Kuvendi rrëzon PD për Ndreun:
Jo përjashtim për sharje

Kuvendi rrëzon PD për Ndreun:<br />Jo përjashtim për sharje<br /><br>
TIRANË - Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetit socialist, Pjerin Ndreu, me dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit.

PD pretendoi se Ndreu kërcënoi deputetin e djathtë, Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë, në mbledhjen e javës së kaluar, duke kërkuar përjashtimin e tij. 
Ndërkohë, Byroja rrëzoi kërkesën e PD, pasi sipas kryetarit të Kuvedit, Gramoz Ruçi, ishte e pabazuar në ligj. “Byroja nuk ndëshkon njerëzit që shahen në komisione”, tha Ruçi.

 

Menjëherë pas këtij vendimi, kanë ardhur reagime nga të dyja kahet politike, ku Salianji shprehet se nuk trembet nga dordolecët, ndërsa Ndreu i cilëson anëtarët e djathtë si kalamaj qaramanë.

Shqiptarja.com iu sjell më poshtë kërkesën e Partisë Demokratike drejtuar Kuvendit, ku kërkon përjashtimin e deputetit Pjerin Ndreu me dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit, me pretendimin se ka fyer dhe kërcënuar, duke përdorur dhunën, kolegun e djathtë, Ervin Salianji.

kerkesa pd per pjerin ndreun
(Kërkesa e PD për përjashtimin e deputetit Pjerin Ndreu)

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit