Kuvendi miraton rezolutën për
heqjen e murit në Mitrovicë

Kuvendi miraton rezolutën për<br />heqjen e murit në Mitrovicë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë prej 74 votash Rezolutën e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për cështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës cka shkaktoi shumë debat në vend

Deputetët e Kuvendit, të të gjitha partive politike, kanë kërkuar përmes miratimit të Rezolutës rrënimin e murit i cili do të duhet të nisë në janar të vitit 2017.

Në projekt rezolutë përveç kërkesës për heqjen e murit në janar të vitit të ardhshëm kërkohet nga qeveria e Kosovës që të angazhohet që organet kompetente për trajtimin e ndërtimeve pa leje, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për murin që është në ndërtim e sipër në pjesën e urës së Ibrit.

Në projekt rezolutë vec tjerash thuhet se qeveria e Kosovës duhet të merr masa të nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta t’i përmbajë të gjitha elementet që kishte para vitit 1999 dhe jo t’i shtohen elemente të tjera ilegale, siç është muri dhe shkallët.

Nga rezoluta janë tërhequr dy pika, që kanë të bëjnë me shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet