Kuvendi s'miraton dot formimin
e Komisioneve Parlamentare

Kuvendi s'miraton dot formimin<br />e Komisioneve Parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës është debatuar për formimin e komisioneve parlamentare. Me 58 pro, 32 kundër dhe asnjë apstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të formojnë 14 komisionet parlamentare. Deputetët kanë kundërshtuar mënyrën e ndarjes së komisioneve për shkak se komisionet kryesore janë zgjedhur nga pozita.

Partnerët e koalicionit qeverisës nuk arritën të sigurojnë 2/3 e nevojshme të votave të deputetëve për të ndryshuar rregulloren e punës në mënyrë që të shtojnë një komision parlamentar, siç kishin planifikuar. Një mosmarrëveshje tjetër në këë seancë ishte përfaqësimi i deputetëve minoritarë në komisione.

Për shkak te dështimit në formimin e komisioneve, kryetari i Kuvendit Kafri Veseli mbylli punimet e seancës.

Ndërkohë, më 18 dhjetor, presidentja kosovare Atifete Jahjaga do të bëjë raportimin vjetor para deputetëve. Nga ana tjetër gjatë fundit të dhjetorit pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2015.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!