Kuvendi, PS: Miratoni masat
Patozi: Plani fantazi e Ramës

Kuvendi, PS: Miratoni masat<br />Patozi: Plani fantazi e Ramës
TIRANE- Situata e rënduar në zonat e izoluara nga bora dhe prezantimi i planit te masave për të përballuar situatën janë bërë objekt debati sot në Parlament. Deputetët e Partisë Socialiste kërkuan që seanca të përqëndohet në situatën e këtyre ditëve, duke ofruar dhe bashkëpunimin e saj për përballimin e situatës "emergjente" nëpërmjet miratimit të planit që opozita ka përgatitur. Nga ana e saj maxhoranca deklaroi se plani nuk është vetëm kundër rregullores por edhe kundër banorëve.Ruçi: Berisha të raportoje per situaten. Pergjigjet Topalli: Hipokrizi. Patozi: ”Njerëzit nuk ndihmohen as në Twitter as në Facebook". Balla: Na jepni helikopterë i ndihmojme ne.
Seanca fillimisht u mbyll me urdher te Topallit, ndërsa në podium po fliste Ruçi, por u hap 1 orë më pas duke filluar diskutimet per ligjet qe ishin parashikuar ne rendin e dites. Megjithate gjate gjithe seances, deputetet e opozites jane perqendruar te situata aktuale ne veri, verilindje dhe juglindje, te shkaktuar nga bora.

ORa 12. 58 DISKUTOHET PER PR/LIGJET PER PYJET, PS: KRIJON PREMISA PER ABUZIME
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar”.PS ngre pyetjen nëse këto fonde përmirësojnë situatën sa i përket degradimit të sipërfaqeve kullosore dhe të pyjeve.Sipas deputetit PS, Shalsi pr/ligji "krijon premise për abuzime dhe per ta kthyer ne biznes privat"- 
"Berisha tallet me situaten. Gjuha e tij nuk njeh kurrfare etike, mobilizim, solidarizim qe kerkon situata."

Ora 12: 56 RULI- BALLES: TI S'DI CFARE JANE PUNET E SHTETIT
Në replikë ministri Ruli iu drejtua Ballës: “Ti nuk di se cfarë janë punët e shtetit”. Sipas tij projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar” nuk ka të bëjë fare me menaxhim kriminal.
“Mos bëni sikur borën e kapi vetëm këtë vit Europën, këtë vit bora është më e madhe.. Por ta cosh absurdin që u zhduk fondi kullosor se ra bora është marrëzi. Bëtë thirrje për solidaritet por nga vetë mënyra si e paraqisni vetëm solidaritet nuk është". - tha Ruli.

ORA 12. 30 BALLA: NA JEPNI HELIKOPTERE I NDIHMOJME NE, TOPALLI 7 DITET E JAVES JASHTE SHQIPERISE
Deputeti Taulant Balla kërkoi kryeministrin të vijë në seancë për të informuar për situatën. “Berisha të na vijë të na informojë për fondet kullosore, por të na vijë të na informojë dhe për njerëzit. Kemi fshatra të tërë dhe nuk e dimë cpo ndodh. U bëj thirrje ministrave të na vini në dispozicion helikopterë dhe ia cojmë ne ato ndihma. Me ato ndihma që jepni ju po talleni”.- tha Balla. Ai deklaroi se PS do të votojë kundër projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar”, pasi sipas tij favorizon interesat e kryeministrit.  Fjala e Ballës është ndërprerë nga Topalli e cila kërkonte të diskutonte në rendin e ditës. Balla u përgjigj “  Po moj zonjë po, kështu flitet po të bësh 7 ditë që ka java 4 ditë të nësh në Liban e 3 ditë në Bejrut”

ORA 11: 54 PS PREZANTON PLANIN E MASAVE, PATOZI: PLANI FANTAZI E RAMES
Kuvendi nis punimet një orë pas ndërprerjes me prezantimin e planit të masave afatmesëm e afatgjatë që sipas saj do ta nxjerrë vendin nga situata e shkaktuar nga bora në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Brace kërkoi Alokim të plotë të fondeve për 4 muaj. “Insistojmë në bashkëpunim për situatën dhe alokim të fondeve për pagesën e papunësisë” tha Brace dhe kërkoi rishikimin e ligjit për emergjencat civile

Patozi e quajti ”provokativ” qëndrimin, pasi sipas tij PS i ka të gjitha mundësitë për të kërkuar seancë pyetjesh, interpelancë, mocion me debat, nëse vërtet do ishte e intersuar për situatën. “E vetmja vlerë që ka prezantimi i planit është të vonojë ministrat për tu kthyer pranë njerëzve në vështirësi. Njerëzit e panë sa i preokupuar ishte Rama.

Sot u kërkua të zvarriteshin punimet për të lexuar konceptet e Ramës për borën, diellin e ajrin”- tha Patozi duke e cilësuar planin e masave “është përshkrim e fantazi e Ramës, në një kohë që qeveria ka përveshur mëngët në ndihmë të banorëve”

“Ky plan nuk është vetëm kundër rregullores por edhe kundër banorëve…Kuvendi nuk miraton plane, ne miratojmë ligje e vendime. Kur nuk ndihmoni të paktën mos prishni punë”- shtoi më tej Patozi duke iu drejtuar opozitës.

”Njerëzit nuk ndihmohen as në Twitter as në Facebook, keni parë ju që njerëzit e ministrisë, ushtrisë të ndajnë të majtët dhe të djathët në ato zona ku është bora.”- tha kreu I grupit parlamentar PD, duke akuzuar Ramën se “po kërkon tu fus në shpirt banorëve, panikun për të rrëzuar qeverinë. Edi Rama nuk e ka bërë këtë për herë të parë. E bëri vjet pas përmbytjeve në Shkodër dhe përgjigjen e mori pas zgjedhjeve lokale, të njëjtë do ta marrë përgjigjen dhe këtë herë, politika e hienës. Mos e nxini situatën se boll është e vështirë është dhe kaq. Mos nxisni njerëz që të marrin në telefon nga kafenete e Tiranës. Halli i Rames nuk ka lidhje as me permbytjen e as borën. Ai ka hallin e pushtetit por dhe kjo do shumë kohë deri në zgjedhje. Maxhoranca nuk mund të parashkojë as erën, as ortiqet, as diellin. Ato janë punët e Zotit dhe ne nuk kemi ndërmend ti futemi në punët e tij, por kjo maxhoranca parashikon se PS do përfshihet njësoj sa herë që Shqipëria përfshihet nga fatkeqësitë natyrore.

10: 54  KUVENDI 10 MINUTA SEANCE, RUCI FLET PER SITUATEN, TOPALLI: PO SHKEL RREGULLOREN
Ka zgjatur jo më shumë se 10 minuta seanca e sotme parlamentare, pasi kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli urdhëroi mbylljen e saj ndërkohë që në podium kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste mori fjalën për të disktuar në lidhje me situatën e rëndë që po kalon vendi për shkak të reshjeve të borës. Ndërsa Gramoz Ruçi deklaronte se në seancën e sotme parlamenti duhej ti kushtonte vëmendje situatës emergjente, dhe kryeministri duhej të vinte për të raportuar mbi situatën dhe të diskutonte me deputetët, ka ndërhyrë kryetarja e parlamentit duke thënë se “po thyen rregulloren dhe po të kishte dashur informacion mbi situatën duhej të kishte kërkuar interpelancë."


“Vendi po kalon në një situatë jo normale dhe në këto kushte çdo parlament nuk do të merrej me punën rutinë por të informonte për situatën. Shefi i ekzekutivit duhet të ishte në seancë ku të raportonte për situatën dhe të kërkonte edhe mendimin e të zgjedhurve të popullit qofshin këta të maxhorancës apo të opozitës. Edhe pse kemi dallime kjo fatkeqësi duhet të na bashkojë dhe oferta e opozitës është bërë e njohur prej ditësh” deklaroi Ruçi.

Ndërhyn Topalli duke thqnë se Ruci po fliste jashtë rendit të ditës. “Hipokrizia nuk ju mungon por të ishte serioze do të bënit pyetje dhe inteperlancë. Je kundër rregullores” ka theksuar Topalli dhe urdhëroi ndërprerjen e seancës.

PLANI I MASAVE PS NE KUVEND
Partia Socialiste prezantoi sot planin afatmesëm e afatgjatë të masave, të cilat do të mund të nxjerrin vendin nga situata e shkaktuar nga bora ne zonat veriore dhe verilindore të vendit, ndërkohë shprehet e gatshme që të votojë çdo ndryshim në buxhetin e shtetit, të cilat mund të adresojnë menaxhimin e shpejtë të krizës.
Në mbledhjen e komisionit të emergjencave të thirrur dje nga kryetari i PS Edi Rama, përfaqësuesit e grupit të posaçëm të ngritur për emergjencat në vend, Erion Braçe dhe Arben Malaj shpalosën masat e PS për nxjerrjen e vendit nga situata e krijuar ditët e fundit.

• Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat.
• Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare.
• Kthimin në eficiencë të plotë të ujësjellësve
• Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave
• Furnizim të menjëhershëm me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore
• Furnizim me veshmbathje në fshat e qytet për dy muaj
• Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj
• Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj
• Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe në fshat.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve.
• Të alokohen grantet e planifikuara në buxhetin e shtetit për komunat dhe bashkitë në nevojë.
• Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme
• Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4-mujore.
• Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj.
• Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’u paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës.
• Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidroforëve dhe kanaleve kulluese.

PS SOT NDIHMA DREJT VERIUT
Socialistët kanë grumbulluar ndihmat për të ndihmuar zonat e bllokuara nga bora dhe ditën e sotme pritet që ti nisin në veri dhe në jug të vendit. Bëhet fjalë për disa tonë ndihma ushqimore aq të domosdoshme për banorët e këtyre zonave, ndërkohë që dje në zonën e Librazhdit filloi shpërndarja nga PS.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai

VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai