Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ishte i ftuar në Frontline Interview mbrëmjen e sotme ku foli për aksionin e opozitës. Ditën e djeshme deputetët e PD-së dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, për dënimin e Salianjit me 1 vit burg. Dogjani thekson për Marsela Karapançon se sistemi i drejtësisë urdhërohet nga Edi Rama.

'I gjithë opinioni publike edhe ndërkombëtar me sa kanë parë besojmë se dënimi i Salianjit është politik me urdhër të Ramës. Vetë një seancë më parë sa filloi sezoni e kemi parë dhe dëgjuar kur komunikonte me Salianjin dhe i thoshte do shkosh në burg. Sistemi i drejtësisë urdhërohet dhe drejtohet nga Rama që t’i mbyllë gojën opozitës. Nuk i japim pushtet, por e ka sistemin e drejtësisë. Po të shohësh emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, jo me standard, duke i parë nga origjinat, duke i parë kush ka bërë vettingun, të gjithë e kanë nga një lidhje në pushtet.'

Dogjani më pas tregon se ka qenë pro reformës në drejtësi por e dinte që një ditë do kapej nga Rama.

'Kemi një sistem të drejtësisë të kapur nga Rama. Një kryeministër që dirigjon pushtetet. Ndonjë që nuk e ka, i bën presion, ka njerëz që kanë gra dhe fëmijë. E hanë presionin nga grupet kriminale dhe kryeministri. Kur është bërë reforma në drejtësi, kam qenë deputet i PD-së, një takim që bëmë me ambasadorin e BE dhe SHBA, në një mbledhje të grupit parlamentar kam bërë dy pyetje ambasadorëve, kjo reformë nëse një gjyq bëhet për 5 vite me këtë reformë bëhet për 10 vite. Një gjyqtar që ka qenë i lidhur nga politika, a do jetë më i varur nga politika dhe krimi. Nuk kam marrë përgjigje. E kam parashikuar që reforma e drejtësisë ishte e nevojshme por do kapej nga Rama.'

Sipas tij, Rama me një sekt kanë kapur të gjitha pushtetet.

'Edi Rama është një sekt që kanë marrë njerëzit e tij. Që kur erdhën në pushtet, edhe pushtuesit nuk ja kanë bërë. shqiptarët kanë luftuar ndaj pushtuesve. Në 12 vite me sektin detyroi 1 milion e gjysëm shqiptarë të largohen. Populli është njëlloj, edhe socialistët kur shkojnë në spital nuk e marrin shërbimin. Nuk e kanë marrë armët të luftojnë kundër qeverisë së tyre. Kanë gjetur një mënyrë të ikin nga Shqipëria.'

'Këta nuk kanë frikë nga populli.'

Sakaq, Dogjani tregoi se vetë nuk ishte pro reformës zgjedhore që u votua në fund të korrikut por PD u detyrua të votonte pro.

''Edi Rama duke mos patur frikë nga populli, pasi nuk ka frikë nga votat. Kam qenë kundër reformës zgjedhore, kam votuar kundër. Pse e bëri PD? U detyrua të bënte një reformë. Pasi ai po e linte të pazbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kam thënë ti japim mundësi qytetarit të votojë për individin. Edi Rama ushtroi presion, o do ta linte ashtu siç ishte ose do bënte ndryshimin. Dhe bëri presionin. Atë ditë në parlament kërkova një votim të fshehtë. Ata deputetë të PS ishin të shqetësuar. Nuk janë të zotë të dalin dhe të kritikojnë një ligj. Një pjesë e ligjeve janë korruptive. Bëhen për interesat e oligarkëve. Sot ne e kemi të lejuar kanabisin. Kur ky erdhi në pushtet, tani ua ka futur bixhozin në krevat nga celularin. E shesin lopën nga dhoma e gjumit. Tha legalizimet do i bëjmë falas. Një legalizohet një jo.'

Duke iu kthyer kaosit dje me djegien e karrigeve, Dogjani shton se në vende të tjera protestat janë më të fuqishme, apo në SHBA kur kushtetuta e parashikon që qytetarët të marrin armët nëse shteti punon kundër interesave të tyre.

'Ky parlament nuk vlen më. Kur nuk ke asnjë lloj rruge tjetër. kur të kanë vënë me shpatulla pas murit, kur Rama vjedh me inceneratorët. Në Amerikë në një nen të Kushtetutës thuhet kur shteti amerikan del kundër interesave të qytetarëve amerikanë, qytetarët të marrin armët. Është nen, është në vitet 1800. Në rast se shteti punon kundër interesave të qytetarëve. E drejta për të protestuar është e parashikuar në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Në Francë keni parë se është djegur Franca vetëm se u rrit me 10 cent nafta. Kanë gjuajtur dhe me armë nëpër botë. Edhe nëpër parlamente janë rrahur. Kur ia mbyll të gjitha rrugët opozitës. Të hyjë për moskallëzim krimi deputeti në burg. Nuk ka ndodhur deri më sot. Merret një deputet, që ka denoncuar, një gazetar i dha materialin dhe e bëri publik. Sepse bëri një publik një material, një kasetë.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Asllan Dogjani habit në 'Frontline Interview': Edhe socialistët ndalin Lulzim Bashën dhe i thonë pse le vendin pa opozitë

 

Deputeti Asllan Dogjani tregoi në Studio Live se edhe socialistët janë të revoltuar me Edi Ramën. Madje thotë se shumë prej tyre ndalojnë edhe Lulzim Bashën dhe e kritikojnë pse e la vendin pa opozitë. 

'S’keni parë gjë akoma, 7 tetorin i bëj thirrje në radhë të parë socialistëve. Se demokratët do dalin të gjithë. u bëj thirrje të majtëve. Edhe deputetët atje nuk dinë emrat e ministrave. Të majtët duhet të vijnë të protestojnë, për pensionet, për fëmijët. Protestat i kërkojnë më shumë socialistët se demokratët. Vetë socialistët ndalin Lulzim Bashën dhe i thonë pse le vendin pa opozitë.'

Ora 19:22
'Nuk kemi frikë nga SPAK', Asllan Dogjani: Ne dogjëm 5 karrige, Rama ka djegur Shqipërinë

 

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani i pyetur për procedimin ndaj tij dhe 23 deputetëve të tjerë për djegien e karrigeve në parlament, tha në 'Frontline Intervieë' se ata nuk e kanë frikë SPAK.

'Nuk e kemi frikë nga SPAK. SPAK nuk është kloni. Aty janë njerëz që hetojnë. E drejta themelore për të protestuar prevalon mbi gjithçka. Është formë proteste. Kemi djegur 5 karrige para parlamentit. Kurse Rama ka djegur Shqipërinë. Deputetët nuk janë punëtorët e saj. E kanë degraduar kuvendin në një shtojcë Ramës. Vetëm demokraci funksionale nuk ka. I mirëkuptoj deklaratat e diplomatëve.'