Kuvendi miratoi marrëveshjen për vaksinat anti-COVID, Panariti: Duhet transparencë! Në Parlament mungoi debati

Kuvendi miratoi marrëveshjen për vaksinat anti-COVID, Panariti: Duhet transparencë! Në Parlament mungoi debati

Drejtori i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta

TIRANË- Drejtori i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti ka kërkuar më tepër transparencë për marrëveshjen e siguruar me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-COVID. 

Duke u ndalur te votimi ditën e djeshme në parlament, Panariti shprehet se deputetët as nuk e kanë lexuar një marrëveshje e tillë, ku vë theksin te mungesa e debatit.  

" Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit ?A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapim krahun?Pse ajo dhe jo një tjetër? Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur. Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat. Sepse njerëzit që i çojnë aty përfaqësuesit e tyre duan të informohen. Dhe e drejta për informim, është shtyllë e demokracisë! Po jap unë disa sqarime me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë që nuk i dëgjuan ato dje. Ndryshe nga vaksinat e tjera, Vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga covid – 19.

Pra Kaq ishte thelbi! Ndryshe nga më parë, në vend të viruseve të vrarë apo proteinave inaktive, në trupin tonë futet një mesazh i cili stërvit dhe trajnon trupin për të luftuar virusin. Kjo SMS është shumë delikate dhe që të ruhet dhe të depërtojë në trupin tonë pas injektimit futet në një zarf yndyror (grimca yndyre), hollohet me pak ujë të kripur (solucion fiziologjik) futet në ngrirje – 70 gradë para se të injektohet.

Pasi trupi ynë e lexon këtë SMS urdhër, ai reagon dhe vepron kundër covid. Kur sms lexohet ajo vetë shkatërrohet. Ashtu siç bëjmë dhe ne pasi lexojmë një chat në ëhatsup dhe pastaj e fshijmë. Është shumë delikate në ruajtje dhe ka disavantazhin në krahasim me vaksinat e tjera se kërkon dy doza në interval 3 javor

Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera.. Por është shumë efikase. A ka zgjidhje dhe zgjedhje të tjera? Sigurisht që po! . Po bash për këto kerkohej debati parlamentar që mjerisht mungoi", shkruan Panariti.

Miratimi i tre akteve normative që u bë ditën e djeshme në Kuvend ishte një dritë jeshile për t'u hapur rrugën ardhjes së dozave të vaksinave Anti-COVID në Shqipëri të siguruara nga kompania Pfizer.  Kryeministri Edi Rama tha dje se procesi i vaksinimit synohet të mbyllet brenda 14 muajve dhe zbuloi se sapo është firmosur marrëveshja me Pfizer për 500 mijë dozat e para. Marrëveshja me Pfizer u mbajt e fshehtë, por kryeministri Rama tha se ka lënë hapësirë edhe për marrëveshje të tjera me vaksinat që pritet të marrin miratimin në nivel europian si ajo AstraZeneca. Për të hequr cdo dyshim, kryeministri paralajmëroi se mbërritja e dozave të tjera të vaksinës do jetë tërësisht transparente.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille