Kuvendi: Rama do të hetohet
Opozita s' ishte në Parlament

Kuvendi: Rama do të hetohet<br />Opozita s' ishte në Parlament
TIRANE - Kuvendi miratoi me 71 vota kërkesën e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për të ashtuquajturin incident në Vjenë mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka, cili është edhe djali i ambasadorit në Romë, Neritan Ceka.

Opozita nuk ishte e pranishme në sallë. Në parlament ndodheshin 71 deputetë, deputetë të mazhorancës, përfshi dhe 3 deputetët ish- socialistë, Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli të cilët votuan pro ngritjes së komisionit. Deputetët PS, LSI e Dule i PBDNJ nuk ishin të pranishme në sallë. Kryetarja e Parlamenti Jozefina Topalli tha se objekt hetimor do te jete zbardhja e plotë e këtij "akti të shëmtuar" siç e cilësoi ajo.
 
Opozita bojkotoi edhe konferencën e kryetarëve, cila zhvillohet para nisjes së seancës plenare. Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci i kontaktuar me telefon nga TVA1 REPORT shpjegoi se kjo vendimmarrje është e kundraligjshme. Edhe deputetë të tjerë të opozitës si Erjon Braçe dhe Ditmir Bushati u shprehën se e gjithë kjo veprimtari është antikushtetuese dhe bëhet për të larguar vëmendjen nga probleme të qenësishme që ka vendi.

15:00 PERBERJA E KOMISIONIT HETIMOR
Komisioni Hetimor, do të drejtohet nga Fatbardh Kadilli dhe  do përbëhet vetëm me deputetë të PD. Në përbërje do të jenë Gerti Bogdani, Dashnor Sula dhe Luciano Boci dhe Paulina Hoti.

ORA 13:46 MIRATOHET KOMISIONI HETIMOR 
Parlamenti votoi me 71 vota pro ngritjen e komisionit hetimor. Në parlament ndodheshin 71 deputetë, përfshi dhe 3 deputetët ish- socialistë, Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli.

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli tha se objekt hetimor do të jetë zbardhja e plotë e asaj që ndodhi me 24 prill mes Edi Ramës dhe Egin Cekës.

ORA 13:30 RAMA: MORA MEDALJEN E PD
Ndërkohe që Parlamenti votonte për hetimin e Ramës vetë kreu i PS-së nga selia PS ku po zhvillonte një bashkëbisedim me gazetarët ironizoi duke thënë se ishte shumë i kënaqur që mori medaljen e radhës nga Partia Demokratike. Lexoni me shume
 
ORA 13:30 MBLIDHET KUVENDI, MUNGON OPOZITA

Nis seanca parlamentare pas një pushimi rreth 1 orë.  Në seancë nuk janë të pranishëm as deputetët e PS-së dhe as ato të LSI-së


BRACE: HETIMI NUK LEJOHET ME KUSHTETUTE
Opozita largohet nga seanca duke deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e debatit për këtë komision. Kjo u paralajmërua edhe nga deputeti i PS-së Erjon Braçe në një prononcim për TVA1 REPORT, i cili tha se mazhoranca dëshiron të largojë vëmendjen nga çështjet aktuale. “Opozita nuk do të bëhet pjesë e debatit për këtë komision. Nuk lejohet as me Kushtetutë dhe as me ligj për të ngritur komision hetimor për një njeri të vetëm, dhe tërësisht për një gjë që nuk ka lidhje fare me parlamentin. Është tërësisht antikushtetues. Këtu nuk ka çështje por do hetojmë edi ramën për veprimet e tij. “- tha Braçe.

ORA 11:20 BUSHATI: QEVERIA KËRKON TË KRIJOJË SITUATA ABSURDE
Në një prononcim për TV A1 REPORT jashtë parlamentit, Deputeti i PS-së Ditmir Bushati tha se është një shkelje e ligjit dhe qeveria kërkon të krijojë situata absurde.

”Është shkelje e ligjit. Qeveria kërkon të krijojë një situatë absurde për një incident të trilluar, ndërkohë që parlamenti është në ditët e fundit të ekzistencës së tij dhe në një situatë dramatike në raport me ndërkombëtarët dhe situatën ekonomike. Seancat e sotme do të vazhdojnë të dëshmojnë përplasjen me perëndimin. Ky komision hetimor do të ketë të njëjtin fat me atë të 21 janarit dhe Masakrës së Tivarit që janë ende në letër, ndërkohë që PD dhe presidenti i PD-së Sali Berisha do vazhdojnë të votojnë dekrete ta kthejnë Gjykatën e Lartë në ladfilde. Kërkon të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik në gjëra të paqenë
Mbrëmë në darkë u lajmërova. Ndërkohë që konferenca e kryetarëve përcakton qartë se nuk mund të thirret me urgjencë, por brenda 48 orëve.

ORA 10:40 RUCI: AXHENDEN E KUVENDIT NUK MUND TA BEJE PD 

Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi në një prononcim për gazetaren e Tv A1 REPORT Joniada Koçi e quajti vendimarrjen të kundraligjshme.
"Vendimmarrja është e kundraligjshme. Vendimet nuk mund të merren brenda 2 tre ditësh. Sipas rregullores së Kuvendit duhen të paktën 15 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën dhe për ta futur në rend dite. Axhendën e Kuvendit nuk mund ta bëjë PD-ja”- tha Ruçi.

ORA 10:30 KONFERENCA FUT NE REND SHQYRTIMIN E KERKESES 

Konferenca e Kryetarëve  miratoi rendin e ditës të seancës së sotme plenare ku përfshiu në axhendë dhe kërkesën e 36 deputetë. Opozita nuk ka marrë pjesë në konferencë.


ORA 09:30 MBLIDHET KONFERENCA E KRYETAREVE
Mblidhet konferenca e kryetarëve. Do diskutohet futja në rendin e ditës e kërkesës së 36 deputetëve PD për ngritjen e komisionit hetimor për Edi Ramën. Gjithashtu do përcaktohet axhenda e parlamentit për këto 3 javë të cilat janë të fundit pasi më pas Parlamenti do të shpërbëhet për tia lënë vendin zgjedhjeve të 23 qershorit.

KERKESA E PD-SE
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi mesditën e së premtes së kaluar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor "për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit të datës 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës".
Kërkesa e deputetëve të maxhorancës parashikon që objekti i punës së komisionit të jetë hetimi për zbardhjen e plotë të fakteve dhe rrethanave të incidentit të datës 24 prill, si dhe hetim të plotë të veprimeve dhe përgjegjësive të individëve të përfshirë në këtë incident.
Në një reagim të tij Rama duke ironizuar atë çka ndodhi në Vjenë propozoi të quante 24 prillin si dita e “tërheqjes së veshit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb