/ATSH/- Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën plenare të së enjtes me 72 vota pro një ndër projektligjet më të rëndësishëm siç është ai "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje pas vitit 2009?.
Një tjetër projektligj që ka marrë aprovimin e 71 deputetëve ka qenë ai "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim" për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë.
Po ashtu deputetët kaluan me votë edhe dy projektligje të mbetura pa votuar nga seanca e kaluar e Kuvendit, por lanë për seancën e radhës projektligjin "Për dhënie amnistie", në mungesë të shumicës së cilësuar, pasi kërkonte 84 deputetë nga 72 që kanë qenë të pranishëm.