“Ja ku e keni vendimin, i keni falur Dritan Zaganit “salla ish-ekonomi ndihmëse orikum”, tokë në bregdet Objekt në bregdet. Për cilën arsye e keni blerë këtë oficer policie?, - tha ministri Tahiri.
Deklarata e Tahirit është shoqëruar me replikë mes tij dhe kreut të grupit kuvendor Edi Paloka, pas të cilave kryeparlamentari Meta vendosi ndërprerjen e seances për disa minuta, për shkak se deputetët e PD-së jo vetëm ngritën tonet e debatit por u çuan para aolës së Kuvendit ndërsa fliste ministri.
”Ministri i brendshëm, heroi i Lazaratit e quanin para disa kohësh, heroi që mbushi Shqipërinë me kanabis. Edhe një mushkonjë tjetër u kap prapë në Itali. Ju paralajmëruan, ju thamë ka të tjerë që vazhdojnë se kanë mbështetjen e këtij këtu. A mund të vazhdohet më me një ministër të tillë?”, tha Paloka.
Meta: Ju lutem 10 minuta pushim, pas pushimit rikthehemi këtu. Zoti Paloka ju lutem qetësojini deputetët.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se akuzat e fundit që opozita i adresoi në lidhje me avionin e ndaluar këtë të hënë në Itali me 80 kilogramë drogë janë të pabaza pasi avioni nuk është nisur nga Shqipëria, por nga Torino. Tahiri tha se operacioni i policisë italiane është pjesë e procedimit të përbashkët italo-shqiptar.
“Kam raportin e kuesturës italiane, avioni është nisur nga Torino për Lece, në rastin më të keq juajin i bie që të jetë përfshirë ministri i brendshëm italian dhe kryeministri italian. Por ky avion është nisur në nga Torino në Leçe, ç’punë ka këtu policia shqiptare, ç’punë ka ministry, kryeministri, qeveria e kështu me radhë. Pse duhet të jetë ky motiv që të coheni dhe të shpifni këtu. Unë nuk kam ndërmend të harxhoj një sekondë të vetme, të merrem me tollovinë publike që kërkoni ju dhe nuk do të konsumoj një sekondë të vetme pa bërë detyrën për të luftuar krimin dhëmbë për dhëmbë dhe nëse njëri prej jus hi del përpara policisë do të mbajë përgjegjësi ligjore. Tani shëndet dhe të mira dhe po ju lë të vazhdoni çkeni mësuar të bëni, atë që dini të bëni më mirë, shëndet”, - tha ministri Tahiri.
E djathta shigjetoi kryeministrin Rama dhe drejtues të mazhorancës se e kanë shndërruar Shqipërinë në mbretëri të hashashit.
“Shikojeni Shqipërinë e vitit 2015 o kanabistë dhe të 2013-ës. Mendoni se do e kapërceni kështu? E keni shumë gabim. I keni bërë gjëmën vendit. Policia shkoi dy herë në Dukagjin, 400 forca policia, më falni i rruan bishtin kanabisit. Po pse ndodhi kjo? Se janë arat e deputetit, e kryetarit të Partisë, janë parcelat e tij”, tha Berisha.
Ndërsa ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e identifkoi Ramën me targën e makinës së tij duke ju drejtuar Metës: Kërkoj kryeministin Aa 003 GB që të vijë këtu, e ke për detyrë kryetar i Kuvendit ta thirrësh të vijë këtu.
Ora 13:42 Mbyllet seanca pleanare mes debatesh të forta
Mes debatesh të forta është mbyllur seanca e parë plenare e këtij sesioni i ri parlamentar. Gjatë kohës që mbante fjalën e tij ministri Tahiri lidhur me operacionin anti-drogë Shqipëri-Itali dhe ish- oficerin e arrestuar, deputetët e opozitës ndërhynë duke shkaktuar debate të forta dhe duke e ndërprerë disa herë ministrin.
“Punonjësin e policisë që e morët në intervistë gjatë kohës që ishte në polici nuk e keni instruktuar mirë Sa për makinën makina ime është shitur edhe e kam deklaruar në pasurinë time”- tha Tahiri
Gjatë kësaj kohe kreu i Kuvendit Meta në pamundësinë e qetësimit të situatës ka kërkuar votimin për drafin e kalendarit dhe draftin duke i miratuar ata dhe ka mbyllur në këtë mënyrë seancën plenare për këtë të hënë mes polemikash të shumta.
Ora 12:40 Debatet për drogën
Berisha: Është një ditë dramatike për parlamentin, nuk mund të mos vijë këtu njeriu që de facto i hiqet imuniteti, duhet të jetë aty të përballet para shqiptarëve, trim me horra nuk ecën më. Të ketë kurajë të vijë këtu, thirre të vijë këtu.
Meta: Ishte në një aktivitet tjetër e pashë Live
Topalli: Sot është dita e parë e sesionit parlamentar, ne po vazhdojmë për dhënie leje për arrestim të një tjetri deputet, i treti, po sot avioni me drogë kapet i nisur nga Shqipëria. Kryeministri nuk pranon të vijë këtu të ballafaqohet me shqiptarët. Ne nuk merremi me ushtarët, kërkojmë kryeministrin Rama të vijë në parlament. Ndërprisni seancën sa të vijë kryeministri.
Noka: Ju keni provokuar qytetarët, sepse sot po të kishte një njeri i cili duhej të futej në vrimë dhe të mos dilte sot duhet të ishte ky që doli dhe dërdëlliti. Ky që thotë unë dhe kryeministri, dhe ju të tjerët nuk ekzistoni. Ky e ka shndërruar Shqiëprinë në Kolumbi.
Ora 12:35 Tahiri: I bletë tokë në Orikum Zaganit
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri bëri sot publik faktin se qeveria Berisha i ka dhuruar me një VKM të qershorit 2013 një tokë në Orikum ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani, i cili tashmë ndodhet në arrati nën akuzë për dekonspirim të operacioneve/
“Këtij oficeri të arratisur i kanë dhuruar tokë në orikum dhe shpresoj t’i kenë mësuar edhe notin. Por ajo që është më e rëndësishmë është sqarimi për ata që ka ndodhur deri më sot”, tha Tahiri.
Më poshtë VKM qe i kalon Zaganit në pronësi nje objekt në Orikum
Ora 11:56 Debate Tahiri-Paloka, Meta ndërpret seancen
Gjatë kohës që ministri i Brëndshëm Saimir Tahiri po mbante fljalën e tij në foltoren e kuvendit një sërë debatesh të ashpra e shoqëruan atë nga ana e opozitës.
Tahiri-Palokës: Bëni durim të degjoni
Debati dhe replikat u bënë shumë të ashpra dhe kreu i Kuvendit Meta ndërpreu seancën me 10 minuta pushim për tu rikthyer më pas
Ora 11:34 Strazimiri: Ka ardhur koha të reagojmë si në 90-tën sepse kauza është e të gjithëve.
Në fjalën e tij deputeti demokrat Strazimiri i bëri një thirrje të fortë të gjithë qytetarëve të reagojnë llidhur me çështjen e dekriminalizimit. Strazimiri në thirrjen e tij theksoi se në vitin 90' të gjithë bëmë një mrekulli pasi kauza ishte e të gjithëve dhe sot kauza duhet të bëhet e të gjithë qytetarëve pasi tha ai ky nuk është një shtet por një regjim.
"I nderuar qytetar, ka ardhur koha që kjo të jetë edhe kauza jote dhe jo vetëm në kafe apo duke psherëtirë me miq shokë, por ka ardhur koha që të jetë kauza jote në rrugë e të bësh mbrekullinë si në 90-tën. Atëherë u bë mbrekullia se kauza ishte e të gjithëve ne dhe jo vetëm e atyre që kishin vuajtur padrejtësitë e komunizmit. Njeriun nga kafsha e dallon dinjiteti dhe për këtë duhet të jemi gati e të ngrihemi në këmbë për ti treguar cilitdo që tenton të provokojë këtë shoqëri në dinjitet, tek buka e fëmijëve. Nëse vojojmë do e paguajmë edhe më shtrenjtë sepse një ditë do të ngrihemi. Sa më vonë aq më keq. Banda është Edi rama dhe ai duhet çmontuar- tha Strazimiri
"Të nderuar qytetarë. Bandat pushtojnë dhe nuk ngopen kurrë. Të mbash pushtetin me banda është një punë e madhe dhe një biznes i madh dhe shpenzim i madh gjithashtu. Për këtë arsye u duhen lagunat ku ti nuk mund të peshkosh. U duhen hidrocentralet e madje edhe ilaçet tuaja. U mashtrojnë dhe u vjedhin miliona me një dorë. U duhej korrupsioni në CEZ me miliona euro ndërkohë që ti nuk ke të paguash ato që ke harxhuar dhe fatura të vjen shumë herë më tepër nga ajo që ke harxhuar. Ju duhen ato miliona ndaj dhe nuk po u rriten pensionet dhe po ashtu edhe rrogat. Përkundrazi, ulen dhe ska punësim. Taksat po kapin qiellin. Këto janë milionat që duhet ti kishit ju për të ushqter fëmijët. Për pushimet, të rregullosh shtëpinë apo për të mos u shqetësuar për të paguar letrat e makinës. Pak më pare, para se të vija këtu në këtë sallë, së bashku me kolegë të tjerë na ndaluan një grup qytetarësh në oborrin e Partisë Demokratike. Ishin të gjithë përfitues të ndihmës ekonomike të invalititetin dhe kanë javë të tëra që nuk e marrin. Gra që dridheshin dhe thonin që kemi hyrë në borxh se kemi bukën e fëmijës autik në gradën më të thellë. Nuk ka përgjigje për këto. Përgjigje janë reformat dhe se do të vijë era shtet. Kjo është era që i vjen këtij shteti."-tha Strazimiri
Ora 11:25 Përplasen Berisha-Stërkaj
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Armando Prenga nuk është deputeti i vetëm i cili ka probleme me drejtësinë dhe për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama që i ka zgjedhur. Deputeti demokrat tha se si prenga, janë edhe ministri Tahiri, deputeti Kokëdhima, ministrja Kodheli apo edhe deputeti Paulin Stërkaj.
(Video: Berisha- Stërkaj)
Berisha: Deputeti prenga është i pranishëm, ai qëndron në karrigen kryesore të ekzekutivit dhe quhet Edvin Kristaq Rama. Është ky zotëri që e ka shndërruar këtë parlament me kriminelët që ka futur në të, nga tempull demokracie në tempull krimi. Se këtu ngado të hedhësh sytë të del një si ai për të cilën po mblidhemi. Më thoni çfarë ka më pak Koço Kokëdhima, Paulin Stërkaj që godet me qytë të revoles në krye të detyrës kreun e PD, çfarë kanë më pak këta. Ai që i nis bollonat bashkë me Mrikën ditë për ditë avionët në Itali dhe e kanë bërë Shqipërinë Kolumbi.
Kjo deklaratë ka mjaftuar për të ndezur “revoltën” e deputetit socialist Stërkaj, i cili tha se për këtë situatë bën fajtor kryeministrin Rama që nuk ka vënë para drejtësisë Berishën dhe familjen e tij.
Stërkaj: Ky është njeri që shpif dhe manipulon opinionin publik. Unë jam babë me fëmijë, kurrë në jetën time nuk kam pasur lidhje me krimin, ky nuk po lë kurrkënd se jeni fajtor ju që se keni vënë para përgjegjësisë për koncesionet që i ka vjedhur popullit shqiptar, për të gjitha veprat që ka mashtruar shqiptarët.
Unë bëj fajtor ju zoti kryeministër nuk bëni dokumentacionin që ky dhe familja e tij të dalin para drejtësisë. Na pyesin fëmijët në shtëpi: O bab i tillë je ti? Këtu ka faj politika që ka vjedhur pasurinë kombëtare.
Ora 11:29 Kuvendi voton, i hiqet imuniteti Armando Prengës
118 vota pro, 1 kundër, asnjë abstenim
A1 Rerport meson se vota kunder heqjes se imunitetit te deputetit Prenga ka ardhur nga Omer Mamo, deputet i PDIU-së në Kuvendin e Shqipërisë.