Kuvendi mbyllet më 25 maj
opozita ikën nga salla pa votua

Kuvendi mbyllet më 25 maj<br />opozita ikën nga salla pa votua
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë do të përmbyllë legjislaturën në bazë të Kodit Zgjedhor në datë 25 maj të vitit 2013. Mbyllja e punimeve u miratua në seancën e sotme me 71 vota pro të mazhorancës dhe pa praninë e opozitës, e cila u largua nga Parlamenti, pasi votoi pro ndryshimeve të Kodit Penal duke refuzuar të dalin në foton, që Kuvendi kishte planifikuar të bënte në oborr pas përfundimit të seancës.

Kuvendi i Shqipërisë do të përmbyllë legjislaturën në bazë të Kodit Zgjedhor në datë 25 maj të vitit 2013. Mbyllja e punimeve u miratua në seancën e sotme me 71 vota pro të mazhorancës dhe pa praninë e opozitës, e cila u largua sapi miratoi ndryshimet në Kodin .

Më herët Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh si ai për burimet e energjisë së rinovueshme , ndryshimet ne ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” që i hap rrugë legalizimeve të ndërtimeve pa leje nga viti 2006 , si dhe ndryshimet ne kodin penal dhe “heqja e tvsh së inputeteve bujqësore” për të cilën (këtë të fundit) opozita ka dhënë votën kundër.

Para se të hidhej në votim mbyllja e legjislaturës, kryetarja e Parlamentit ftoi opozitën të votojnë 3 ligjet, për ta mbyllur "me nder" siç tha ajo  këtë legjislaturë. Në emër të PS-së  kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi tha se po kërkohet që të hidhet topi në anën e opozitës.  Kuvendi mbajti një minutë heshtje për vrasjen e deputetit PS-së Fatmir Xhindi, një krim i ndodhur 4 vjet më parë dhe që ende nuk është zbardhur.

ORA 15: 10 TOPALLI: HAJDE TA MBYLLIM ME NDER, RUCI: TOPIN E KENI JU

Topalli:
  Jam dakord që shumë gjëra na ndajnë dhe shumë na bashkojnë. Por ne duhet të na bashkojnë 3 ligjet dhe ju ftoj edhe një herë t’i votojmë . Ato vazhdojnë të jenë në rendin e ditës, që mbase është një nga seancat e fundit të legjislaturës. Bashkë me kodin të votojmë dhe 3 ligjet”

Ruçi:
“Të zbatohen vendimet e pazbatuara të gjykatave në Shqipëri, s’keni kohë. Statusi i nënpunësit civil nuk keni kohë. Pastroni administratën publike nga të gjithë të militantët. Mos kërkoni të hidhni topin në fushën tonë, e keni në fushën tuaj. Kishit mundësi të bënit nuk është faji jonë. Mos kërkoni të lini përgjegjësinë këtej”
Topalli: “Në të gjitha seancat keni pasur Fierin. E zgjidhët?! Që të jemi serioz mos ndryshoni sebepe.  Hajde ta mbyllim me nder. Doni me blloku mund ta bëni, shqiptarët do ta zgjidhin më 23 qershor”

ORA 13: 55 VRASJA E XHINDIT RUCI: U HARRUA, TOPALLI: PROKURORIA TE GJEJE AUTORET
Kreu i grupit PS kërkoi të mbajë një minutë heshtje për vrasjen e deputetit PS-së Fatmir Xhindi, një krim i ndodhur 4 vjet më parë dhe që ende nuk është zbardhur.

Ruçi: “Harresa ka bërë punën e saj. Sot më 2 maj, 4 vjet më parë u vra një koleg i yni dhe 4 vjet në pushtet me gjithë premtimin nuk zbuluam asgjë. Këtu ka djalin e tij. Sot ka shkuar t’i vendosë buqetë me lule dhe ne minimumi ta kujtojmë me 1 minutë heshtje nga rënia e dorës kriminale.”

Topalli: Ishte koleg i yni për të cilën shprehim dhimbjen e i kërkojmë prokurorisë të bëjë detyrën.

SHQYRTOHEN NDRYSHIMET NE KODIN PENAL

Megjithëse minoranca në Parlament dha votën pro për ndryshimet në kod ashtu siç ka bërë edhe gjatë seancave në komisionin e ligjeve përmes deputetes Ermonela Felaj ka risjellë edhe njëherë vërejtjet mbi Kodin Penal. Sipas opozitës ashpërsimi i dënimeve nuk sjell ulje të kriminalitetit që sipas tyre është rritur vit pas viti.

ORA 13: 35 VASILIKA HYSI: NDIHMA JURIDIKE E LIMITUAR

Sa i përket pr/ligj që prek ndihmën juridike falas Vasilika Hysi tha se “ndihma juridike e ofruar në 2012 është e limituar”. Ajo e krahasoi atë edhe me shtetin më të ri Kosovën duke thënë se ndihma juridike atje është shumë më e madhe se në Shqipëri.
 “Të konsolidohet sistemi i drejtësisë, dhe të ofrojmë asistencë juridike në cdo qytet”- u përgjigj Halimi.

