Teksa Kuvendi iu rikthye normalitetit me debatin për Reformën Zgjedhore, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i kërkon nga selia e partisë palëve të garantojnë votën e diasporës.
Ai thotë se problemi real i zgjedhjeve është inkriminimi i qeverisë.
‘Partia e Lirisë mendon se problemi themelor, në çështjen e zgjedhjeve është pikërisht, inkriminimi i qeverisë në të gjitha proceset zgjedhore.
Padyshim I vërtetuar, nga të gjitha raportet, sidomos ai i zgjedhjeve të 25 Prillit, zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe i zgjedhjeve të fundit të 14 Majit vendore, të cilat, nuk janë adresuar aspak deri tani, dhe në mënyrë të qëllimshme.
Përsa i takon objektivave tona, absolutisht Partia e Lirisë, për të garantuar urgjentisht votën e emigrantëve, sepse praktikisht janë ata që po mbajnë Shqipërinë dhe familjet shqiptare.
Janë ata që po mbajnë prindërit e tyre që i kanë këtu, me ato pensione skandaloze dhe të afërmit e tyre. Janë ata që po goditen edhe më shumë nga kursi kriminal I deformuar I euros dhe dollarit me lekun.
Dhe natyrisht, që ne do të bëjmë çdo gjë për të garantuar votën e tyre, në zgjedhjet që po vijnë.
Së dyti, absolutisht Partia e Lirisë ka qenë gjithnjë për lista të hapura, dhe të hapura në mënyrë reale, jo me truke, që praktikisht nuk I shërbejnë përzgjedhjes, të vërtetë të qytetarëve, për deputetin, apo deputeten që ata preferojnë më shumë, brenda forcës politike të cilën ata e mbështesin, apo e votojnë.’- tha Meta.
Keta duan te perzene jashte vendit edhe ata opozitare qe kane mbetur.
Përgjigju