuar në gjykim do të thotë se faza hetimore është mbyllur dhe ska më prishje provash, atëherë ndodh kjo. Është praktikë gjyqësore. Kam një klient që ishte në arrest në shtëpie dhe është në detyrim paraqitje i kanë ndryshuar kushtet. Është procedurë’, tha ai.

Gazetari Anri Bala u shpreh se me këtë vendim të GJKKO, bien poshtë akzuat e opozitës se drejtësia është e kapur nga politika. Ai tha se opozita dhe PS tashmë janë me të drejta të barabarta për të garuar në zgjedhjet e 2025.

‘Vendimi i GJKKO me lirimin e tij ka prishur balancat e PD, pra retorikat që përdori që opozita është në burg. Opozita është në fushatë më e fortë se kurrë sikurse thuhet dhe tani janë në të drejta të barabarta për të konkurruar në zgjedhjet e 2025. Nëse do të themi se gjykata dhe prokuroria është e kapur nga politika ky rasti e zbeh. Pretendimet e PD dhe PL kanë qenë se dy liderët e opozitës se janë arrestuar 30 zyrtar socialit po nga opozita ke kapur më të madhin.', tha ai.

Për Ilir Alimehmetin, drejtuesin e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, lirimi i Berishës nga arresti në shtëpi është një lajm i mirë.

‘Është lajm i mirë. Ne duhet që të ngulmojnë që opozita të lejohet të jetë opozitë për të pasur një vend demokratikë’, tha ai.

I pyetur nëse këtë vendim e sheh si një goditje ndaj SPAK, ai tha jo.

‘Nuk e shoh ashtu, sepse SPAK konsiderohet një institucion politik dhe jo një institucion juridik. U lirua ai por një vit iu humb. Të PS nuk guxojnë që të flasin sepse u mungon guximi. Po sa raste ka në SPAK që kërkojnë veprim, pse disa përshpejtohen dhe disa vonohen’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme

 

Teksa u ndal tek deklarata e Sali Berishës drejtuar kryeministrit Edi Rama që të lejoj qeverinë teknike, Ilir Alimehmeti në emisionin 'Repolitix', në Report Tv mbrëmjen e sotme, tha se nga ana e Berishës është bërë propozimi, tashmë mbetet për tu parë nëse do të pranohet nga PS.

Për Faik Bashën nga Partia e Lirisë, qeveria teknike është e nevojshme.

Ndërsa, juristi Rezart Kthupi u shpreh se nga qeveria teknike do të fitojë vetëm kryeministri Edi Rama.

Ilir Alimehmeti: Është e mundur, por duhet vullnet dhe ky duhet të jetë i lidërve të PS dhe PD. Berisha ka vullnetin por ka edhe dorëzën. Ka sfiduar, pastaj a pranohet ta shohim. Unë them se zarat janë hedhur, sfida është hedhur? PS s’po ka guxim që të vijë në debat. Unë shoh një munges guximi, këtë dhe shumë cështje të tjera dhe ajo qeveri teknike ka shance për të pasur vullnet. Këtë e vendosin dy persona’, tha ai. .  

Rezart Kthupi: Nga qeveria teknike fiton vetëm Rama.

Faik Bashën: Ne kemi një damkë të keqe. Ka shumë problematika në këtë vend, thuhet se ka narkoshtet dhe një qeveri teknike është e nevojshme për ti dhënë një hap përpara. Me Ramën ne kemi bërë hapa pas.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mish per top: 27/11/2024 21:52

    E kam shkrujtur edhe me par.. saliu tmerron amerikanet u kalli daten kan shum frik i mori 300 miljon amerikan perpara ..e jo me keta te spakut I ze me pllemba ,e ku jeni o socialist pse nuk ju vjen zeri hahaha ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë