Kuvendi ratifikon marrëveshjen me
BERZH për by pass-et Vlorë e Fie
Kuvendi ratifikoi të enjten me 83 vota pro marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-it, për by-pass-et rrugore të Fierit dhe Vlorës.
TIRANË - Kuvendi ratifikoi të enjten me 83 vota pro marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-it, për by-pass-et rrugore të Fierit dhe Vlorës.
Qëllimi kryesor është arritja e një performance të lartë në menaxhimin e projekteve rrugore dhe sigurimi i këshillimit të asistencës të specializuar në zbatimin e projekteve dhe menaxhimin e kontratave që lidhen me projektin e investimit të rrugëve.
Sipas marrëveshjes, në funksion të zbatimit të projektit të ndërtimit të by-bass-it të Fierit dhe Vlorës, BERZH-i, me cilësinë e administratorit të fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme, nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-it, akordon këtë grant në shumën 250 mijë euro për mbështetjen teknike në formën e financimit të shërbimit të konsulencës. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në fjalën e tij gjatë senacës plenare u shpreh se janë 16 miliardë lekë që investohen këtë vit.
Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 83 vota edhe pr/ligjin "Për ratifikimin e akteve dhe dokumenteve të Kongresit të 25-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar DOHA 2012". Në punimet e seancës së sotme Kuvendi ratifikoi me 83 vota edhe marrëveshjen e grantit me BERZH-in për investimin nga llogaria EU/IPA e by-pass-it Vlorë, për by-pass-in e Vlorës.
Me 86 vota pro Kuvendi miratoi edhe pr/rezolutën "Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2014", ndërsa me 83 vota pr/rezolutën "Për vlerësimin e punës së institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2014".
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6747
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit ndaj Iranit është i pashmangshëm! Hezbollahu: Goditëm bazën ajrore në Haifa
5 Tetor, 17:01
-
Media britanike ‘The Telegraph’: 1 në 50 shqiptarë në Angli janë në burg
5 Tetor, 16:46
-
Zbulohet drafti, qeveria do të drejtojë kërkimin shkencor! Ja ministria e re që do të ngrihet
5 Tetor, 16:45
-
Jakin Marena: SPAK i afron ’21 janarin’ në prag, Berisha ‘lidh shkurt’ PD-në
5 Tetor, 16:10
-
VIDEOLAJM/ Vlora nën ujë, qytetarët me fshesa në duar pastrojnë trotuaret e mbuluara nga llumi
5 Tetor, 16:03
-
Renditja/ Besa 'likuidon' Burrelin, Flamurtari përmbys Korabin! Kukësi mposhtet në Pogradec, befason Erzeni
5 Tetor, 16:02
-
Edhe Manastiri i Zvërnecit nuk i shpëton përmbytjeve, ambienti i jashtëm dhe bodrumet pushtohen nga uji! Punonjësit ndërhyjnë me pompa
5 Tetor, 15:50
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Do të jem në samitin e Ramstein dhe do të prezantoj ‘planin për fitore’! Inteligjenca e Kievit: 6 oficerë të Koresë së Veriut janë vrarë gjatë një bastisje ruse në Donetsk
5 Tetor, 15:50
-
Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që janë në listë të zezë
5 Tetor, 15:37
-
Mjafton goli i Diego Jotas, Liverpool mposht 0-1 Palace! Mban sërish kreun e Premier League
5 Tetor, 15:30
-
Vlorë/ Inertet që lë pas përmbytja, në lagjen e Kalasë banesat përfshihen nga balta
5 Tetor, 15:11
-
Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve
5 Tetor, 15:03