Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve hetimore ‘për serverin e tatimeve’ dhe ‘administratën publike’

TIRANË- Kuvendi miratoi sot dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore 'për serverin e tatimeve' dhe ai 'për administratën publike'.
Komisioni hetimor 'për serverin e tatimeve' u miratua me 72 vota pro dhe 1 votë kundër, ndërsa ai 'për largimet nga administrata publike' u miratua me 72 vota.
Dy kërkesat e opozitës, e cila vijon te bojkotoje parlamentin qe nga muaji korrik, u rrëzuan disa muaj më parë nga maxhoranca, per t'u perfshire sot ne rendin e ditës së punimeve të sotme të parlamentit, me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.
Në rendin dite së Kuvendit u përfshi dhe kërkesa tjetër e opozitës për një ndryshim në rregulloren e parlamentit,e cila do të votohet në një seancë tjetër. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS