Katër futbollistë janë debutues në grumbullimin e Kombëtares për sezonin e ri të Ligës së Kombeve, që për kuqezinjtë do të nisë të shtunën në sfidën e ‘Air Albania-s’ kundër Bjellorusisë. Ftesa nga Rolando Maran ka qenë emocionuese për të rinjtë, të cilët premtojnë të japin maksimumin për ngjyrat kuqezi.

“Është një ndjenjë shumë e bukur të marrësh ftesë nga Kombëtarja A. Emocion që nuk mund ta përshkruaj sepse është një ëndërr për çdo lojtar që të përfaqësojë kombëtaren shqiptare. U bë realitet. Isha në shtëpi kur më erdhi mesazhi. I emocionuar dhe i lumtur dhe më pas u nisa për grumbullim,”-u shpreh Klevi Qefalija, futbollist i Kombëtares.

“Të vish me Kombëtaren është diçka shumë e rrallë për një futbollist,”-tha Sabah Kerjota, futbollist i Kombëtares.

“Jam shumë i kënaqur të jem me ekipin A të Kombëtares. Lajmin e mora teksa ecja me makinë. Gjëja e parë që bëra është telefonava babanë tim dhe atij nuk i besohej. Më pas erdha në shtëpi mora gjyshin dhe nënën. Kam qenë me ekipin kombëtar U-19 dhe kam qenë shumë tifoz i ekipit kombëtar. I kam parë lojtarët nga televizori dhe tani jam shumë i kënaqur,”-deklaroi Samuele Sina, futbollist i Kombëtares.

Njëjtë si futbollistët e tjerë të Kombëtares, që janë shprehur deri më tani, edhe debutuesit përsërisin objektivin e vendit të parë në Ligën e Kombeve.

“Kemi nisur përgatitjet për ndeshjen e parë fillimisht dhe të gjithë çunat janë të motivuar maksimalisht për të arritur objektivin që është vendi i parë në grup,”-tha Klevi Qefalija, futbollist i Kombëtares.

“Kemi të qartë kush është objektivi ynë dhe do ta bëjmë të mundur arritjen,”-u shpreh Samuele Sina, futbollist i Kombëtares.

Për duelin hapës kundër Bjellorusisë UEFA ka caktuar 5-shen e arbitrave nga Anglia me kryesor Sam Barrott.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Arbitroi finalen Arsenal-Man City, UEFA cakton arbitrat e Premier League për Shqipëri-Bjellorusi

Për duelin hapës në Ligën e Kombeve të shtunën kundër Bjellorusisë UEFA ka caktuar 5-shen e arbitrave nga Anglia me kryesor Sam Barrott. 34-vjeçari është pjesë e arbitrave të FIFA-s që nga 2025 dhe gjykon në Premier League që prej 2024. Këtë sezon ka dhënë drejtësi në 3 sfida të Premier League, ndërsa ishte pjesë edhe e finales së Superkupës së Anglisë ku Arsenal mposhti 3-0 Manchester City-n.