Brenda një afati, asnjë deputet s’do të futet në Kuvend i pavaksinuar! Opozita kundër komisioneve online: Duan të na mbyllin gojën, PS: Mbledhjet më të rëndësishme do mbahen në salla

TIRANË- Brenda një afati kohor endë të pacaktuar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID, në të kundërtën nuk do të lejohen që të futen në parlament. Ky është një vendim i marrë në Konferencën e Kryetarëve, që erdhi si propozim i kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili si ndër rastet e rralla, ka gjetur dakordësinë e opozitës dhe është miratuar me vota unanime.

Kjo seancë e sotme plenare, e cila nisi me 30 minuta me vonesë për shkak të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, u shoqërua me debate, ndonëse zgjati rreth gjysmë orë. Shkak për këtë është bërë vendimi për mbajtjen e Komisioneve Parlamentare online.

Në një kohë kur mazhoranca e argumenton se është një sugjerim që ka ardhur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, opozita ka dalë hapur kundër, duke thënë se kjo është një taktikë e qeverisë për t’iu mbyllur gojën. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj thanë se është e papranueshme, që ndërsa qeveria mban mbledhje të Këshillit të Ministrave e ku në vend mbahen edhe koncerte, u kërkohet deputetëve që mbledhjet e Komisioneve të mbahen online. Nga ana tjetër, deputeti Tritan Shehu hodhi idenë e bojkotimit të këtyre Komisioneve, por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një prononcim jashtë parlamentit, tha se ai ishte një mendim personal, pasi ende nuk është marrë një vendim. Për këtë, maksimumi brenda ditës së nesërme, do të mblidhen 3 grupet parlamentare opozitare për të vendosur mbi rrugën që do ndjekin. 

Në përgjigje të tyre,  Balla, përsëriti edhe një herë vendosmërinë e mazhorancës për të respektuar sipas tij të gjitha masat anti- COVID, duke thënë se një pjesë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare do të zhvillohen online, ndërsa ato më të rëndësishme do të bëhen në sallat e mëdha të zyrave të Kuvendit. Gjithashtu, Balla bëri me dije se është rënë dakord me opozitën për rritjen e numrit të Komisioneve të Përhershme Parlamentare nga 8 që janë aktualisht në 12. Kjo, sipas tij do të bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve, megjithatë shtoi se është një propozim që po diskutohet.

Ndërkohë, sot u miratua dhe përbërja e Komisioneve të Përhershme Parlamentare, pjesë e së cilës do të jenë edhe deputetët e LSI-së, Erisa Xhixho, Agron Çela si edhe Petrit Vasili.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Maxhoranca dhe opozita dakord, Komisionet e Përhershme Parlamentare nga 8 mund të bëhen 12

Jashtë Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se është rënë dakord me opozitën për rritjen e numrit të Komisioneve të Përhershme Parlamentare nga 8 që janë aktualisht në 12. Balla theksoi se kjo do të bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve dhe se është një propozim që do të diskutohet.

"Ne sot kemi rënë dakord me Rrushaj të fillojmë punën për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Propozimi im është që 8 komisione janë shumë pak për të kryer një punë efektive, mund të shkojmë në 12 komisione të përhershme parlamentare, do bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve. Ky është propozim. Komisioni për veprimtarinë Prodhuese psh ka fushë veprimi shumë të madhe dhe mund të ndahej. Kam marrë dakordësinë edhe të opozitës dhe mendoj që Kuvendi ka hyrë në atë normalitetin e vet dhe opozitës dua t'i them që edhe mënyra e zhvillimit të mbledhjes së komisioneve është një diskutim që do e zhvillojmë në vijim", tha Balla.

I pyetur në lidhje me kërkesën për zgjatje e afateve të Vetingut, Balla tha se ky është një rekomandim edhe nga partnerët ndërkombëtar që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Balla shtoi se është e nevojshme që sikurse janë vetuar deri më tani mbi 400 prokurorë e gjyqtarë, t'i nënshtrohen të njëjtit proces të gjithë magjistratët.

"Ky është një diskutim që ka vijuar në Kuvend prej më shumë se një viti dhe ka qenë një rekomandim edhe ia tyre që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, pra partnerëve të Shqipërisë. Ka patur edhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias për nevojën e ruajtjes së barazisë në një proces të gjithë magjistratëve që kalojën në këtë. Është rekomandua që ashtu siç janë vetuar rreth 400 e ca prokurorë e gjyqtarë edhe pjesa e mbetur të kalojë përmes të njëjtit proces vlerësimi. Besoj se do të duhen jo më shumë se 2 vite në vlerësimin tim, por këtë e caktojnë ekspertët. Duke qenë që ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë rreth 2 muaj kohë, ne të marrim kohën e nevojshme për t'i draftuar dhe ekspertët ligjorë na kanë rekomanduar që këto ndryshime janë vetëm Kushtetuese nuk ka hapësirë tjetër për të bërë ndryshime. Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara dhe PD duhet të japi votën në mbështetje të këtyre ndryshimeve kushtetuese. Ajo që Ram atha në seancën e fundit para se të votonim programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave është që dora jonë do të vijojë të jetë e shtrirë, le të ulemi", u shpreh ai.

Ora 11:23
Me protagoniste ngjyrat pastel dhe ato të errëtat, u shfaqen vajzat dhe gratë sot në Kuvend! Deputetët preferuan kostumet monokromë

Sot është zhvilluar seanca parlamentare e radhës.

Me protagoniste ngjyrat pastel dhe ato të errëtat vajzat dhe gratë deputete, janë shfaqur sot në Kuvend. Sa i përket burrave, shumica prej tyre zgjodhën të vishnin kostum monokromë të errët.

 

Ora 11:23
Debati për komisionet online? PS: Mbledhjet më të rëndësishme do të bëhen në sallat e Kuvendit, opozita të gjejë shqetësim tjetër

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përsëriti edhe një herë vendosmërinë e mazhorancës për të respektuar sipas tij të gjitha masat anti COVID në Kuvend në këtë periudhë pandemie.

Ai tha se një pjesë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare do të zhvillohen online, ndërsa ato më të rëndësishme do të bëhen në sallat e mëdha të zyrave të Kuvendit.

"Ju do të njiheni me procesverbalin e mbledhjes së kryetareve ku është qartësisht e shpjeguar vijueshmëria e punës së komisioneve. Natyrisht do të ketë komisione online por edhe mbledhje të rëndësishme që do të zhvillohen në 2 sallat e mëdha që plotësojnë kushte për mbledhje në distanca. Opozita të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar por jo kjo.  P.sh. nëse do të bëhet fjalë për një mbledhje normale ajo do të bëhet online, nëse do të jetë e rëndësishme ajo do të bëhet në sallat e mëdha të Kuvendit. Po bëhet e njëjta gjë si në shumë parlamente të Evropës.

Unë jam krenar për vendimin që u mor pas propozimit për vaksinim të detyrueshëm. Unë do t'i bëja thirrje çdo qytetari shqiptar që të vaksinohet, në veçanti studentëve në kushtet kur i afrohemi vitit të ri universitar. Nuk e di se ku e ka dëgjuar opozita që ne nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme prej pandemisë COVID. Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë shembullin e tij, e përsëris", tha Balla në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit. 

Ora 11:13
Komisionet online/ Bardhi: Do mblidhemi me 3 grupet parlamentare opozitare dhe do vendosim se çfarë do bëjmë, nuk flas për bojkot

Sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është shprehur se 3 krerët e grupeve parlamentare opozita do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë aksioni i opozitës, në një kohë kur janë shprehur kundër mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare. Kjo sipas Bardhit, po bëhet me qëllim që t’i mbyllet goja opozitës.

Gazment Bardhi: Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës dua të informoj opinionin publik mbi një akt të paprecedentë të pakicës që ka uzurpuar parlamentin në Konferencën e Kryetarëve për t’i mbyllur gojën opozitës. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të masave të jashtëzakonshme mund të zhvillohen mbledhje online të komisioneve.

Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare janë shumë herë më të rëndësishme sesa seancat plenare, nëse Parlamenti funksionon në një shtet demokratik.  Gjatë gjithë këtyre 8 viteve ne kemi parë një Parlament që është noter i akteve korruptive të qeverisë.  Prandaj dhe vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës, për t’iu fshehur opinionit publik, mes seancave qesharake online të komisioneve ka synimin e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin mbi të gjitha aktet korruptive që qeveria sjell në Parlament.  Pa diskutim që kjo është e papranueshme për opozitën.  Ju keni raportuar sot, ne jemi mbledhur 140 deputetë në sallën e seancave plenare.  Para dy ditësh në sallë njësoj si ato të komisioneve parlamentare është mbledhur Këshilli i Ministrave, qeveria është mbledhur fizikisht në mbledhje.  Atëherë pse do të duhet që komisionet parlamentare të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë, fizikisht dhe jo në mbledhje online? 

Për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Unë kam konsultuar të tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Gjatë ditës së sotme ose gjatë ditës së nesërme ne do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët të tre grupeve parlamentare. Vendimi është i papranueshëm, është mungesë e plotë transparence dhe ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik, e përsëris, mbi akte korruptive të qeverisë për ta trajtuar ashtu siç kanë bërë këto 8 vite parlamentin si noter të këtyre akteve korruptive. 

Pyetje: Z.Bardhi do të bashkëpunoni me maxhorancën sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe reformës territoriale? Dje ka patur një ftesë nga z.Gjiknuri për opozitën. 
Së pari duhet të fokusohemi tek kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në Konferencën e Kryetareve. Opozitës po tentohet t’i mbyllet goja në shkelje të rregullores dhe Kushtetutës e në këtë prizëm unë nuk besoj se ky është një parlament që funksionon. Secili prej nesh mund të kryejë reforma që i shërbejnë qytetarëve dhe interesit të qytetarëve. 

Në një parlament ku në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit synohet t’i iket syve të publikut, t’i shmangesh transparencës dhe t’i mbyllësh gojën opozitës, pa diskutim që nuk mund të flitet për bashkëpunim, qoftë ky edhe institucional. 

Pyetje: Z.Bardhi në dijeninë tuaj sa është numri i deputetëve që nuk janë vaksinuar?
 Unë nuk kam dijeni për këtë. Konferenca e Kryetarëve ka marrë një vendim për t’i udhëzuar deputetët që të vaksinohen.

Ora 11:09
Tritan Shehu: Opozita t'i bojkotojë komisionet nëse do të zhvillohen online! Grusht shteti brenda parlamentit për t'i mbyllur gojën deputetëve

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka propozuar në Kuvend që opozita të bojkotojë Komisionet Parlamentare në rast se ato do të zhvillohen online. Vendimin për zhvillimin online të Komisioneve Parlamentare, Shehu e konsideroi 'grusht shteti brenda parlamentit për t'i mbyllur gojën deputetëve'.

"Kjo është çështje e seancës, e procedurës, e demokracisë, e lirisë, e shprehjes. Këtu kemi një tendence për grusht shteti brenda parlamentit, për t'i mbyllur gojën deputetëve. Komisionet janë bazë e diskutimeve. Kjo është të tallesh me parlamentin. Komisionet janë më shumë se sallë plenare, janë çështje të funksionimit normal të një shteti sovran. Vetëm për t'i mbyllur gojën deputetëve, kjo është shumë e rëndë e paimagjinueshme. Shqipëria është në gjendje epidemiologjike katastrofë dhe komisionet diskutojnë për masat që duhen marrë për këtë situatë. Kërkoni t'i mbyllni zërin komisioneve, kjo është çështje e dhunimit të drejtave të parlamentit dhe deputetëve. Apo hajde kot rrimë këtu, kot rrimë dhe atje. Ne të deklarojmë mos marrim pjesë në asnjë komision nëse do të bëhen online. Boll me lojëra", tha ai.

Ora 11:00
Komisionet parlamentare online? Tabaku: Nuk mund t'i mbyllni gojën opozitës me forcën e kartonëve, t'i bëjmë me 3 turne

 

Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, e quajti një tentativë për t'i mbyllur gojën opozitës vendimin për të bërë online mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ajo tha që mazhoranca nuk mund ta përdorë më forcën  e kartonit për të shkelur sipas saj Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

"Ne sot u njohëm me një shkresë sugjerues të znj. Rakacolli, një militante e PS. Ju mund të vendosni me forcën e kartonit, por kur shoh opera, koncerte, minimumin e transparencës ne ia kemi detyrë publikut. U tha këtu se kjo bëhet edhe në parlamentet e Evropës, kjo nuk është e vërtetë. Mos vendosni me forcën e kartonëve për të shkelur Rregulloren e Parlamenti dhe Kushtetutën. Ne nuk mund të bëjmë gjoja.  Ne kemi bërë edhe propozime shumë konstruktive, që të bëhet me turne mbledhja e komisioneve parlamentare, në salla më të mëdha. Është e patolerueshme që me dhunën e kartonëve të shkelni Kushtetutën. Nuk mund të vazhdohet më kështu", tha Tabaku.

Ora 10:52
Komisionet parlamentare online, opozita kundër: Po zhduket parlamentarizmi! Le të vaksinohemi ose të paraqesim tampon! Po koncerte pse bëhen

 

Kuvendi ka vendosur që Komisionet parlamentare të jenë online, por opozita është shprehur kundër. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se po zhduket parlamentarizmi.

“Njëri në kafe, tjetri në plazh, tjetri në makinë dhe askush nuk merrej vesh se çfarë po votohej, po ka pasur një situatë të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria ka thënë e kemi kaluar me sukses nuk ndodh gjë lidhur me pandeminë, sot baret i ke plot, fëmijët në shkolla shkojnë, pse komisionet parlamentare dhe aty ku diskutohet në mënyrë të detajuar, u dashka bërë online, pse u dashka, të japim një sinjal, që fëmijët në shkolla, në koncerte madje, nuk paska problem dhe vetëm ne u dashkemi mbrojtur në komisione parlamentare, është sinjali më i gabuar, për vete mbrohemi për ato jo. Nuk duam që jeta e askujt, por a nuk jemi në fazë vaksinimi, të vendoset rregulli që të vaksinohemi apo të paraqesim test, kështu mbrojmë edhe deputetët, por i garantojmë publikut për t’u informuar. Mjafton të shihni dokumentet parlamentare, gjysma tyre thuhej “nuk dëgjohej”, po asgjësohet parlamentarizmi”, tha Alibeaj.

Ora 10:40
Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për minatorin që ndërroi jetë në Bulqizë, Muharrem Plaku! U kërkua nga Dhurata Çupi e PD

 

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me 1 minutë heshtje, për minatorin që ndërroi jetë pak ditë më parë në Bulqizë, Muharrem Plaku. Kjo ishte një kërkesë e deputetes së PD-së për Dibrën, Dhurata Çupi, e cila solli edhe një reagim të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit tha se përtej respektit për minatorit, kjo kërkesë e ardhur nga Çupi dhe jo nga kreu i grupit të PD-së, Alfred Rrushaj, është në shkelje të rregullore.

Dhurata Çupi: Nisur nga ngjarja e fundit, do doja të mbanin 1 minutë heshtje për të gjithë minatorët që kanë humbur jetën.

Taulant Balla: Zonja drejtuese e seancës , kërkesa të tilla janë të sanksionuara, këto bëhen nga kryetarë grupesh dhe bëhen paraprakisht dhe le të jetë ky rast i fundit ku protagonizmat personal prevalojnë mbi rregullat. Për të mos ta kthyer këtë në një shkelje të rregullores, të merret vendimi

Ora 10:42
Miratohet përbërja e Komisioneve Parlamentare, të gjithë emrat! Edhe 3 deputetë të LSI bëhen pjesë

1631855265_kuvendiri.jpg

Është bërë ndarja e deputetëve nëpër komisione parlamentare. Tashmë komisionet e përhershme janë plotësuar me deputetë si nga mazhoranca dhe opozita.

LSI është bërë pjesë e Komisioneve Parlamentare. Në seancën e sotme të Kuvendit, ashtu siç ishte parashikuar në rend dite, deputeti Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare, ndërsa Erisa Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve, anëtare e Komisionit të Integrimi dhe zëvendësuese pranë Komisionit të Medias dhe Petrit Vasili te Komisioni i Shëndetësisë.

Komisionet e Përhershme Parlamentare, përbërja

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

1. Fatmir Xhafaj (Grupi parlamentar PS)

2. Ermonela Valikaj Felaj (Grupi parlamentar PS)

3. Damian Gjiknuri (Grupi parlamentar PS)

4. Jurgis Çyrbja (Grupi parlamentar PS)

5. Saimir Hasalla (Grupi parlamentar PS)

6. Toni Gogu (Grupi parlamentar PS)

7. Aurora Mara (Grupi parlamentar PS)

8. Xhemal Qefalia (Grupi parlamentar PS)

9. Gerta Duraku (Grupi parlamentar PS)

10. Denis Deliu (Grupi parlamentar PS)

11. Eduard Ndreca (Grupi parlamentar PS)

12. Gledis Çeliku (Jashtë grupeve parlamentare)

13. Gazment Bardhi (Grupi parlamentar PD)

14. Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD)

15. Dhurata Tyli (Grupi parlamentar PD)

16. Saimir Korreshi (Grupi parlamentar PD)

17. Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD)

18. Dashnor Sula (Grupi parlamentar PD)

19. Elda Hoti (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

20. Bledion Nallbati (Grupi parlamentar PD)

21. Fatmir Mediu (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

 

Komisioni për Integrimin Evropian

1. Taulant Balla (Grupi parlamentar PS)

2. Blendi Klosi (Grupi parlamentar PS)

3. Bujar Çela (Grupi parlamentar PS)

4. Ornaldo Rakipi (Grupi parlamentar PS)

5. Etjen Xhafaj (Grupi parlamentar PS)

6. Mimi Kodheli (Grupi parlamentar PS)

7. Lavdrim Krrashi (Grupi parlamentar PS)

8. Erisa Xhixho (Jashtë grupeve parlamentare)

9. Edi Paloka (Grupi parlamentar PD)

10. Luçiano Boçi (Grupi parlamentar PD)

11. Flutura Açka (Grupi parlamentar PD)

12. Kreshnik Çollaku (Grupi parlamentar PD)

13. Belind Këlliçi (Grupi parlamentar PD)

14. Tomor Alizoti (Grupi parlamentar PD)

 

Komisioni për Politikën e Jashtme

1. Hatixhe Konomi (Grupi parlamentar PS)

2. Lavdrim Krrashi (Grupi parlamentar PS)

3. Alqi Bllako (Grupi parlamentar PS)

4. Benet Beci (Grupi parlamentar PS)

5. Blendi Klosi (Grupi parlamentar PS)

6. Petro Koçi (Grupi parlamentar PS)

7. Besion Ajazi (Grupi parlamentar PS)

8. Klodiana Spahiu (Grupi parlamentar PS)

9. Grida Duma (Grupi parlamentar PD)

10. Kreshnik Çollaku (Grupi parlamentar PD)

11. Shpëtim Idrizi (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

12. Tritan Shehu (Grupi parlamentar PD)

13. Belind Këlliçi (Grupi parlamentar PD)

14. Vangjel Dule (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

15. Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD)

 

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

1. Erion Braçe (Grupi parlamentar PS)

2. Anila Denaj (Grupi parlamentar PS)

3. Antoneta Dhima (Grupi parlamentar PS)

4. Pranvera Resulaj (Grupi parlamentar PS)

5. Vullnet Sinaj (Grupi parlamentar PS)

6. Benet Beci (Grupi parlamentar PS)

7. Shpresa Marnoj (Grupi parlamentar PS)

8. Alban Xhelili (Grupi parlamentar PS)

9. Enslemvera Zake (Grupi parlamentar PS)

10. Edmond Spaho (Grupi parlamentar PD)

11. Jorida Tabaku (Grupi parlamentar PD)

12. Alfred Rushaj (Grupi parlamentar PD)

13. Bujar Leskaj (Grupi parlamentar PD)

14. Arbi Agalliu (Grupi parlamentar PD)

15. Agron Shehaj (Grupi parlamentar PD)

16. Emilja Koliqi (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

17. Dashamir Shehi (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

1. Paulin Sterkaj (Grupi parlamentar PS)

2. Antoneta Dhima (Grupi parlamentar PS)

3. Bardhyl Kollçaku (Grupi parlamentar PS)

4. Luan Duzha (Grupi parlamentar PS)

5. Vullnet Sinaj (Grupi parlamentar PS)

6. Denis Deliu (Grupi parlamentar PS)

7. Pranvera Resulaj (Grupi parlamentar PS)

8. Toni Gogu (Grupi parlamentar PS)

9. Ilirian Pendavinji (Grupi parlamentar PS)

10. Agron Çela (Jashtë grupeve parlamentare)

11. Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD)

12. Ervin Salianji (Grupi parlamentar PD)

13. Lindita Metaliaj (Grupi parlamentar PD)

14. Isuf Çelaj (Grupi parlamentar PD)

15. Ferdinant Xhaferraj (Grupi parlamentar PD)

16. Luan Baçi (Grupi parlamentar PD)

17. Kasëm Mahmutaj (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

 

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

1. Fadil Nasufi (Grupi parlamentar PS)

2. Tatiana Piro (Grupi parlamentar PS)

3. Luljeta Bozo (Grupi parlamentar PS)

4. Ismet Beqiraj (Grupi parlamentar PS)

5. Anduel Tahiraj (Grupi parlamentar PS)

6. Ilir Ndraxhi (Grupi parlamentar PS)

7. Rrahman Rraja (Grupi parlamentar PS)

8. Baftjar Zeqaj (Grupi parlamentar PS)

9. Alqi Bllako (Grupi parlamentar PS)

10. Flamur Hoxha (Grupi parlamentar PD)

11. Fatjon Veizaj (Grupi parlamentar PD)

12. Lefter Gështenja (Grupi parlamentar PD)

13. Zef Hila (Grupi parlamentar PD)

14. Ramadan Likaj (Grupi parlamentar PD)

15. Xhelal Mziu (Grupi parlamentar PD)

16. Agron Duka (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

17. Nusret Avdulla (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

 

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

1. Desantila Tahiraj (Grupi parlamentar PS)

2. Florenc Spaho (Grupi parlamentar PS)

3. Niko Kuri (Grupi parlamentar PS)

4. Mirela Pitushi (Grupi parlamentar PS)

5. Shpresa Marnoj (Grupi parlamentar PS)

6. Ilir Metaj (Grupi parlamentar PS)

7. Tatiana Piro (Grupi parlamentar PS)

8. Anila Denaj (Grupi parlamentar PS)

9. Lindita Buxheli (Grupi parlamentar PS)

10. Gertjan Deda (Jashtë grupeve parlamentare)

11. Petrit Vasili (Jashtë grupeve parlamentare)

12. Grida Duma (Grupi parlamentar PD)

13. Orjola Pampuri (Grupi parlamentar PD)

14. Tritan Shehu (Grupi parlamentar PD)

15. Mesila Doda (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

16. Zheni Gjergji (Grupi parlamentar PD)

17. Ilda Dhori (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

18. Seladin Jakupllari (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

 

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

1. Eduard Ndreca (Grupi parlamentar PS)

2. Teuta Ramaj (Grupi parlamentar PS)

3. Lindita Buxheli (Grupi parlamentar PS)

4. Ilir Topi (Grupi parlamentar PS)

5. Blerina Gjylameti (Grupi parlamentar PS)

6. Florenc Spaho (Grupi parlamentar PS)

7. Desantila Tahiraj (Grupi parlamentar PS)

8. Enslemvera Zake (Grupi parlamentar PS)

9. Meri Markiçi (Jashtë grupeve parlamentare)

10. Flutura Açka (Grupi parlamentar PD)

11. Luçiano Boçi (Grupi parlamentar PD)

12. Ina Zhupa (Grupi parlamentar PD)

13. Andia Ulliri (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

14. Eralda Bano Tase (Grupi parlamentar PD)

15. Merita Bakiu (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)

16. Kastriot Piroli (Grupi parlamentar PD)

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari