Megjithatë, pati edhe kundërshtime për amendamente të ndryshme, siç ishte ai për formimin e fondit për veriun, ku deputetët e Vetëvendosjes thanë se po krijohet një pavarësi financiare për atë fond dhe se krijon mundësi për mospërfilljen e institucioneve të Kosovës.
“Me këtë nen vetëm se e përforcojnë pozicionin e Serbisë në Kosovë”, tha ai.
Deputetët nuk miratuan as amendamentin e propozuar nga deputeti Hydajet Hyseni, i cili ka propozuar që çdo vit të plotësohet lista e përfituesve të ish të burgosurve politik.
Kryeministri Hashim Thaçi ka falenderuar deputetët për debatin konstruktiv dhe votimin e buxhetit për vitin 2014.
“Ky buxhet është në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe do të shfrytëzohet për zhvillim ekonomik, krijim te vendeve të punës, reforma demokratike dhe mirëqenie të gjithëmbarshme”, është shprehur kryeministri Thaçi përmes rrjetit soicial "Facebook".
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)