Kuvendi miraton Buxhetin '17
rriten 10% pagat dhe pensionet

Kuvendi miraton Buxhetin '17<br />rriten 10% pagat dhe pensionet
Pas diskutimeve dhe miratimit në parim dy javë më parë, Kuvendi ka miratuar seancën e kësaj të enjte nen për nen, me 80 vota pro dhe 24 kundër, buxhetin e vitit të ardhshëm. Në buxhet është parashikuar një fond shtesë prej 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve nga 1 marsi i 2017-ës. 

Ligji më i rëndësishëm i kësaj seance është votuar vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa kartonët e opozitës ishin kundër. 

Krahas rritjes së pagave dhe pensioneve, buxheti i 2017-ës pritet të shënojë edhe rritje ekonomike. Sipas parashikimeve të institucioneve të qeverisë, ekonomia do të rritet gjatë vitit të ardhshëm me 3.5%.

Në total Buxheti për vitin 2017 është 436 miliardë lekë. Qeveria ka llogaritur t’i rrisë të ardhurat nga tatimet dhe doganat me rreth 21 miliardë në krahasim me faktin e pritshëm të këtij viti. Duke përfshirë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të ardhurat pritet të rriten në vlera neto me 23 miliardë lekë ose 6.5% më shumë. Ndërsa nga TVSH dhe Tatimi mbi vlerën e shtuar sëbashku është parashikuar rritje me 16. 2 përqind. Shpenzimet buxhetore për vitin 2017 janë parashikuar në vlerën 467. 2 miliardë lekë. 

Një lajm i mirë është ai për buxhetorët. Kështu, prej 1 marsit të 2017-ës, falë një fondi prej 100 milionë dollarë të hequra menjanë nga buxheti, do të rriten pagat dhe pensionet deri në 10%. Rritja e pagave do të përfshijë disa kategori si mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët apo dhe punonjësit e administratës. Deri në 10% rritje në pensionin e tyre do të përfitojnë edhe të gjithë pensionistët. 

Ndërkaq, Kuvendi votoi edhe pikat e tjera të rendit të ditës. Me 81 vota u miratua ratifikimi i marrëveshjes Shqipëri- BERZH, ndërsa nënshkrimi elektronik kaloi me 80 vota.  

Kuvendi votoi edhe për dy vendet vakante te Autoriteti i Konkurrencës. Juliana Latifi mori 67 vota pro, 3 kundër, 8 abstenim, ndërsa Ilir Gëdeshi 65 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim. 

Kuvendi miratoi gjithashtu edhe shtyrjen e mandatit të komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. Për këtë reformë pati një debat mes kryetarit të grupit të PS, Gramoz Ruçi dhe Oerd bylykbashit të PD.

Debat PS-LSI për për laboratorët spitalorë
Me shumicë votash të mazhorancës u miratuan dhe 4 ligjet e paketës fiskale. Mazhoranca vendosi të mos aplikojë akcizë për naftën e flotës së peshkimit, pavarësisht se në variantin fillestar të Ministrisë ishte parashikuar kështu.

Ndërsa akciza për gazin e lëngshme do të jetë 8 lekë për litër.
 
Ashtu siç pritej mes LSI-së dhe PS-së pati debat për koncesionin e laboratorëve në Buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Opozita bashkoi votat me LSI-në për rrëzuar këtë nen të buxhetit, por votat nuk ishin të mjaftueshme. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta