Kuvendi shkarkon Spahiun
Konsensus për Kodin Penal
Alibeaj e Spahiu, gratë vajza tezesh
Blushi “thyen akullin”: Berisha feudal

Kuvendi shkarkon Spahiun<br />Konsensus për Kodin Penal <br />Alibeaj e Spahiu, gratë vajza tezesh<br />Blushi “thyen akullin”: Berisha feudal
TIRANE- Demokratët kanë votuar pro raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të zotit Kreshnik Spahiu, zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. 69 vota pro dhe 54 kundër të socialistëve kanë ligjëruar shkarkimin e Spahiut, tanimë i dorëhequr nga KLD.
Kryetari i komisionit, Enkeled Alibeaj tha se, Spahiu ka devijuar nga institucioni Kushtetues duke u shfaqur në rolin e organizatorit të veprimtarive të Aleancës Kuq e Zi, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar politikisht ligjin e Censusit dhe çështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.
Sipas tij, Spahiu ka trajtuar në daljet mediatike çëshjen e ndryshimit të kombësisë.
“Në kundërshtim me hierarkinë e tij shtetërore e ka përdorur politikisht këtë çështje me doza hipokrizie dhe populizmi. Ai instrumentalizoi dhe adaptoi si pjesë të lëvizjes së tij politike edhe gjyqësorin. Duket qartë se gjithçka është luajtur me ndjenjat e shoqërisë duke instrumentalizuar pushtetin gjyqësor për motive egoiste individuale. Një tjetër çështje është ajo e censusit. Me të padrejtë e duke shtrembëruar atë çka parashikonte ligji u mundua ta paraqiste si proces që kishte të bënte vetëm me regjistrimin e popullsisë. Pavarësisht se në një shoqëri demokratike kushdo ka lirinë të shprehet dhe veprojë lirshëm në rastin e nënkryetarit të KLD-së burojnë nga ndalimet ligjore dhe kushtetuese”, u shpreh Alibeaj.
Ai tha se ish zëvendëskryetari i KLD-së ka trajtuar çështjen e Shqipërisë etnike duke idealizuar edhe ata që artikulojnë këto ide. “Shteti shqiptar dhe i gjithë rajoni është përfshirë në një ideologji krejtësisht të ndryshme nga ajo që pretendon nënkryetari i KLD-së. Ideologjia thotë se aspiratat e të gjithëve plotësohen në një hapësirë që nuk njeh kufij, ndarje etnike apo racore. Për këtë politikë të jashtme është vlerësuar ky vend në rrafshin ndërkombëtar”, tha Alibeaj sipas të cilit Spahiu devijoi nga detyra e tij kushtetuese.

SPAHIU: VOTIMI, CERTIFIKATË E PASTËRTISË TIME
Ish zëvendëskryetari i KLD, Kreshnik Spahiu ka reaguar pak minuta pasi mazhoranca votoi pro shkarkimit të tij. Spahiu tha se ky vendim është shenjë e hakmarrjes së vjetër politike të PD.
"Kam një muaj që jam kuqezi dhe jo në Keshillin e Larte te Drejtesi, ajo qe pame dhe pane mbare shqiptaret eshte nje hakmarrje e verber politike e Partise Demokratike ndaj meje. Hetimi i komisionit te drejtuar nga Ali-Beu taleban nuk arriti te nxirrte asnje shkelje financiare gjate ushtrimit te detyres sime", tha ai.
Spahiu e cilesoi votimin e 69 deputeve te mazhorancesn nder to edhe te Vangjel Dules si certifikate e pastertise se karrieres se tij.
"Verdiktin e gjithe kesaj do ta jepe populli ne 2013, pasi Kuvendi tregoi faqezinjte dhe kuqezinjte, ashtu sikunder beri Gjykata Kushtetuese muaj me pare.Komisioni Ali-Beut germoi shume per personin tim dhe ne fund me akuzon vetem politikisht. Tre kontrolle u aganzhuan ne KLD te cilet kane marre ne zoterim te gjitha dokumentat e nevojshem, fillimisht Kontrolli i Larte i Shtetit qe nderpreu auditimin per t'i hapur rruge nje ekipi te perbere prej tre personash te autorizuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria, te cilet u terhoqen brenda 24 oreve dhe te cilet u pasuan nga 5 persona te autorizuar nga Kuvendi i Shqiperise per dijeni te Komisionit Hetimor. Ne fund partia Demokratike bashkoi votat me Dulen e Athines per te nisur procedurat e shkarkimit per nje ish-titullar te dorehequr afro nje muaj me pare", përfundoi Spahiu.


VOTOHET KODI PENAL
PS e PD kane votuar ne unanimitet ndryshimet ne Kodin Penal. Propozimi i qeverise ka marre 128 vota ne Kuvend.
Gjatë seancës  Kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, Gramoz Ruci deklaroi se mazhoranca nuk do të negociojë me opozitën pasi nuk do të ndëshkojë falsifikatorët e statistikave:
“Mazhoranca nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të negociuar me opozitën. Pra u provua se juve ju mungon vullneti për të dënuar falsifikatorët e statistikave. Ju duhet falsifikimi për të fshehur gropën ku është futur ekonomia shqiptare, për të fshehur varfërinë, për të fshehur borxhin galopant ku po zhytet çdo ditë e më shumë Shqipëria”, tha Ruçi..
Sipas tij  kjo qeveri në ikje i ka lënë Shqipërisë si dhuratë fenomenin e pandëshkueshmërisë, përvec borxheve e varfërisë.

RAPORTI
Në përfundim të hetimeve dy mujore, komisioni hetimor kuvendor, në përbërje të të cilit kanë qenë vetem deputetët e djathtë, publikoi më 27 shkurt, raportin përfundimtar për veprimtarinë e Spahiut. Sipas kryetarit Enkelejd Alibeaj, Spahiu ka devijuar nga institucionin kushtetues, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar me negativitet cështjen e Censusit si dhe ka tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Për të gjitha këto argumenta, komisioni hetimor deklaron se do të kërkojë ndjekjen penale të Spahiut dhe për këtë qëllim raporti krahas Kuvendit, do t’i kalojë edhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të bërë të mundur kthimin e parave me të cilat, sipas PD, Spahiu ka abuzuar gjatë kësaj kohe.

Komisioni hetimor nisi punën më 31 janar. Më 11 shkurt Spahiu dha dorëheqjen duke i paraprirë raportit ndërsa iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar përplasjen institucionale midis Parlamentit dhe Gjyqësorit.

Më 13 shkurtit debati u transferua edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pas mbi 5 orë debatesh për çështjen Spahiu u zhvillua një votim, ku KLD rrëzoi kërkesën e qeverisë për shkarkimin e Spahiut. Përfaqësuesi i qeverisë, ministri Eduard Halimi kërkoi që të mos pranohej dorëheqja e Kreshnik Spahiut.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë: Reagime të shumta pas regresit në lirinë e mediave

Kosovë: Reagime të shumta pas regresit në lirinë e mediave