Kuvendi pritet të pezullojë procesin e vettingut në polici! Në sitë të kalojnë drejtuesit e SHÇBA e më pas të vlerësohen gradat më të ulëta

TIRANË- Pesë deputetë të Kuvendit propozojnë pezullimin e vettingut në Policinë e Shtetit. Në relacionin e projektligjit, i cili mbanë firmën e deputetëve Antoneta Dhima, Elona Gjebrea, Luan Harusha, Arben Elezi dhe kryetares së Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj, thuhet se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit duhet të përmbyllë fillimisht procesin e vettingut për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe pezullimin për punonjësitë e policisë dhe të Gardës së Republikës. SHÇBA, në vazhdim, do të jetë organi i cili do të filtrojë në vetting të gjithë punonjësitë e policisë të gradave më të ulta. Sipas relacionit, kjo do t’i mundësonte edhe institucioneve të tjera të përfshira të bënin një analizë më të thelluar të problematikave që janë shfaqur me kohën.

Aktualisht projektligji është depozituar në Kuvend dhe pritet të kaloj nëpër komisionet parlamentare, për të shkuar më pas për votim në seancë plenare.

Në një vit në filtrat e vettingut në Policinë e Shtetit në total janë futur 36 drejtues të gradave më të larta, nga të cilët 27 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, katër janë përjashtuar dhe 5 janë dorëhequr vullnetarisht nga detyra. Pra duket qartë se vettingu në radhët e policisë ka qenë i ngadaltë. Ndërkohë në pritje për t’u filtruar janë si pjesë e fazës së parë edhe gati 220 drejtues të lartë, por sipas projektligjit procesi për ta do të pezullohet.

Pak kohë më parë në një raport, GRECO sugjeron që procesi aktual i vetingut të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karirerës së tyre me qëllim ngritje në detyrë. Ndërsa vetingu kalimtar duhet të përqëndrohet tek drejtuesit kryesor të policsë.

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hoho: 22/02/2021 17:23

    me duket se shpetove shaban. vazhdo e rruaje kufirin,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë