Kuvendi rihap garën për anëtarë 
të KLGJ e KLP, afat deri në 1 prill

Kuvendi rihap garën për anëtarë <br />të KLGJ e KLP, afat deri në 1 prill
Kuvendi ka rihapur garën për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). 

Ftesa i është drejtuar organizatave të Shoqërisë Civile për të aplikuar për një vend vakant në KLGj dhe KLP. Aplikimet janë çelur ditën e sotme, 17 mars dhe do të vijojnë deri në datën 1 prill. Aplikantët duhet t'i drejtohen përmes një kërkese me shkrim Avokatit të Popullit. 

"Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 1 Prill 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit", thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;
dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Ka të drejtë të kandidojë cdo anëtar i organizatës së shoqërisë civile që plotëson kushtet e nenit 152, pika 2 të ligjit (cituar më sipër) dhe që siguron mbështetjen e së paku tre organizatave të shoqërisë civile, që punojnë në fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose  të drejtat e  njeriut

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected],  si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0