Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot gjatë seancës plenare me 106 vota pro angazhimin e Shqipërisë në mision paqeruajtës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se vendimi në fjalë e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren.
Nufi theksoi se si një vend aleat, Shqipëria qëndron krah SHBA-së në përpjekjet për paqe dhe kontribut në sigurinë Kombëtare.
“Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren.
Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare”, ka shkuar ministri Nufi në një postim në rrjetet sociale.
Ligji i miratuar sot parashikon që Shqipëria mund të kontribuojë me trupa në Gaza, me një numër maksimal deri në 40 ushtarakë.
Misioni i tyre do të përfshijë sigurinë dhe stabilitetin, mbrojtjen e personelit dhe infrastrukturës, mbështetjen e operacioneve humanitare, si dhe monitorimin e raportimin e situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e misionit, në kuadër të Bordit të Paqes.






Komente
Komento