Përveç debateve të shumta që karakterizoi punimet e kësaj seance plenare, Kuvendi votoi për miratimin dhe rishikimin e disa ligjeve në vend.
Kuvendi, me 74 vota pro kaloi strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve.
PD dhe LSI kërkoi numër më të lartë të punonjësve të stafit e Komisioneve të Vettingut por u hodh poshtë nga PS, të cilët me 74 vota pro shkurtuan stafin me 70 punonjës më pak.
Bie ligji i mbetjeve, miratohet akti normativ për buxhetin
Po ashtu, Kuvendi pranoi dekretin e presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, ky ligj u votua pro nga deputët e opozitës ndërsa nga ata të Partisë Socialiste u abstenua, por edhe të dhomave të tregtisë.
Me 73 vota pro u votua edhe akti normativ i qeverisë për ndryshimet e buxhetit të vitit 2017.
Gjithashtu, me 127 vota pro u miratua edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkëpunimit me shtete si Britania e Madhe, Suedia dhe Gjermania.
VOTIMET NE KUVENDIN E SHQIPERISE
Akti normativ
73 pro, 54 kundër, 0 abstenim
Struktura e Komisionit të Apelimit
Miratohet me 74 pro
Struktura e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”
Miratohet me 74 vota pro
Struktura e organikës së Komisionerit Publik
Miratohet me 74 vota
Dekreti për ligjin e mbetjeve
54 pro, 0 kundër, 72 abstenim
Dekreti për Dhomat e Tregtisë
64 pro, 1 kundër, 71 abstenim

VIDEO