PR/LIGJI PER HEQJEN E TVSH PER IMPUTET BUJQESORE

ORA 13: 30 RIDVAN BODE: PROPOZIMI JUAJ ESHTE I REPUBLIKAVE TE BANANEVE

Ministri i Financave Ridvan Bode tha se opozita nuk propozon ligji pasi nuk takon fermerë siç bën Kryeministri që i njeh më mirë problemet e tyre.

 “Reflektimi për këtë ndryshim vjen pas takimeve të Kryeministrit anembanë vendit me fermerë të cilët e kanë kërkuar këtë. Kanë ndjerë përmirësime dhe kërkuan që taksat e fermerëve të rimbursohen. Cdo taksë për fermerët do vihet në bazë të tokës dhe harxhimeve. Kjo do jetë skemë nxitëse. Ju deputetë të opozitës deklaruat votën kundër, për ju është e mjaftueshme demagogjia, por nuk e njihni bujqësinë dhe nevojat që ka. Bujqësia përmirëson nivelin e jetesës tonë. Shqipëria është me nivel të ulët inflacioni në rajon. Kontaktoni fermerë dhe merrni propozimet e tyre. Propozimi juaj është i Republikave të Bananeve. Mbështesni politika që vijnë prej nevojës reale, të atyre që derdhin djersë për të fituar më shumë."


ORA 12: 15 MIMI KODHELI: QEVERIA KA BERE CDO GJE ME PRONAT POR NUK I KA KTHYER TEK PRONARI

"Duke vijuar për një nga pikat e rendit të ditës për “Ligjin e kompesimit të pronave, bëmë disa pyetje për këtë çështjë gangrenë, për qeverinë e cila nuk ka ndihmuar, por abuzuar. Ne mbetemi pa përgjigje, dhe nuk ka asnjë shifër nga Financat, nuk morën asnjë propozim nëse i rritni potencialet apo I ulni, askush nuk na thotë a funksionon si fond ekstra buxhetor, sa janë të ardhurat totale nga ky fond. Në fund të këtij mandati është se nuk ky është nje proces, që ka dështuar totalisht dhe nuk mund të rregullohet me arnime. Nëse ka reformë dhe projekt, që të mos ju votojnë njerëzit sot, është ky është kthimi i pronave. Ju që prisni me ankth të ndryshojë ndonjë gjë në fund të mandatit harrojeni, ata nuk ndryshuan për 22 vjet. Kjo qeveri ka bërë cdo gjë me pronat, por nuk e ka cuar atë tek pronari".
“Biznesi shqiptar është i coroditur, gangrenë në disa biznese dhe favorizues në disa të tjera. Biznesi të clirohet nga barra e rëndë duke u rimbursuar. Ky është program juaj copy paste nga Rilindja”, – tha Kodheli.

ORA 12: 00 SHALSI:TALLNI QYTETARET, TOPALLI: S'DO VIDHNI AS 4 VJET
Në orën 11:00 seanca parlamentare nisi normalisht dhe po diskutohet pr/ligji për energjinë e rinovueshme. Në fjalën e tij deputeti i PS-së Eduard Shalsi tha se "Sot kemi një treg të zi ku jepen licencat. Ka shumë kompani që e kanë marrë licenca për arsye korruptive. Sot që flasim sistemi bankar ka problem me kreditime, KESH-i nuk ka më çfarë të paguajë.  Bankat janë të zhytura me paratë që janë dhënë. Pas përmbytjeve në Shkodër Berisha iu thotë do ndërtojmë central bërthamor. Eshtë për të qëshur që tallet me qytetarët. Ligji i eficencës së energjisë është shumë i rëndësishëm. Mes jush ka edhe njerëz dinjitozë dhe si nuk keni kurajo t'i kërkoni kësaj qeverie llogari për gjëra që i ka thënë vetë. Berisha në 2006 në fjalimet e tij u tregonte njerëzise se sa do fitonin nga rrezet e diellit, nga panele diellore, ku jemi 8 vjet më pas?"
Pas përfundimit të fjalës së deputetit të PS-së Eduard Shalsi Topalli tha: Nuk do keni rast të vidhni as me leze e as pa lezet në 4 vitet e ardhshme”.

KONFERENCA E KRYETAREVE
Konferenca e kryetareve nuk kishin caktuar datë për mbylljen e Kuvendit. Burimet bënin me dije se mbyllja e punimeve të Kuvendit do të varet nga ecuria e miratimit të projektligjeve por dhe nga komisioni hetimor për të ashtëquajturin incident mes kryesocialistit Rama dhe diplomatit Egin Ceka. Në bazë të Kodit Zgjedhore, kuvendi në fund të mandatit 4 vjecar shpërndahet jo më vonë se 30 ditë nga data e zgjedhjeve, pra jo më vonë se 23 maji dhe jo më herët se 45 ditë larg ditës së votimit. Deri më tani mazhoranca këmbëngul në votimin e 3 projektligjeve, që sipas saj po bllokohen nga opozita, ndërsa pak ditë më parë të djathtet ngritën një komision hetimor për të ashtëquajturin incident mes kryesocialistit Rama dhe diplomatit Egin Ceka, vendim i cili vjen vetem pak javë përpara përfundimit të mandatit të Kuvendit.

Redaksia Online
(ad.ti/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Tragjedia në Shkodër, flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë