Kuvendi ndryshon anxhendën, PD përgatitet për protestë

Kuvendi ka ndryshuar datën e seancës së radhës plenare të parashikuar për ditën e enjte. Ajo do të mbahet ditën e mërkurë.

Ndërkohë burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se ndryshimi i datës së seancës plenare ka ndryshuar edhe axhendën e protestës së opozitës e cila do të mbahet ditën e mërkurë ashtu sikurse edhe seanca plenare.

Liderët e opozitës kanë njoftuar se do të protestojnë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare. Deri më tani janë organizuar shtatë protesta nga opozita, ndër të cilat dy janë zhvilluar pëpara Kryeministrisë, ndërkohë që pesë të tjera përpara Kuvendit.

Në seancën plenare të së mërkurës pritet që të betohen tre deputetë të opozitës së re, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër e cila mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar për shkak se ishte bërë nënë pak ditë më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/04/2019 19:09

    Nuk ka më protestë! U kuptua qe janë militantë dhe jo popull! Policia te mos lejojë kete rradhë pseudoprotestën!

    Përgjigju
  • dulja: 01/04/2019 15:37

    e shikoni qe jane militantet e pds e te lsi keta plerate qe duane pushtetin me zore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)