Kuvendi ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën.
Drita jeshile u dha për 2 marrëveshje huaje, një me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t për projektet në zhvillim të Shqipërsë, si dhe një marrëveshje huaje ndërmjet OSHEE-së dhe BERZHIT. Deputetët miratuan edhe disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025, ku parashikohen që 10 milionë dollarë për startup-in e Mira Muratit, ‘Thinking Machine Lab’, ndërsa edhe shteti do të jetë aksioner.
Parlamenti miratoi me 71 vota edhe 3 marrëveshjet e financimit mes Shipërisë dhe Komisionit Europian në kuader të programit IPA III lidhur me punësimin e të rinjve, ekonominë dhe shoqërinë dixhitale si dhe energjinë, në kuadër të fondeve të paraanëtarësimit. Seanca u karakterizua edhe nga përplasje të forta. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përjashtoi nga seanca deputetin demorkat Flamur Noka pasi bllokoi foltoren, ndonëse ai vijoi të qëndronte në sallë.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet ‘mollë sherri’ në Kuvend, PD: I vodhët me bandat! PS: Pengje të Berishës, u turrët të bënit pis Shqipërinë! Noka bllokon foltoren, përjashtohet









