Kuvendi ka rrëzuar sot me 76 vota amendamentin e Presidentit Ilir Meta i cili ktheu mbrapsht në Kuvend për rishqyrtim buxhetin për vitin 2022. Deputetët socialistë votuan sot pro ligjit të buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.
Po ashtu sot në Kuvend u miratua edhe ligji për “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shteti do të marrë në mbrojtje dhe do të financojë deri në moshën 25-vjeçare, të gjithë fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Në seancën e sotme në Kuvend u rrëzua me 76 vota edhe dekreti i Metës i cili ktheu mbrapsht për rishqyrtim në Kuvend ligjin për 'Bashkëqeverisjen.
Votimet në Kuvend
Akt normativ nr. 33, datë 24.11.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave”.
Pro 90
Kundër 0
Abstenim 0
Akt normativ nr. 34, datë 3.12.2021 "Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”", të ndryshuar””
Pro 76
Kunder 13
Abstenim 0
Projektligj “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”
Pro 76
Kunder 12
Abstenim 0
Projektligj “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”
Pro 83
Kunder 1
Abstenim 0
Projektligj "Për një ndryshim në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””
Pro 75
Kunder 11
Abstenim 1
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13 343 datë 26.11.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për bashkëqeverisjen”
Pro 14
Kunder 76
Abstenim 0
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.369, datë 10.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”
Pro 14
Kundër 76
Abstenim 0
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.384, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 111/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””
Pro 14
Kundër 76
Abstenim 0
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.385, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 112/2021 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”
Pro 14
Kundër 76
Abstenim 0
Lajmi kryesor: